Maqedoni, tabelat e rrugës në gjuhën shqipe

March 7, 2018 10:15

Maqedoni, tabelat e rrugës në gjuhën shqipe

Pas hyrjes në fuqi të vendimit të Qeverisë për riemërtimin e aeroportit të Shkupit “Aleksandri i Madh”, ka nisur zëvendësimi në gjuhën shqipe  tek tabelat e rrugës.

Ekipet e NP-së sapo kanë vendosur tabelat e reja në Shkup në gjuhën shqipe, në kuadër të ndërmarrjes publike “Rrugët e Maqedonisë”. U hoqën tabelat e autostradës në drejtim me Greqinë që mbanin emrin “Aleksandri i Madh”, dhe u vendosën tabelat e reja me emrin “Miqësia”.

Vendimi për aplikimin e zëvendësimit të gjuhës së tabelave  është marrë gjatë takimit të dy kryeministrave, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras në Davos të Zvicrës, në kuadër të Forumit Botëror Ekonomik.

Një hap i këtillë është vlerësuar pozitivisht nga Athina, e cila e shikon si dëshmi të shkëputjes së Maqedonisë nga irredentizmi.

s.a/dita

March 7, 2018 10:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*