Maqedoni/ Seancë maratonë për emrin e ri, shumica qeverisëse nuk i ka votat

October 16, 2018 09:19

Maqedoni/ Seancë maratonë për emrin e ri, shumica qeverisëse nuk i ka votat

Kuvendi maqedonas vijon seancën maratonë për ndryshimet Kushtetuese që janë pjesë e Marrëveshjes së Prespës për ndryshimin e emrit Republika e Maqedonisë së Veriut. Në seancën e sotme, ashtu si dje priten fjalime të gjata nga të gjithë deputetët, ndërsa në përfundim të diskutimeve do të hidhen në votim propozimet për ndryshimet kushtetuese.

LSDM, partia që udhëheq koalicionin u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që të votojnë pro marrëveshjes me Greqinë, pasi i hap rrugë integrimit të Maqedonisë në NATO, por edhe negociatave për në BE.

Por për të kaluar marrëveshja duhen dy të tretat e votave (80 nga 120 deputetë) por shumica maqedonasve nuk i ka votat e mjaftueshme dhe vendi pritet që të shkojë në zgjedhje të parakohshme nëse nuk miratohen propozimet.

l.h/ dita

October 16, 2018 09:19
Komento

2 Komente

  1. anticensurë25642654 October 16, 09:32

    kjo është e mirë!!zgjedhje të parakohëshme!
    zaevi premtoi shumë dhe nuk bëri asgjë për shqiptarët!tashti nëse do të rizgjidhet duhet ta pyesë bythën!!
    nuk shkohet me premtime dhe mosrealizime!!
    ajo që unë kam frikë është se politikanët shqiptarë,si gjithandej janë hajdut dhe të shitur!!

    Reply to this comment
  2. Gege Kosova October 16, 10:01

    Shqiptare,Mos votoni pro shtetit IRJM.Eshte shtet i demshem per shqiptare.Ky shtet u formua me trojet e popull autokton shqiptar,Ju lutem mos e eprserini gabimin e dy shteteve shqiptare,qe njohen IRJM per shtet dhe votimin e shqiptareve para pak ditesh ne referendumin e IRJM.Mosni! mos falni troje e popull qe ata qe na injorojne,na shajne e na pshtyjne per cdo dite, te ndertojne shtet per vete e kudner Jush-nesh.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*