Manovra “Basha” shpëton gjyqtarin Gjin Gjoni

April 20, 2015 10:02

Manovra “Basha” shpëton gjyqtarin Gjin Gjoni

“Ligjet janë të thjeshta në letër, por një kaos i vërtetë i praktikë”. Kjo shprehje e Bonapartit duket se i përshtatet më së miri edhe çështjes së hetuar nga drejtësia shqiptare për Gjin Gjonin.

Gjyqtari Gjin Gjoni ia ka hedhur “paq” akuzave të ngritura nga organi i akuzës se ka vënë pasuri të pajustifikueshme dhe e ka fshehur atë. Pas gjykatës së Elbasanit, edhe Apeli i Durrësit e ka liruar nga akuzat gjyqtarin Gjoni duke mbyllur përfundimisht veprimet.

Në këtë mënyrë, Apeli përmes një vendimi të formës së prerë, ka vendosur që të mos presë dokumente shtesë nga Gjermania të cilat kërkoheshin nga organi i akuzës.

Pavarësisht këmbënguljes së Prokurorisë për të mbledhur të gjithë dokumentet e nevojshme, duket se procedurat kanë shpëtuar Gjin Gjonin nga dënimi. Ajo që bie në sy është se janë përdorur të njëjtat procedura si në rastin e çështjes së Lulzim Bashës i cili u liruar nga akuzat për abuzime më detyrën për rrugën e “Kombit”.

Shpresa e vetme do të ishte animimi i Prokurorisë edhe në Gjykatën e Lartë, por mesa duket, edhe organi i akuzës ka hequr dorë përfundimisht nga kjo çështje, e për rrjedhojë vendimi ka marrë formë të prerë.

Vendimi

Trupi gjykues i Gjykatës së Apelit Durrës kryesuar nga Agim Ferizaj ka vendosur që të lërë në fuqi vendimin Gjykatës së Elbasanit, i cili pushonte hetimet për Gjin Gjonin.

Por vendimi i marrë nga Apeli i Durrësit duket se ka qenë i parapërgatitur. Ngjason gjithçka si një skemë e përsosur dhe e mirëmenduar nga Gjin Gjoni, i cili duhet theksuar se është njëkohësisht gjyqtar i Gjykatës së Apelit dhe anëtar i KLD-së, një organ i cili ka të drejtë që të shqyrtojë masat disiplinore ndaj gjyqtarëve.

Në procesin e dytë të shqyrtuar në Elbasan ku kërkohej rrëzimi i vendimit të Prokurorisë për të shtyrë me tre muaj hetimet, rastësi ose jo, Gjin Gjoni do të kërkonte pas hedhjes së shortit përjashtimin e një prej gjyqtarëve dhe çështja i ka rënë në short gjyqtarit Sulejman Kurti. Ky i fundit, më 13 shkurt 2015, një ditë pas mbarimit të afatit hetimor, merr vendimin dhe pranon kërkesën e çiftit Gjoni-Çaushi.

Por Prokuroria kishte siguruar vendim për shtyrje të afateve me 3 muaj më 11 shkurt, pra një ditë para mbarimit të afatit.

Fakti që Kurti e mori vendimin më 13 shkurt, la të vulosur çështjen e procedurës, pra që Prokuroria nuk kishte të drejtë të hetojë më këtë çështje se ka tejkaluar afatet, duke mos marrë parasysh vendimin e prokurorisë së 11 shkurtit. Me mënyrën se si është marrë ky vendim, organi i akuzës nuk ka të drejtë të hetojnë më, sepse çdo veprim del nul.

Argumentet e Prokurorisë

Organi i akuzës do të ankimonte vendimin e dhënë nga gjyqtari Sulejman Kurti i Gjykatës së Elbasanit duke argumentuar se gjyqtari kishte gabuar në vendimin e marrë, pasi organi i akuzës kishte siguruar detaje të reja për hetimin që kishin të nevojshëm shtyrjen e afatit hetimor edhe për pak muaj.

Prokuroria ishte në pritje të letër-porosisë nga Franca dhe Gjermania për të dhënat financiare të ish-bashkëpunëtorit në biznes të Çaushit, nëse të ardhurat e zbuluara në Shqipëri justifikoheshin nga aktiviteti.

Prokuroria e ka tagrin që nëse shfaqen elementë të rinj hetimorë në dosje, t’i shtyjë afatet hetimore në rrethana dhe raste të veçanta. Prokuroria i ka kryer të gjitha veprimet hetimore brenda vendit dhe i ka mbetur vetëm përgjigja juridike nga Franca dhe Gjermania.

Por duket se pikërisht kur ato përgjigje do të vinin së shpejti, Gjoni dhe Çaushi kanë shpëtuar nga hetimi falë vendimeve të dhëna fillimisht nga Gjykata e Elbasanit dhe më pas nga ajo e Apelit në Durrës pak ditë më parë.

 

April 20, 2015 10:02
Komento

6 Komente

  1. wickedgame April 20, 11:34

    Bravo Rilindja pas Fullanit ja dhe Xhini ,merruni tani me kokpalaret qe nuk paguajne dot energjine.

    Reply to this comment
  2. epiriíiiiiiii April 20, 15:22

    Rilindje e Vdekur qe ne embrion, keta jane vetem per Show Mediatik, se per pune e Drejtesi te rruajnë leshte

    Reply to this comment
  3. Verzhezha April 20, 15:28

    Poshtersite e drejtesise .po poshtrojne e po degjenerojne sistemin demokratik ne SHQIPERI.PASI NE VENDE TE TJERAT E EUROPES E Sidomos në SHBA ,derjtesia eshte drejtesi. Shrlatanet jane ne SHQIPERI. Ndaj kemi te drejt te therrasim KU je o drejtesi? Ku jeeeeeeeeee se te ne ka vdekur qe na Presidenti e keshilli I lartë I drejtesise. gjykatat e me radhe .Ku jeeeeeeeee,o parlament ziu qe nuk e ndryshoni ligjin ? C’eshte kjo shpetoj per shkak te procedurave ……… MOs shani sistemin socialist se ai I tregonte vendin si atij me pozte e atij te thjeshtit…… Mjer ne populli I thjeshte! E thoni perse largohen njerezit nga SHQIPERIA? Vjeth tjetri 230 million euro,vret dhe 4 qytetar,urdheron helikopterin te hedhi lend helmuese ne popull, e ka sy e faqe del e pellet neper qytete per drejtesi. ,ka ven pasuri jashte rregullave ,ka rjepur popullin ,e vazhdon gjyqtar……… Jo te ikesh,po te ikesh naten madje pa hene fare duke kerkuar rugen me dore.

    Reply to this comment
  4. Hëm... April 20, 15:59

    Edo kur e dije qe nuk e caje dot murin e sales, pse ia ngrite mendjen miletit per drejtesi? Kjo te ben ose mashtrues ose naiv dhe ne te dyja rastet, rilindja si kauze bie. Beju burre dhe hyri me themel gjyqtareve te ketij rasti, coji ministrine e drejtesise etj etj, keta kamikazet e sotem duhet te pergjigjen dhe pastaj ktheju prape gjinos. Po te shpetojne nje nga nje prej shalesh dhe kjo do sjelle zhgenjim te madh.

    Reply to this comment
  5. .............. April 20, 16:08

    Deri tani HIC gje s’po duket, pushtet i saliut po fuqizohet me shume. As reforme ne drejtesi, as gje prej gjeje.

    Reply to this comment
  6. metlaj April 20, 18:30

    RAMA qe di te lexoj endera dhe deshirat e shumices se poullit bene premtime per keto di te regohet si iforte dhe kembngulles por akoma nuk di se e nesrmja e zbulon flasikitetin e sotem dhe te dijshem dhe votuesit nuk te votojne se vota fitohet nga veprimet dhe jo nga fjalimet dhe programet teorike me mos asnje mundesi zbatimi Tjeter problem eshte se kur nuk ndreq shtepin tende mos mendo se ndikon te zgjidhesh problemet si dhe krijimin e nje ekipi qeveritare te paafte por vetem te bindur ndaj tij dhe sjelljen te tjereve sic flet RAMA mire qe kapacitetin per te zgjidhur problemet nuk e kaq por karrakteri qe sjele kontradita brenda PS dhe hape rrugen e vaferimit poulli u besoj si PD dhePS sidomos pas 2005 gje qe verteton se LSI PD DHE PS e kane humbur te drejten te mos kerkojne vota por te shikohet zgjidhja te PS e re dhe partija e dhjathte e b topit qe duke pare perberjen e tyre shohe nje shpres qe e bazoj ne sinqeritetin eksperiencen e ketyre si dhe deshiren per te modernizuare te djathten dhe te djathten si dhe kan konceptin qe fituesi te njohe gabimet nga analiza dhe opnenca esaj si dhe te pranoj propzimet esaj dhe shkembimin e pushtetit e kuptojne si nje gje normale ne vazhdimsimin e punimeve dhe korrigjimit te gabimeve te bera nga ish opzita

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*