Marifeti me lejet e ndërtimit, për çdo pallat një kat plus

August 13, 2015 09:15

Marifeti me lejet e ndërtimit, për çdo pallat një kat plus

Në katër vite të drejtimit të bashkisë së Tiranës ish-drejtuesi Lulzim Basha ka përdorur një teknikë të veçantë në miratimin e lejeve ndërtimore duke përdorur një hapësirë mes planit të përgjithshëm urbanistik dhe planit vendor urbanistik.

Basha nëpërmjet zyrës së Urbanistikës në Bashkinë e Tiranës, ka dhënë leje, duke miratuar një kat plus, gjë e cila sipas specialistëve bie ndesh me planin e përgjithshëm Urbanistik të qytetit.

Sipas burimeve të prokurorisë në total ish-­kryebashkiaku ka dhënë 129 leje ndërtimi, por në 17 raste biznesmenë pranë Bashës kanë përfituar jo vetëm lejen ndërtimore por edhe një kat shtesë, raporton “Shqiptarja”.

Nisur nga kjo situatë hetues të prokurorisë kanë marrë në shqyrtim të 17 rastet dhe se gjatë kësaj faze mësohet se janë marrë në pyetje dy specialistë të zyrës së Urbanistikës në Bashki. Ata kanë treguar se miratimi i lejeve të ndërtimit duke shtuar nga një kat më tepër të objektit, bazohet në Planin Urbanistik Vendor.

August 13, 2015 09:15
Komento

4 Komente

  1. emigranti August 13, 09:44

    Nje kat shtese duhet ta cdo njeri sa lek ka fituar ky njeri, sepse pa leke nuk hudhin Firma keto zyrtare apo zagare, kjo eshte shqipria sot per te ardhur keq dhe prandaj behet lufta per perfitime dhe jo per te ulur skamjen, korrupsionin qe jane ulur kembkryq ne kete vend.Para se te fitonte Rama zgjedhjet i binte kryq e terthor Shqiprise duke pyetur shitesit se cfar Probleme kishin dhe ata te gjore i thoshin se Liste e borxhlinjve eshte e gjate do ti lutesha ketij kryeministri ta bente edhe njehere kete per te pare eshte zvogluar kjo Liste apo eshte zgjatur.

    Reply to this comment
  2. tomsojeri August 13, 10:35

    Ky klysh tradhtaresh,pjell e denj krimi,hajnie korupsioni qe mban vulen e shemtuar te kryebanditit shqiptar, duke na e tundur perpara hundes me dy gishtat perpjet ,ky firmetar vrasjesh e vjedhjesh qe ka poshteruar shqiptaret pa e cenuar as ndergjegja e as ligji ,vazhdon te jet sebashku me mendorin e tij “bishen” e ktij kombi ,simboli i dobesis popullore,pasqyra e pandeshkushmeris se politikes shqiptare e zhytur ne pazaret me te ndyra qe vijn nga jasht e brenda ktij vendi , pjes e e asaj partie te erret personazhesh te errta qe qarkullojn e cirren neper foltoret e ktij kombi !Esht vazhdimi i erresires,i degjenerimit,i premtimeve qe “haroen” ,esht turpi qe qendron mbi kokat e shqiptareve !Mbas kaq fakteve ,deshmive e shkrimeve, qe lexojm kaq koh per kte llum, qe nuk ndeshkohet,nuk mbetet ma te respektohemi,e te meremi ne konsiderat sepse vota jon esht thjesht nje leter higjenike qe mbulon m……..n e banditeve ,esht nje leter pa vler qe siguron pasurit dhe poshtersit ne kuriz te shqiptareve ! Skemi rug tjeter ,vec te lexojm hajni,krim e premtim te atyre qe na udhehoqen e te shuajm kureshtjen e ata te vazhdojn “punen e tyre”e ne te vazhdojm te lexojm e te ripemi duke hecur mbi germadhat qe ata len pas …….

    Reply to this comment
  3. Alfonsi August 13, 11:40

    15 milion euro ka bere gjithsej ky me pustinen

    Reply to this comment
  4. redon August 13, 11:44

    vetem te vjedhe, ne prehrin e Berishes, kur do shpetojme nga ky hajdut i kombit shqiptar

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*