Marek Hamsik: Dua të thyej rekordin e Zotit të Napolit

September 7, 2017 14:41

Marek Hamsik: Dua të thyej rekordin e Zotit të Napolit

 

Krahasimi nuk do të kishte kurrë vend. Janë histori të ndryshme, momente të ndryshme, situata të ndryshme, megjithatë numrat janë të njëjtë. Maradona dhe Hamsik kanë shënuar që të dy 115 gola me fanellën e Napoli. Në javën e fundit të Serie A, sllovaku barazoi rekordin e argjentinasit, që ishte i vetëm në krye të renditjes së golashënuesve më të mirë në historinë e Napoli. Tani dëshiron ta kalojë…

Image result for maradona napoli

Të dielën, kundër Bologna, mund të vijë goli i parakalimit. “Shpresoj shumë të thyej rekordin e Zotit!, – pranon Hamsik. – Maradona në Napoli është Zoti. Do të ishte diçka e jashtëzakonshme të qëndrosh përpara një ikone të tillë. Padyshim që nuk më shkon ndërmend të krahasohem me Maradonën, por do të jem krenar nëse kam shënuar më shumë gola se ai me fanellën e Napolit.”

Image result for marek hamsik

Për të ardhmen e tij, Hamsik shtoi: “Në futboll është e vështirë të parashikohet sepse nuk i dihet kurrë se çfarë mund të ndodhë. Gjithsesi, unë nuk mendoj kurrë të largohem nga Napoli. Në të kaluarën kam refuzuar ofertat e Milan dhe Juventus sepse nuk e ndjeja veten gati të largohesha. Nuk jam penduar sepse ndihem mirë në Napoli si në aspektin njerëzor, ashtu edhe në atë profesional.”

September 7, 2017 14:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*