Maqedonia do lejojë vajin e kanabisit në farmaci

May 23, 2016 11:18

Maqedonia do lejojë vajin e kanabisit në farmaci

Vaji i prodhuar nga kanabisi, i cili do të përdoret për mjekim, për herë të parë do të mund të blihet në farmacitë e Maqedonisë në fund të këtij muaji, ndërkaq çmimi i tij ende nuk është caktuar.

Sipas autoriteteve, ky vaj do të shitet vetëm në barnatore (farmaci) dhe do të jepet me recetë. Nga Agjencia për barna (MALMED) thonë se çmimi së shpejti do të dihet, ndërkaq tani për tani nuk ka të dhëna konkrete.

Vaji do të ekstraktohet nga bimë të cilat do të importohen nga jashtë. Ende nuk zbulohet se nga cili shtet do të importohet bima, ndërsa jozyrtarisht përmendet Holanda.

Do të jepet si bar me recetë për diagnozat: kancer, multipleks sklerozë, aids dhe epilepsi, shkruan Portalb.

May 23, 2016 11:18
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*