Maqedoni, përleshje e emigrantëve me policinë, qindra të lënduar

April 11, 2016 09:47

Maqedoni, përleshje e emigrantëve me policinë, qindra të lënduar

Emigrantët janë përleshur me policinë e Maqedonisë mbrëmjen e 10 prillit, pasi ata nuk ishin lejuar ta shkatërrojnë barrikadën me tela ndërmjet ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë.

Raportohet se policia ka përdorë gaz lotjsellës dhe plumba gome për t’i kthyer prapa emigrantët, që ishin përgjigjur me hedhje gurësh kundër policisë.

Organizata Mjekët pa Kufij tha se vullnetarët mjekësorë në terren u dhanë ndihmë mjekësore afro 300 vetëve, pasi kishin probleme me frymëmarrje nga gazi lotsjellës dhe lëndimet nga plumbat e gomës.

Së paku 6 të lënduar janë në spital.

Policia e Maqedonisë tha se 23 policë janë lënduar, prej tyre 5 me lëndime serioze.

Kjo dhunë u bë në vendkalimin kufitar Idomeni, ku më se 11 mijë migrantë janë të vendosur në kamp në pjesën e kufirit grek.

April 11, 2016 09:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim