Maradona: Argjentina? Kronika e një vdekjeje të lajmëruar

July 1, 2018 15:01

Maradona: Argjentina? Kronika e një vdekjeje të lajmëruar

 

Diego Armando Maradona, pak orës pasi Franca ka eliminuar Argjentinën në 1/8-at e Kupës së Botës, ka bërë analizën e tij në programin “De la mano del Diez” dhe më pas ka shprehur mendimin e tij në një video të postuar në Instagram.

“Është kronika e një vdekjeje të lajmëruar”, ka thënë ai. Një citim nga Garcia Marquez.

Ish-numri 10 ka sulmuar të gjithë përveç Messi-t. “E kam parë shumë të izoluar. E kanë bërë të luajë si 9 dhe duhej të shkonte në mesfushë për të marrë topin, të krijonte lojën, të jepte asiste dhe të finalizonte. Me përjashtim të Messi-t, jemi një ekip mediokër”.

“Ka ndodhur ajo që prisnim. Pavon Messi dhe Di Maria mund të krijojnë, por nuk janë sulmues. Nuk dimë të sulmojmë, nuk dimë çfarë të bëjmë kur e kemi ne topin. Këtyre lojtarëve nuk mund t’u kërkojmë më shumë, kanë dhënë gjithçka”.

Në lidhje me Mbappe, Diego ka zgjedhur një krahasim origjinal: “Është shumë i shpejtë, si Caniggia në fillimet e tij”. E thënë nga shoku historik i skuadrës në Itali ’90 dhe jo vetëm, është një kompliment më i madh nga sa mendohet.

a.s/dita

July 1, 2018 15:01
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*