Maqedonia propozon emrin e ri, opozita greke e kundërshton

May 19, 2018 20:42

Maqedonia propozon emrin e ri, opozita greke e kundërshton

Kryeministri grek Aleksis Cipra ka informuar përmes telefonit kreun e Nea Demokratia, Konstantinos Mitsotakis, se ka diskutuar me Kryeministrin maqedonas Zoran Zaev rreth emrit të propozuar “Republika e Maqedonisë së Ilidenit”.

Partia opozitare greke bën me dije se emri konkret nuk është i pranueshëm, pasi lidhet me krijimin e një shteti dhe kombi maqedonas që përfshin edhe Selanikun.

“Ky emër është historikisht dhe drejtpërdrejtë i lidhur me aspiratën për të krijuar një komb “maqedonas ” dhe një shtet që përfshin Selanikun dhe shtrihet deri në Detin Egje. Çdo përmendje e Ilindenit në emër të vendit fqinj, jo vetëm që nuk i jep fund irredentizmit të Shkupit, por e konfirmon dhe e forcon atë. Prandaj është e papranueshme që të vendoset edhe si një temë për diskutim”, janë shprehur pjesëtarë të opozitës greke.

s.a/dita

May 19, 2018 20:42
Komento

4 Komente

  1. Petrit May 19, 20:57

    Nuk i kam qejf sllavet, por keta greket jane debil. Dmth sipas ktyre meqe kryeqiteti i Nju Jorkut e ka emrin Albany, dmth qe Amerika ka aspirata per te aneksuar Shqiperine. Keto jane thjeshte, p… me rigon, thote populli.

    Reply to this comment
  2. Alban Hamzai May 19, 21:12

    Z.Petrit! Qe te kuptosh greket po te bej nje pyetje : ne qofte se Mali I Zi do ta nderroje emrin e te quhet “ILIRIA”(se ILIRIA e vjeter edhe aty shtrihej) dhe gjuhen e tij te quaje “gjuha ILIRE” a do ta pranoje ti ne vecanti dhe shqiptaret ne pergjithesi ?Kuptohet qe JO. Atehere edhe shqiptaret do te jene debile sipas llogjikes tende? Ju lutem shume botoni komentin tim!

    Reply to this comment
  3. Loni May 19, 21:30

    Kur do shperbehet ky shteti grek mor aman qe te bien ne qetesi vendet e tjera qe ka rrotull.Ky eshte shkaktari i turbullirave ne gadishullin Ilirik.

    Reply to this comment
  4. MH May 19, 22:06

    Loni !

    jo,vetem Greku.Po me te njeten vale dhe ma i rrezikshem asht Serbi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim