Maqedoni-Greqi,Hahn: Optimist për zgjidhjen e çështjes së emrit

May 17, 2018 15:16

Maqedoni-Greqi,Hahn: Optimist për zgjidhjen e çështjes së emrit

Komisioneri Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Johannes Hahn, ka shfaqur optimizëm përsa i përket zgjidhjes së kontestit të emrit të Maqedonisë.

Në kuadër të samitit të liderëve europianë që po zhvillohet sot në Sofje, ai është shprehur për takimin e kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras se “të dy kryeministrat janë në rrugë të mbarë”.

Lidhur me mundësinë që zgjidhja të gjendet deri në samitin e qershorit të Bashkimit Europian, ai tha se përgjatë një muaji gjithçka është e mundur.

s.a/dita

May 17, 2018 15:16
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*