Maqedonia në Nato, Sekretari i Përgjithshëm: Pranimi varet nga referendumi

June 26, 2018 09:25

Maqedonia në Nato, Sekretari i Përgjithshëm: Pranimi varet nga referendumi

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar të hënën se pret që samiti i korrikut të marrë një vendim për fillimin zyrtar të negociatave mbi anëtarësimin e plotë të Maqedonisë në NATO.

Në mënyrë që Maqedonia të ftohet për anëtarësim, Stoltenberg pret që të arrihet një pëlqim nga liderët e shteteve të Aleancës.

Megjithatë, ai thotë se për t’u arritur kjo gjë do të duhet zbatimi i plotë i marrëveshjes me Greqinë, më saktësisht pranimi i marrëveshjes me referendumin e vjeshtës.

“Pres që krerët e shteteve dhe të qeverive, të dakordohen për negociatat për pranim, pastaj do të mund të ftojmë Maqedoninë të bëhet anëtare e plotë, me kusht që marrëveshja të finalizohet. Finalizimi do të thotë ratifikim i plotë, referendum dhe votim pozitiv”, tha Stoltenberg duke shtuar se dështimi i referendumit nënkupton mosmarrjen pjesë të Maqedonisë për anëtarësim në NATO.

“Nëse marrëveshja nuk merr përkrahjen, nuk shoh një mundësi për vendin. Ky është një rast i veçantë që duhet të përqafohet”, tha Stoltenberg.

s.a/dita

June 26, 2018 09:25
Komento

1 Koment

  1. Spectrum June 26, 10:05

    Nje mesim i mire per mediokret e Tiranes

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*