Maqedoni, propozohet ligj për ndalimin e publikimit të përgjimeve

October 6, 2015 17:36

Maqedoni, propozohet ligj për ndalimin e publikimit të përgjimeve

Opozita maqedonase nuk do të mund të publikojë në të ardhmen, biseda të reja telefonike nga skandali i përgjimeve, nëse deputetët e Kuvendit maqedonas miratojnë projektligjin për ndalimin e publikimit të materialeve të përgjuara, që u dorëzua të martën në Kuvend nga partitë që përbëjnë shumicën, VMRO-DPMNE dhe BDI.

“Me këtë ligj përcaktohet ndalesa për posedim, përpunim, publikim dhe shfrytëzim të materialeve, që burojnë nga përgjimet e paligjshme”, tha Talat Xhaferi, shef i grupit parlamentar të BDI-së.

Sipas shefit të grupit parlamentar të BDI-së, Talat Xhaferi, për sjelljen e këtij ligji kanë rënë dakord udhëheqësit e 4 partive kryesore në Shkup. Drafti parashikon që, në të ardhmen, të ndiqen penalisht të gjithë ata, që publikojnë materiale të përgjuara.

“Me ligj parashikohet që, në një afat prej 5 ditësh nga hyrja në fuqi, të gjithë ata që posedojnë apo shfrytëzojnë materiale të përgjuara, duhet t’ia dorëzojnë ato prokurorit special, që ai të ketë në kompetencë të gjitha ato materiale”, tha Talat Xhaferi.

Ligji në fjalë, që parashikohet të miratohet me procedurë urgjente, do t’i detyrojë mediat t’i largojnë nga faqet e tyre në internet edhe materialet, tanimë të publikuara nga opozita maqedonase.

October 6, 2015 17:36
Komento

2 Komente

  1. Arben October 6, 18:51

    GRUEVSKI, JANKULLOVSKA DHE MIJALLKOV NE LITAR.

    KJO E RREGULLON MAQEDONINE.

    Reply to this comment
  2. Erza October 6, 20:09

    Aha, po i fshehin maskaralleqet e njeri-tjetrit. Po opozita e nder Fyromiane sikur do nxirrte pergjimin per rastin Monstra ku 5 shqiptar jane burgosur kot me se koti per inskenimin e vrarjes te disa sllavo-maqedonasve!! Ku eshte? Apo kermat bashkohen kur vjen puna per shqiptaret.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*