Mark Frroku jep dorëheqjen si deputet pa pritur vendimin e Kushtetueses

November 26, 2015 17:20

Mark Frroku jep dorëheqjen si deputet pa pritur vendimin e Kushtetueses

Deputeti Mark Frroku ka vendosur të heqë dorë nga mandati i deputetit.

Ai i ka dërguar një letër Kuvendit të Shqipërisë, ku i bën me dije vendimin për të lënë mandatin e deputetit. Lajmi është bërë i ditur nga avokati mbrojtës Saimir Vishaj.

“Mark Frroku tërhiqet pa pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese ku është dërguar çështja e tij për mandatin”, ka deklaruar avokati.

Praktikisht, Frroku është pa mandat pasi kanë kaluar më shumë se 6 muaj pa marrë pjesë në seancat parlamentare.

Ligji parashikon që një deputeti që nuk merr pjesë asnjëherë të vetme në seanca për 6 muaj, i hiqet mandati.

Frroku u arrestua pasi kërkohet nga autoritetet belge për një vrasje në Belgjikë në vitin 1999, ku ai dyshohet të jetë një nga autorët.

Ai krijoi një parti të quajtur Kristian Demokrate, ku edhe fitoi mandatin e deputetit. Tashmë partia është e shkrirë, pasi edhe vëllai i tij, i dyti në listë është arratisur nga Shqipëria për shkak se u akuzua për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, procesi për të cilin nuk është mbyllur ende. /Dita/

November 26, 2015 17:20
Komento

6 Komente

  1. Taip November 26, 17:36

    Na plasi k,… Keshtu te japin doreheqje te gjithe qe jane ne parlament , dhe pastrusja

    Reply to this comment
    • hajdari November 26, 18:02

      Njeri Frrok ne arrati
      Dhe ne burg nje tjeter Frrok
      Kuvendi u mbush perplot
      Me shpellar e me malok

      Edvini per vegjeline
      Fort e shtrengoi litarin
      Per kriminelet kuvendin
      Per socialistet vec ..arin

      Kush e di se cfare kallepi
      Hyn pas Frrokut ne kuvend
      Me miletin tallet bytha
      Kaubojsat japin mend

      Frroku, Prenga, Doshi, Ndoka
      Qene Rilindja e veriut
      Me te drejte tha “sovrani”
      Te keqen e xha Saliut

      Reply to this comment
  2. altin jusufi November 26, 18:10

    Po mire meqenese iku ky trapi te na vije i vellai dhe keshtu nuk ka ci bene gjygjsori atij krimineli.Osa poshte kemi rene si popull.Vaj medet po permend nje shprehje te atij qe i futi ne parlament keta horra.

    Reply to this comment
  3. Hani pak, mos hani shume m..... November 26, 19:05

    Kur ne Parlament eshte Krimineli dhe antishqiptari Sali, duhet te jene edhe kriminelet e tjere, nuk mund te kete dy standarte per Krime dhe Vrasje.

    Reply to this comment
  4. Arkidi November 26, 20:01

    Prite luften e tret boterore, tani Frroqi nga biruca e burgut do te shtype ( red button) ose butonin e kuq dhe bota iken per lesh…i bej thirrje ketij perbinshi qe po kanos sigurin boterore ta shikoj dhe nje here kete veprim te fundit….Grupi qiftelia.

    Reply to this comment
  5. Pjetri Preng November 27, 06:35

    Ju qe fshihni pas emrit hajdar.!
    Nuk eshte e drejte te ofendosh popullin tend! Jo malok apo kaubojsa. Nejse ju tek e fundit kulturen tuaj tregoni.
    Fajtore eshte edhe gazeta Dita qe pranon komente nga njerez me identitet te rremë!
    Sikurse rasti juaj HAJDAR!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*