Mark Frroku flet për pasuri të vënë me mund: Kam paguar 6 mln $ taksa
Teksa këtë javë pritet të nisin hetimet për pasurinë, ish-deputeti Mark Frroku thotë se e ka vënë me djersë atë.
Megjithatë, ai akuzohet zyrtarisht për një vrasje në vitin 1999 në Belgjikë për shkak të shfrytëzimit të prostitucionit. Frroku u tha gazetarëve se i ka paguar 6 milionë dollarë taksa shtetit shqiptar.
“Pasurinë time e kam bërë me djersë dhe me mund. I kam paguar shtetit 6 milionë dollarë taksa”, tha shkurtimisht ai.
Ish-deputeti mori pjesë në seancën gjyqësore pranë Gjykatës së Lartë në lidhje me kallëzimin e rremë për një skenar vrasjesh nga kryetari i Kuvendit.
Frroku ndodhet në burg pasi akuzohet për vrasje, ndërsa pritet t’i nënshtrohet procesit gjyqësore nga drejtësia shqiptare.
Por, të tjera akuza janë ngritur ndaj tij, pasi organi i hetimit pretendon se janë rreth 10 milionë euro pasuri të Frrokut që nuk dihet burimi i tyre. Ato do t’i nënshtrohen ligjit “antimafia” çka mund të çojë në sekuestrimin e tyre.
Në dosjen penale, prokuroria thotë se ai ka fshehur rreth 2 milionë USD dhe 700 mijë euro, ndërkohë që në deklarimet e pasurisë, Frroku ka deklaruar një pasuri mbi 10 milionë Euro. Ai akuzohet për pastrim parash. /Dita/
Qofsha i gabuar ne llogaritjen time, por te kesh kaq shume pasuri, sa te paguash 6 milion dollare takse, do e konsideroja se jeni nje nga pjestaret e Ali Babes me 40 hajdute….
Thjesht nje gangster, rrugac dhe alabak…pa shkollen e duhur, edukuar me frymen e rrugacit e krimit ordiner….e kini vene re,as skuqet as vrengoset ky verior I pagdhendur….edhe po qe se ka paguar taksa,kuptohet kjo nuk eshte krejt per mospagimin e tyre, nuk e ka bere se e kerkon ligji apo eshte detyrim e normale. Se Ku I gjeti mend ky te jete I emancipuar.
Lum me per perfaqsues populli qe kemi.
A KA NDONJE DOKUMENT QE TE VERTETOJE QE KY KATNARI I PASUR TE KETE
PAGUAR 6 MILIONE DOLLARE TAKSA??
NE DOREN E KUJT KANE RENE DOLLARET!!