Maria Sharapova, ambasadore e “Porsche”

Redaksia Online April 24, 2013 10:04

Maria Sharapova, ambasadore e “Porsche”

Duket se shumë meshkuj do të kenë një arsye shtesë për të blerë Porschen e re, pasi sipas mediave amerikane raportohet se tenistja ruse Maria Sharapova, është shpallur ambasadore e kësaj marke gjermane…

Biondja ruse Maria Sharapova ka nënshkruar një kontratë tri vjeçare me shtëpinë e veturave ‘Porsche’, dhe gjatë kësaj periudhe ajo do të përfshihet në kampanjat globale të kësaj veture.

Maria është e njohur me markën gjermane, pasi vitin e kaluar fitoi çmimin “Porsche Tennis Grand Prix” në Shtutgard, ku edhe iu dhurua një kabriolet të modelit Carrera 911.

Ndërsa me nënshkrimin e kontratës së saj, tashmë meshkujt do të kenë një arsye më shumë për të blerë një veturë të kësaj marke. Zëdhënësi i Porsche, Matthias Mueller, e ka përshkuar Sharapovën si një atlete të suksesshme të cilën të gjitha kompanitë do të kishin dëshirë ta kenë në ekip.

Redaksia Online April 24, 2013 10:04
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*