Maradona ndalohet në aeroport, pasaporta e falsifikuar

August 29, 2016 22:25

Maradona ndalohet në aeroport, pasaporta e falsifikuar

Diego Armando Maradonës nuk i ndahen telashet. Legjenda argjentinase e futbollit është bllokuar mbrëmjen e së dielës në aeroportin e Buenos Airesit për shkak të problemeve me dokumentacionin. Shtypi argjentinas njofton se El Pibe De Oro, po përgatitej për t’i nisur drejt Dubait i shoqëruar nga e fejuara e tij Rocio Oliva, por në momentin e dorëzimit të dokumentave, policia kufitare i komunikoi se posedonte një pasaportë të falsifikuar, ose më saktë mjeti i tij i identifikimit rezultonte i vjedhur.

Mirëpo Maradona, me në temperament shpërthyes, është hedhur në kundërsulm, duke deklaruar se kjo situatë lidhej me politikën. Ai u shpreh se nuk do të lejonte njeri që t’i tregonte se cfarë duhet të bënte në jetë. Prej 15 vitesh bën atë që dëshiron dhe nuk do të dëgjojë njeri t’i thotë se c’duhet të bëjë të jetë. Denoncimi se i kanë vjedhur pasaportën, sipas 55-vjecarit, ishte një budallallëk. Ai shtoi më tej se avokati i tij kishte për detyrë për të hetuar këtë gënjeshtër të orkestruar nga ndonjë politikan. Maradona këmbënguli se bëhet fjalë për një hakmarrje të njerëzve pranë presidentit Macri, të cilin e kishte kritikuar në shtyp.

August 29, 2016 22:25
Komento

2 Komente

  1. demo August 30, 08:58

    Maradona eshte vete pashaporte.Eshte futbollisti me i madh qe ka nxjerre rruzulli tokesor deri sot.Burokracia boterore eshte mesuar te llastoje Pelen,Bekenbauerin,
    Beckam,qe si futbolliste nuk i vinin tek thembra ketij extra planetari te botes futbollistike.Ky mund te krahasohet vetem me Hysein Bolt ne atletikeKy eshte Aleksandri i madh i futbollit.I vetem ne fushe me 10 cuna lagjesh,i nxirrte kampion bote.Per 20 vjet 3 miljard njerez jane mberthyer para ekraneve dhe miljona ne shkallet e stadiumeve per Maradonen,keta nuk i njohin pashaporten!!!!!!Nuk eshte se jane burokrate strikt pas rregullave,por jane palaco,qe duan ta poshterojne.NQS ka autoritet FIFA,duhet urgjentisht te nderhyje,te arrestoje policet qe e kane fyer.,..

    Reply to this comment
  2. demo August 31, 08:07

    E keni hedhur ne kosh te plerave komentin e djeshem?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*