Maqedonia heq simbolet shtetërore, përgatitet për emrin e ri

February 11, 2019 16:09

Maqedonia heq simbolet shtetërore, përgatitet për emrin e ri

Autoritetet në Maqedoni kanë filluar heqjen e simboleve zyrtare nga ndërtesat e qeverisë për t’u përgatitur për emrin e saj të ri: Maqedonia Veriore.

Shenjat e “Qeverisë së Republikës së Maqedonisë” u hoqën nga ndërtesa kryesore e qeverisë së vendit të hënën herët në kryeqytetin maqedonas, Shkup.

Vendi i vogël ballkanik do të ndryshojë emrin e vet në Maqedoninë e Veriut pas arritjes së një marrëveshjeje të rëndësishme gjatë verës me Greqinë fqinje, e cila ka një krahinë fqinje të quajtur Maqedoni. Maqedonia do të bëhet anëtare e NATO-s tani që parlamenti i Greqisë miratoi të premten vendimi që do t’i lejonte vendit të bashkohej me aleancën.

Më parë, Greqia kishte bllokuar pranimin e Maqedonisë në NATO. Maqedonia tani do të publikojë marrëveshjen me Greqinë në faqen e saj qeveritare në mënyrë që ajo të jetë e sanksionuar zyrtarisht në ligj.

o.j/dita

February 11, 2019 16:09
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*