Maqedonia kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës

December 14, 2018 17:16

Maqedonia kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, është shprehur njejtë sikur edhe NATO-ja sa i përket vendimit të Kosovës për transformimin e Forcës së Sigurisë.

Zaev ka thënë nuk është tani momenti për tensione në rajon, andaj edhe ka bërë thirrje për kujdes, me qëllim sigurimin e paqes dhe të bashkëpunimit në rajon.

“Unë e di se edhe qëndrimi i NATO-s është kështu – nuk është koha. Nuk na duhen tensione të reja. Edhe një herë, të mos harrojmë se Ballkani nuk e ka ndërmend të bëhet përsëri barut. Ju bëj apel kolegëve, kryeministrave, kryetarëve të shteteve, të kenë kujdes në hapat e tyre për shkak se obligimi ynë i përbashkët si gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, që kemi aspirata të anëtarësimit në BE, është ta zhvillojmë bashkëpunimin ekonomik, zhvillimi rajonal të rritet, të sigurojmë paqe të përjetshme, dhe të kemi integrim në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar Zaev.

Ai kërkoi gjithashtu shqyrtimin e vendimit të institucioneve të Kosovës edhe sa i përket taksës 100 për qind për prodhimet e Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës

“Apeloj që edhe masat tjera, që janë ekzistuese në pjesën e doganave të rishqyrtohen, të kthehen prapa dhe ti respektojmë organizatat ndërkombëtare”, ka thënë Zaev.

Por, ndryshe nga Zaev, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti që është pjesë e koalicionit qeverisës, përmes një komunikate uroi për formimin e ushtrisë së Kosovës.

“Ushtria e Kosovës është edhe një themel i paqes dhe stabilitetit për gjithë rajonit tonë me perspektivë euroatlantike, dhe që nga sot, jo vetëm Kosova, por e gjithë Evropa juglindore, përfiton edhe një aleat në betejën e ndërtimit të kapaciteteve demokratike perëndimore në vendet tona, të denja për integrim në NATO dhe Bashkimin Evropian” thuhet në komunikatën e kreut të BDI-së.

Ndaj deklaratës së kryeministrit, Zoran Zaev, ka reaguar partia opozitare, Aleanca për Shqiptarët duke kërkuar nga kryeministri që të tërheq këtë deklaratë.

l.h/ dita

December 14, 2018 17:16
Komento

5 Komente

  1. dardan December 14, 18:47

    He krimieli serb i fshehur e nxorri koken. Ptu…. pusht i ndyre serb . Kot nuk thone armiku nuk behet kurre mik dhe nese behet mik nuk behet i drejte.

    Poshte kriminelet serb.

    Bravo Kosova perpara..

    Reply to this comment
  2. TLN December 14, 19:13

    Shko more bastard. I vetmi tension qe sjell ushtria e Kosoves eshte per ju felliqesirat sllave qe jeni mesuar te ushtroni terror mbi popullsi civile te pambrojtur.

    Reply to this comment
  3. sokrat December 14, 19:25

    Qeveria shqiptare me nje deklarate zyrtare duhet te pershendesi krijimin e ushtrise se Kosoves sa me shpejt, mundesisht sonte! Sa per tarifat ja ka bere mire serbeve se buka e tyre nuk hahet! Zaevin nuk e pyet njeri, te shikoje punet e vendit te tij dhe te mos bej lojen e Serbise! Ne pushtet po e mbajne shqiptaret dhe te mos kthehet kunder tyre!

    Reply to this comment
  4. Plaku Xhuxhumaku December 14, 19:43

    Po c’pune i prish Ushtria e Kosoves ketij qurros nga Maedonia? Dhe me tej po Serbia c’mutin do me Ushtrine e Kosoves si shtet i pavarur? Edhe Hungaria psh mund te ankohet perse ka ushtri Serbia?

    Reply to this comment
  5. Aleksander Thana December 15, 00:03

    Po pse more druzhe-ski, ti mund te kesh ushtri e Kosova, shqiptaret nuk duhet?! Ti ke nje shtet te sajuar qe sado ta kete jeten, shpejt do I vije koha e skadences, sic jeni edhe vete, popull I mbledhur, pa identitet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim