LSI: Zgjidhje për BSH-në do ishte supervizimi nga një bankë europiane

September 11, 2014 15:04

LSI: Zgjidhje për BSH-në do ishte supervizimi nga një bankë europiane

Nënkryetari i LSI-së, Ylli Manjani, thotë se nuk është blasfemi të kemi një guvernator të huaj në krye të Bankës së Shqipërisë, duke e argumentuar këtë me historinë, që ka shoqëruar guvernatorët në të shkuarën.

Që nga viti ‘25 që njihet si origjina e BSH, të gjithë drejtuesit e bankës, guvernatorët apo drejtorët, në varësi të viteve se kur kanë shërbyer, kanë patur problem serioze me ligjin e drejtësinë. Fakt është që vetëm Qirjako, Mihajli dhe zoti Shkëlqim Cani kanë mbyllur një mandat në drejtimin e BSH pa pasur probleme me drejtësinë. Të gjithë të tjerët, ose kanë pasur probleme me drejtësinë dhe janë futur në burg, ose janë në arrati, që do të thotë se ne me këtë institucion kemi një problem besueshmërie ndër vite. Një problem që nuk vjen për shkak të mungesës së profesionalizmit të njerëzve, por thjesht çështje besueshmërie”, tha Manjani.

Më shumë se sa emri i guvernatorit të ri, ai thotë se ka rëndësi nisja e një projekti të ri.

Ka ardhur koha që jo të eksperimentojmë, por të provojmë një projekt, i cili nuk ka të bëjë shumë me emrin e një guvernatori të ri, por do kishte të bënte me një projekt për eurofikimin e ekonomisë shqiptare. Është ideja e një binjakëzimi, më shumë se sa emri i huaj, me një bankë europiane. Është ideja e ndërtimit të një projekti nën supervizimin, po të kemi mundësi, edhe të Bankës Europiane për këtë çështje. Kështu që nuk duhet ta shohim si një emër i ri, por një projekt që herët apo vonë në Shqipëri do të fillojë”, tha Manjani në një intervistë në kanalin televiziv TCH.

 

September 11, 2014 15:04
Komento

5 Komente

  1. dada September 11, 15:23

    Ndyshoni ligjin guvernatori ta propozoj Qeveria ta miratoje palamenti ta dekretoj presidenti.

    Reply to this comment
  2. dada September 11, 15:32

    Ose te perjashtohet presidenti

    Reply to this comment
  3. s... September 11, 15:39

    Ky ja fut kot fare dhe po na e shet si mencuri
    Pse mo YLLi per mua dhe nenkryetarin e LSI ta marrim nga Jashte
    Se kane mbaruar burrat dhe grate nga brenda

    Reply to this comment
  4. Arben September 11, 16:05

    Zgjidhje eshte futja ne burg e ilir Mutit, njerit prej perfituesve kryesore te fondeve te vjedhura.
    Lexoni tek http://www.opozita.com skripted e komunikimit te adrianit me erikun, kur ky i fundit ishte ne Jale ne kampin e Lri-se.

    Aty kuptohet shume per menyren si funksionojne gjerat.

    Reply to this comment
  5. nastradini September 11, 16:06

    Juristi Famoz i LSI-se komunisto-interguese kerkon te gjeje nje Banke Famoze Demokratiko Evropiane qe te supervizoje Banken Fullhano Monisto te Shtetit tone, por ku do ta gjeje nje banke te tille:

    qe te kete eksperience ne biznesin e shit-blerjes se hoteleve te falimentuara
    qe te emeroje ne banke faresni me soje e sorollope te politikes sone lakmitare
    qe te kete beje ne transfertat ne Bote te LEKAVE te droges nga Lazarati e Kolumbia
    qe te hedhe LEKA kur merr urdher nga politika per festimin e 29 nentorit te ZI
    qe te financoje Partite politikike ne pushtet kur ta lype nevoja per te blere vota
    qe te sa here te levize gishtin BOSI te jete PRONTO per te hapur Thesarin e Shtetit

    dhe shume cilesi te tjera qe e veshtiresojne zgjedhjen e nje Banke te tille sic e do Ylli Manjani i LSI-se komunisto-integruese te Ilir Mete Rryshfetit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*