Marijuanë shqiptare në Ohër, kapet 28-vjeçari

Redaksia Online March 30, 2013 15:40

Marijuanë shqiptare në Ohër, kapet 28-vjeçari

Policia e Ohrit ka ndaluar 28-vjeçarin XH.I, nga Ohri, për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.  Ai u ndalua nga policia e Ohrit, e cila gjatë kontrollit të makinës taksi ka zbuluar 3 kilogram drogë të llojit marijuanë. XH.I ka pohuar para organeve të rendit se drogën e kishte blerë për 500 euro nga një shtetas shqiptar, me qëllim tregtimin e saj në tregun e zi në Maqedoni. Ai u zbulua nga policia në afërsi të stacionit të autobusëve në Ohër, pasi paraprakisht ai kishte lëvizur rrugëve e rrugicave të qytetit me një taksi. / INA

 

Redaksia Online March 30, 2013 15:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*