“Marije Kraja”, solistja Kamani merr çmimin e tretë

December 3, 2013 12:03

“Marije Kraja”, solistja Kamani merr çmimin e tretë

Tiranë – Shqipëria, në vendin e 3-të të Festivalit Ndërkombëtar Operistik renditet e treta në Festivalin Ndërkombetar Operistik Marije Kraja. Ishte 22-vjeçarja Enkelejda Kamani, ajo që e ka ngjitur Shqipërinë në një nivel të lartë artistik. Në këtë edicion të trembëdhjetë, konkurronin 15 artistë solistë nga e gjithë bota. Enkelejda Kamani ka arritur të zërë vendin e tretë në këtë kompeticion ndërkombëtar. Festivali ka mbushur për dy ditë skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit. Dita e parë ishte dita e arieve konkurruese, ndërsa ajo e dyta u rezervua për materialet tradicionale të çdo pjesëmarrësi. Çmimin e parë e fitoi koreani Jisang Ryu, ndërsa çmimi i dytë i shkoi italo-amerikanes Jessica Rose. Vendin e tretë e zuri shqiptarja Enkelejda Kamani. Ky ishte edicioni i 13-të i këtij festivali ndërkombëtar.

December 3, 2013 12:03
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*