Maqedoni, Jankullovska fyen shqiptarët: Të egër! Indianë!

April 26, 2015 08:29

Maqedoni, Jankullovska fyen shqiptarët: Të egër! Indianë!

Partia opozitare LSDM ka publikuar një bisedë tjetër telefonike me përmbajtje skandaloze, ku sipas kësaj partie dëgjohet ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska duke ofenduar rëndë shqiptarët dhe funksionarët e BDI-së.

Në këtë bisedë, Jankullovska dëgjohet duke i quajtur ‘fis i egër’ dhe ‘indianë’ zyrtarët shqiptarë në qeveri teksa shpreh nervozizmin e saj nga komunikimi me zv/kryeministrin Musa Xhaferi lidhur me zbatimin e një marrëveshjeje.

Biseda mes ministres se brendshme Gordana Jankullovska dhe shefit te sherbimit sekret, Sasho Mijallkov:

Zeri 1: Alo
Zëri 2: Gorde, çfarë bën?
Zëri 1: Mirë, ja po punoj. Ti çfarë bën?
Zëri 2: Ça janë këto probleme që në mëngjes?
Zëri 1: I zgjodhëm më në fund. Indianë. Ça të them tjetër. Indianë.
Zëri 2: Më kërkojnë që në mëngjes.
Zëri 1: Po, për këtë të kanë kërkuar, por të dish, mbrëmë më kërkoi Musa. Unë i thash. Musa, sipas ligjit, për punë të tillë patjetër duhet të ketë konkluzë ose vendim të Qeverisë. Në këtë rast konkret duhet konkluzion. Dhe për këtë i thash se ja serbët vijnë në Zebërnjak dhe ka pasur konkluzë nga Qeveria. Bullgarët tranzit kalojnë për në Tiranë…
Zëri 2: Dhe,  ça të humbin nëse kanë kujdes me procedurën ?
Zëri 1:  Po fis i egër Sasho.

Në një konference per media LDSM-ja opozitare ka prezantuar edhe disa materiale tjera, që sipas kësaj partie zbulojnë pazaret midis BDI-së dhe VMRO-DPMNE-në për mbështetje të ndërsjellët në disa komuna gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2013.

Sipas opozitës, kryetari aktual i komunës së Gostivarit Nevzad Bejta dhe kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi, kanë fituar në zgjedhje me ndihmën e partisë maqedonase VMRO-DPMNE, pasi nuk kanë gëzuar mbështetjen e duhur për fitore tek elektorati shqiptar.

Nga ana tjetër, BDI-ja e Ali Ahmetit ka mbështetur për kandidatët maqedonas të VMRO-së në Kumanovë dhe disa komuna tjera.

Biseda e zv/kryeministrit Fatmir Besimi me një bashkëpunëtor:

Zëri 1: Në Kumanovë më duket LSDM-ja ka fituar.
Zëri 2: Nuk është e drejtë
Zëri 1: Pse?
Zëri 2: Kemi dalë tradhtarë.
Zëri 1: Jo! Ata kanë kërkuar 1500 vota ne i kemi dhënë 2000.
Zëri 2: Ashtu ?
Zëri 1: Nuk jemi turpëruar, ata nuk i kanë bërë kalkulimet mirë.
Zëri 2: Ok, sepse ata na kanë ndihmuar neve në Tetovë dhe Gostivar.
Zëri 1: Po, sidomos në Gostivar.

LSDM-ja opozitare prezantoi edhe disa biseda të përgjuara, që sipas saj dëshmojnë se kryeministri Nikolla Gruevski projekt/ligjin për avancimin e statusit të pjesëtarëve të forcave të sigurisë maqedonase e ka përdorur për të mashtruar elektoratin e vet dhe për të kushtëzuar BDI-në.

April 26, 2015 08:29
Komento

6 Komente

  1. enea April 26, 09:10

    ka fyer magjypat shqipfoles te maqedonis jo shqiptaret, dhe shume te drejt ka se njerez te trashe jana ata!

    Reply to this comment
  2. Darius April 26, 11:38

    Ajo ka shprehur Realitetin…..!
    Bile do ti thoja qe zgjeroje pak harten e sharjeve,sille deri ne Tr,se ju keni te drejte qe tallni koqet me shqipefolesit,kur ju nuk keni as shpi……por kur shqipefolesit shtypen,shahen,ofendohen,zhduken nga vete shqipfolesit,ju nuk duhet te rrini duarkryq,kur dy budallenj zihen,i treti fiton.
    Keshtu qe jepini shkelmin ne fyt hic mos tju andjeje palla……

    Reply to this comment
  3. Bocari April 26, 12:38

    kur gjykimet e njerezve bazohen ne filmat e Hollivudit, nuk ke se cthua as per kete pulitikane as per komentuesit. Lexoni pak dhe do gjeni, se indianet nuk kane qene njerez te eger, sic qenkan edhe shqiptaret, por njerez qe u zhduken nga kriminelet e bardhe te Europes, sic po zhduken edhe shqiptaret. Se kush eshte i egri gjykoni pasi te lexoni historine.

    Reply to this comment
  4. "Horri i Bulevardit" April 26, 12:44

    Po te kishte qene ndonje fare femre edhe mund tja mbushnim mendjen, duke e palluar dhe pastaj te shifnim, se si jemi, cfare opinjoni do te kishte, por fatkeqsisht, kjo qenka si jevge e shumperdorume.

    Reply to this comment
  5. i ri April 26, 15:22

    Per Enean e leshit.
    Po ti mut nga e di ti qe ata shqiptaret e maqedonise jane te trashe,,,?
    Ku gjen kete te drejte ti ,qe i del ne mbrojtje kesaj ministres bastarde qe vetem femer nuk eshte?
    Avokatia jote buron nga ortodoksia sllave – greke,,,,,!Tregon se cili je ne te vertete .Nje laro,,,,!

    Reply to this comment
  6. Arben April 27, 11:05

    KESAJ “BURBUQE”-JE I DUHET TREGUAR VENDI.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*