Maria De Filippi habit me “gjetjen” e re televizive

March 31, 2016 21:46

Maria De Filippi habit me “gjetjen” e re televizive

Prej vitesh, autorja dhe moderatorja e njohur Maria De Filippi mbijeton në ekranet italiane për vetë aftësinë e saj për t’iu përshtatur publikut, realitetit, pa dalë nga natyra.

“Amici”, “Uomini e donne”, “C’e posta per te”, “Tu si que vales”, “Pequenos Gigantes” janë disa nga programet më të suksesshme jo vetëm në Canale 5, por edhe më tej, meritë për të cilat sigurisht që ka De Filippi, e cila ka qenë gjithnjë e aftë të bëjë modifikimet e nevojshme të detajeve që tërheqin miliona teleshikues, nga e hëna në të shtunë.

Por lajmi që po bën më shumë bujë ditët e fundit lidhet me emisionin “Uomini e donne”, për të cilin është thënë se duke filluar nga muaji shtator do të presë çiftet homoseksuale,  që nuk është bërë asnjëherë. Pra, ndryshe nga vitet e tjera ku kemi parë të formohen çifte meshkuj-femra, nga sezoni i ardhshëm do t’u jepet mundësia edhe çifteve homoseksuale të përjetojnë dashurinë e tyre në ekran.

“Prej kohësh e kam pasur ndërmend për ta bërë këtë ndryshim. Nuk kërkoj të bëj skandal, por kërkoj thjesht normalitetin e dashurisë së përditshme të një çifti”, – shprehet Maria De Filippi!/blitz.al

March 31, 2016 21:46
Komento

1 Koment

  1. legeni April 1, 09:17

    po e mbushke ekranin me era bythe moj marie!keta kishim mangut

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*