Maqedonia çel tenderin për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit me Shqipërinë

January 8, 2016 09:22

Maqedonia çel tenderin për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit me Shqipërinë

Maqedonia ka çelur procedurat e tenderit për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit me Shqipërinë. Shuma e vënë në dispozicion është 49 milionë euro, ndërsa linja do të ndërtohet deri në kufirin e Shqipërisë. Pjesa tjetër duhet të ndërtohet nga qeveria shqiptare.

Kredia për pjesën e Maqedonisë do ta japë BERZH, i cili bën të ditur edhe lajmin.

Ky projekt është pjesë e iniciativës së Komisionit Evropian për të krijuar një korridor Lindje-Perëndim të transmetimit të energjisë elektrike midis Bullgarisë, Maqedonisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Italisë, duke përfshirë kabllo nëndetëse nga Mali i Zi në Itali, një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një tregu rajonal të energjisë elektrike.

Tenderimi për kontrata konsulence pritet të fillojë në tremujorin e parë të vitit 2016.

January 8, 2016 09:22
Komento

1 Koment

  1. Koco January 8, 09:40

    Nisje e mbare per vitin 2016 mbare e mire .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*