Maqedoni, takimi i dytë i udhëheqësve politikë për krizën

May 18, 2015 17:06

Maqedoni, takimi i dytë i udhëheqësve politikë për krizën

Udhëheqësit e katër partive kryesore në Maqedoni u mblodhën këtë të hënë në takimin e dytë në përpjekje për zgjidhjen e krizës së thellë politike.

Në takimin e ndërmjetësuar nga diplomatët perëndimorë, e ku morën pjesë kryeministri Nikola Gruevski, kreu i opozitës maqedonase, Zoran Zaev dhe dy udhëheqësit e partive shqitparëe, Ali Ahmeti i BDI-së dhe Menduh Thaçi i PDSH-së, raportohet se janë paraqitur disa propozime.

Megjithatë, në përfundim e vetmja pikë për të cilën kanë rënë dakord palët është zhvillimi i një tjetër takimi, këtë herë në Strasburg. Po me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve, Gruevski, Zaev, Ahmeti dhe Thaçi do të takohen më 26 maj.

Social-demokratët e Zoran Zaev nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre për dorëheqjen e Gruevskit, krijimin e një qeverie teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja.

Takimi mbërriti një ditë pas nisjes së protestës masive nga ana LSDM-së në rrugët e Shkupit. Protesta, e vlerësuar si më e madhe e organizuar prej vitesh në vend, mblodhi në rrugët dhe sheshet e kryeqytetit të Maqedonisë qindra-mijëra qytetarë të të gjitha kombësive.

May 18, 2015 17:06
Komento

1 Koment

  1. Arben May 18, 18:23

    GRUEVSKI = GADAF

    DHE DO TE KETE FUNDIN E TIJ, SI NJE QEN.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*