Maradona harron golin që shënoi me dorë: Ka mbaruar koha e hajdutëve!

March 26, 2018 19:27

Maradona harron golin që shënoi me dorë: Ka mbaruar koha e hajdutëve!

 

Në Botërorin e vitit 1986 Diego Armando Maradona shënoi një nga golat më të diskutueshëm në historinë e futbollit, në mos rrjetën më të bujshme në sportin më popullor në planet.

Me atë gol Argjentina mundi Anglinë në gjysmëfinale për të shkuar më pas në finale duke fituar Kupën e Botës.

“Dora e Zotit” ishte një episod që nuk do të ekzistonte nëse asokohe do të aplikohej teknologjia në futboll, por si për ironi të fatit ish “Pibe de Oro” tani promovon me sukses të plotë sistemin VAR.

 “Besoj se sistemi VAR është diçka e shkëlqyer sepse reflekton atë që ndodh në fushë. Nuk bëhen më diskutime ishte apo jo gol, apo nëse ishte apo jo pozicion jashtë loje. Tani arbitri ka një instrument më shumë dhe FIFA është më transparente”, tha Maradona që hodhi akuza edhe ndaj ish-drejtuesve të futbollit botëror.

“Më parë futbolli dominohej nga Blater apo Grondona, le ta lëmë të qetë Platininë. Në fund të fundit hajdutët pengohen dhe sistemi i VAR është i mirë për lojtarët”, tha Maradona.

a.s/dita

March 26, 2018 19:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*