Maqedoni, pezullohen 16 policë për dhunën në Kuvend

May 21, 2017 13:19

Maqedoni, pezullohen 16 policë për dhunën në Kuvend

Ministria e Brendshme konfirmon pezullimin e 15 policëve të cilët nuk e kanë kryer detyrën e tyre më 27 prill në Kuvend.

Raporti i Kontrollit të brendshëm ka konstatuar se 11 policë nga Sektori për Punë të Brendshme në Shkup dhe 4 policë të njësitit për intervenim të shpejtë, edhe pse kanë qenë në Kuvend më 27 prill dhe kanë vërejtur tensionimin e situatës, nuk kanë ndërmarr asnjë hap parandalues.

Sipas raportit në fjalë policët kanë neglizhuar hovin e dhunuesve, ndërsa më pas janë vërejtur duke u shëtitur nëpër korridoret e Kuvendit.

MPB ndaj 15 policëve ka ndërmarrë masa disiplinore dhe ka sjell vendim për pezullim të përkohshëm. Lidhur me këtë veprim të dikasterit të Brendshëm kanë reaguar nga Sindikata e policisë të cilët kërkuar qasje më serioze nga ministria e Brendshme pasi që sipas tyre më 27 prill policët e kanë pasur të vështirë të ballafaqohen me turmën.

Sipas tyre, mendimet e të gjithë policëve duhet të dëgjohen veç e veç dhe ministri i Brendshëm të mbaj llogari për vendimet e tij ndaj forcave të policisë. /Alsat.M/

May 21, 2017 13:19
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*