Maratona e Tokios përjashton kinezët, pjesëmarrësit me maska

February 14, 2020 15:32

Maratona e Tokios përjashton kinezët, pjesëmarrësit me maska

Organizatorët e maratonës që do të zhvillohet në Tokio në kuadër të Olimpiadës, kanë vendosur që vrapuesit kinezë të maratonës të shtyjnë pjesëmarrjen e tyre në mënyrë vullnetare dhe banorët kinezë që duan të ndjekin evenimentin sportiv nuk do të lejohen të hyjnë në Japoni.

Ditët e fundit organizatorët kanë njoftuar një seri masash paraprake të jashtëzakonshme si dezinfektimin e duarve në të gjitha hapësirat publike dhe shpërndarjen e maskava ​​para dhe pas garës. Nuk mund ende të imagjinohet se si grupet e vrapuesve do të dezinfektojnë duart gjatë 42 km të garës apo nëse ata që do të ndjekin eventin do të mund të jenë korrekt karshi rregullave dhe do të përdorin maska.

Niveli i frikës prej infeksionit të koronavirusit në Japoni po rritet dukshëm. Nga njëra anë prej rasteve të konstatuara në tragetin ‘Diamond Princess’, i bllokuar në karantinë në gjirin e Yokohama dhe nga ana tjetër prej rasteve të konstatuara në vend.

Si përfundim, maratona e Tokios do të jetë plot maska dhe pa vrapues që banojnë në Kinë.

 

l.h/ dita

February 14, 2020 15:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*