Marinzë, vazhdon rrjedha e gazit ndonëse me intensitet të ulët

April 2, 2015 13:39

Marinzë, vazhdon rrjedha e gazit ndonëse me intensitet të ulët

Vazhdon rrjedhja e gazit në Marinzë të Fierit. Vatra e tij ndodhet pranë zonës së banuar, duke vënë në rrezik jetën e banorëve. Shumë prej tyre janë detyruar që të braktisin shtëpitë, të cilat kanë pësuar dëmtime serioze.

Ende nuk dihet bilanci i dëmeve të shkaktuar nga rrjedhja e naftës, gazit dhe daljes së ujrave të zeza në sipërfaqe. Ndërkaq ekspertët po punojnë për normalizimin e situatës dhe nga ana tjetër grupi hetimor po tenton t’i japë përgjigje shkaqeve që çuan në katastrofën natyrore.

Një ditë më parë në Marinzë shpërthyen dy puse nafte dhe si pasojë e kësaj u evakuuan 50 familje që jetonin pranë zonës ku po shpoheshin puset. ‘Bankers Petroleum’ prej një muaji punonte në zonën ku ndodhi shpërthimi, ndonëse ministria e Mjedisit kishte kërkua pezullimin e tyre.

April 2, 2015 13:39
Komento

1 Koment

  1. komunalja April 4, 09:29

    Ku e gjejne guximin keta gangsterret e bankers… te mos perfillin urdherat per ndalim punimesh? Me siguri qe aksioneret e kesaj firme Alla Cayman island ishin dhe ndoshta Jane akoma ne pushtet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim