Maqedonasit: Shqiptarët e Shkëndijës na shkaktuan një dëm 70 mijë euro

May 18, 2016 17:28

Maqedonasit: Shqiptarët e Shkëndijës na shkaktuan një dëm 70 mijë euro

Mbi 70 mijë euro vlerësohet dëmi i shkaktuar në stadiumin “Filipi II”, pas finales së Kupës së Maqedonisë ku Shkëndija mposhti Rabotniçkin me shifrat 2-0.

Lajmi bëhet me dije nga Cvetko Grozdanov, drejtori i shoqatës aksionare për ndërtimin dhe menaxhimin e hapësirave.

Mësohet se janë thyer mbi 300 ulëse, tualete, plafon dhe pjesë instalimi. Grozdanov e konsideron këtë ngjarje huliganizëm të Shkëndijës dhe një njollë të zezë në historinë e futbollit.

Grozdanov i bën thirrje Federatës maqedonase të Futbollit që t’i jap fund manifestimeve të dhunshme nga tifogrupet e ekipeve.

May 18, 2016 17:28
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*