“Marigoja” në Francë, shqiptari që përgatiti flamurin 10.500 m2

June 15, 2016 10:28

“Marigoja” në Francë, shqiptari që përgatiti flamurin 10.500 m2

Entela Resuli

Nuk ka si të mungojë flamuri shqiptar në Kampionatin Europian, por ky flamur është akoma më i veçantë për shkak të përmasave të papara deri më tani në një ndeshje futbolli. Kanë kaluar 104 vite qysh nga koha kur flitet për një grua që qëndisi flamurin e ngritur nga Ismail Qemali në Vlorë. Kjo që do të tregojmë sot nuk ka shumë lidhje me Marigon e 1912-ës, por flamuri është ai që bashkon historitë.

Në Francë, sot do të hapet flamuri më i madh i shpalosur ndonjëherë në botë, gati 3 herë më i madh se ai që u hap në vitin 2005 në Qemal Stafa, nga tifozët kuq e zi, në ndeshjen ndajë Ukrainës.

Flamuri, me material prej sateni, është ide e të riut Rinor Sllova nga Dibra.

Pretendohet që ky realizim të futet dhe në rekordin “Ginnes”.

Ai do të hapet sot në qytetin e Marsejës, ditë kur Kombëtarja Shqiptare do përballet me “gjelat” e Francës.

Lejen për paraqitjen e tij tifozët tashmë e kanë marrë nga shteti francez, ndërsa të angazhuar në shpalosjen e flamurit do të jenë mbi 500 persona.

Ideja e Rinor Sllovës nga Dibra e madhe, ka gjetur mjaft përkrahje nga individë të ndryshëm si dhe nga tifo-grupi shqiptar “Tifozët kuq e zi” që në mënyrë vullnetare kanë punuar në realizimin e projektit.

Sipërfaqja e Flamurit është 10.500 m katror, me përmasa  150 metra i gjatë dhe 70 metra i gjerë.

Projekti u realizua me forcat vetjake të pjesëmarrësve dhe për punimin e tij janë shpenzuar afër 15 mijë euro.

flam-620x341

Ne kontaktuam me Rinorin për të zbuluar nga ai disa detaje rreth kësaj shfaqje të bukur që do të ndodhë sot në Marsejë. Djali i cili ka përfunduar studimet në Akademinë e Arteve në Tiranë, i pëlqen të angazhohet në nisma të tilla. Studimet dhe dashuria që ka për pikturën e bën më të lehtë punën e Rinorit në realizimin dhe konceptimin e flamurit. Përveçse artist ai është pjesë e tifozëve kuq e zi, kjo e ngarkon atë dy fish me përgjegjësi për të konceptuar dhe çuar diçka në Francë, ku Shqipëria merr pjesë për herë të parë në Kampionatin Europian të Futbollit.

“Ishte ide e imja, por e konsultova edhe me miqtë dhe tifozët kuq e zi. E bëmë për kombëtaren tonë, pasi ajo na ka bërë krenar të gjithëve me pjesëmarrjen e saj në Euro 2016”- thotë Rinori për Dita-n.

Dëshira e Rinorit ishte që ky flamur të hapej dhe shpalosej në stadium, por për shkak të përmasave gjigante, është e pamundur. Ndaj, ai dhe gjithë tifozët që do të jenë sot aty në mbështetje të kombëtares, do të shpalosin atë në një nga sheshet e Marsejës.

“Është gjigant, ka përmasat 150 metra me 70. Dëshira jonë e madhe ishte ta kishim me vete në stadium. Pasi komunikuam me autoritetet vendase, u vendos që mos të hapet në stadium, por në një nga sheshet e Marsejës”- shprehet Sllova.

Transportimi i flamurit është bërë me traget nga Italia, dhe nuk ka patur probleme për kalimin e tij.

Rinor Sllova

Rinor Sllova

Rinori e pranon që pa ndihmën e shokëve dhe miqve nuk do ia kishte dalë asnjëherë vetëm në këtë iniciativë, ndaj thotë se një falënderim i detyrohet edhe atyre që dhanë një dorë në çuarjen deri në fund të kësaj nisme e cila mori 3 muaj kohë.

“Ndihmë të madhe kanë dhënë të gjithë shqiptarët. Këtë flamur e kam bërë në qytetin e Prishtinës. Materiali është marrë nga të gjitha trojet, pasi është simbolika e flamurit, ky flamur përfaqëson të gjithë shqiptarët kudo që janë. Dhe për këtë punë të përfunduar tashmë, kanë punuar 50 persona, ndërsa të tjerë na kanë ndihmuar me para, por edhe me asistencë teknikë”.

I pyetur se si e parashikon ndeshjen e sotme, Rinori është optimist, si shumica e tifozëve të zjarrtë të futbollit.

“Duke u nisur nga rezultatet e dy ndeshjeve të fundit, ku në njërën, dolëm barazim dhe në tjetrën i mundëm ne, me rezultatin 1-0, pse mos të shpresojmë, të paktën për një barazim. Kuptohet, nuk do të jetë e thjeshtë, Franca është vend organizator i këtij Europiani, dhe luan në tokën e vetë. Ne jemi me çunat e kombëtares, pavarësisht rezultatit”- thotë Sllova.

June 15, 2016 10:28
Komento

5 Komente

  1. N.VJOSA June 15, 11:04

    Falnderimet me te mira ketij Djali Shqiptar Dibran, (dhe te gjithe atyre qe e kane ndihmuar) kjo do te shkruhet ne Histori, por eshte njekohesisht i shkruar ne zemrat e gjithe shqiptareve bashkkohes.
    Emocioni qe ngjall eshte i pakrahasushem, aq me shume kur Shqiperise i jane bere padrejtesi si asnje kombi tjeter Europian, mbasi Shqiperia eshte I VETMI SHTET I EUROPIAN , QE RRETHOHET NE KUFIJT E SAJ SHTETERORË NGA BASHKKOMBESIT E VET…
    Pamvarsisht nga rezultati ne fushë,
    NJE PREZANTIM I MREKULLUESHEM I SHQIPERISE NGA BASHKKOMBASIT TANE!
    Tē lumtë Dora dhe Mendja RINOR SLLOVA, per kete Veper te shkelqyer Atdhetare!…

    Reply to this comment
  2. Fanol Bardhi June 15, 11:37

    Pergezime e Respekt !

    Reply to this comment
  3. Illo June 15, 13:48

    Falnderimet per Rinorin jane mbarekombetare . Sa ndryshim tifozlleku I Rinorit me ate te Ballist Morines dhe diametralisht e kundert me tifozet ruse , qe shkaterruan c’do gje qe gjeten perpara ne qytet . Tifozlleku I Rinorit eshte qytetar dhe risi , per gjetje te ketyre formave paqesore dhe me efekt . I. Foto

    Reply to this comment
  4. padrino June 15, 15:19

    Onore ketij Atdhedashesi .

    Reply to this comment
  5. Muzhaka June 15, 15:32

    Respekt per keta dijem atedhetare.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*