Manjani: Të forcohet bashkëpunimi ndërmjet Gjykatave të Larta të Ballkanit

February 16, 2016 17:37

Manjani: Të forcohet bashkëpunimi ndërmjet Gjykatave të Larta të Ballkanit

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani zhvilloi një vizitë zyrtare në Turqi ku u takua me një sërë personalitetesh.

Pas takimit me Ministrin e Drejtësisë të Republikës së Turqisë Bekir Bozdağ, Manjani zhvilloi një vizitë në Akademinë Turke të Drejtësisë që është ekuivalente me Shkollën e Magjistraturës në Tiranë. Në takimin me Drejtorin e kësaj akademie, Yılmaz Akçil, u konfirmua marrëdhënia e ngushtë bashkëpunuese ndërmjet dy shkollave ku Ministri Manjani u angazhua për ta forcuar akoma më tej këtë bashkëpunim.

Në përfundim të vizitës, Ministri Manjani u prit edhe nga Kryetari i Gjykatës së Lartë të Turqisë İsmail Rüştü CİRİT.  Në këtë takim u theksua nevoja për më shumë bashkëpunim ndërmjet dy Gjykatave të Larta, veçanërisht në drejtim të shkëmbimit të përvojës për zgjidhje të çështjeve në interes të qytetarëve të dy vendeve.

Kryetari i gjykatës mirëpriti propozimin e Ministrit Manjani, për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet Gjykatave të Larta të Ballkanit në drejtim të unifikimit të praktikave gjyqësore për çështje të përbashkëta.

February 16, 2016 17:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim