Marc Jacobs, nga moda në botën e pornos

Redaksia Online March 14, 2013 11:47

Marc Jacobs, nga moda në botën e pornos

Stilisti amerikan Marc Jacobs, drejtor artistik i markës së luksit, Louis Vuitton, hedh një hap drejt kinemasë. Ai është bërë pjesë e kastit të “Disconect”, një film me regji të Henry Alex Rubin. Jacobs do të luajë rolin e një baroni të pornos. Filmi është prezantuar në festivalin e Venecias, por nuk është pjesë e garës. Ai pritet të shfaqet në sallat e kinemave franceze në 9 prill, ndërsa tre ditë më pas do të jetë edhe në sallat amerikane dhe italiane. “Disconect” tregon historinë e një grupi njerëzish në kërkim të dashurisë së vërtetë ndërsa bota dominohet nga komunikimi dhe marrëdhëniet nëpërmjet internetit.

 

 

Redaksia Online March 14, 2013 11:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*