Mark Frroku: Misioni im, bashkimi i kristiandemokratëve dhe shpëtimi i pyjeve të Pukës

Redaksia Online July 21, 2013 11:17

Mark Frroku: Misioni im, bashkimi i kristiandemokratëve dhe shpëtimi i pyjeve të Pukës

Mark Frroku, vëllai i të dyshuarit si autor i vrasjes së komisar Dritan Lamajt, është deputet i Kuvendit të Shqipërisë. I kandiduar nën siglën e Partisë Kristian Demokrate, Frroku ia ka dalë të marrë aq vota sa të sigurojë mandatin për zonën e Pukës. Në një intervistë për “Temën”, Frroku thotë se sfida më e madhe për të tashmë është bashkimi i kristiandemokratëve dhe krijimin e një flote ajrore për shuarjen e zjarreve.

|Pukës, në përgjithësi Shqipërisë, i lind për të detyrë që të zhvillojë turizmin. Për mua kjo është e vetmja formë dhe mënyrë për t’u zhvilluar ky qytet edhe për të rritur mirëqenien. Turizmi malor, i cili ka filluar me ritme shumë të vogla, por që duhet rritur e zhvilluar. Pastaj duhet të hapen disa vende pune duke tërhequr biznesmenë nga jashtë apo vendas, që të bëjnë ndonjë minifabrikë të drurit, që të punësohet x person sepse edhe pse është qytet me një terren shumë të madh, Puka ka një popullsi shumë të vogël. Pastaj, mund të zhvillojë blegtorinë që i ka të gjitha kushtet. Këto kanë qenë pikat dhe shtyllat kryesore që unë kam bazuar fushatën time e që unë besoj se do të sjellë ndryshimin e qytetit. Pastaj çdo investim, unë e kam thënë para zgjedhjeve, çdo investim që do të merret për Pukën, unë do të bëhem supervizor i tij, në mënyrë që paratë të shkojnë tek qytetarët dhe jo nëpër xhepat e personave të caktuar. Puka ka qenë një ndër rrethet me pyje më masive në Shqipëri, dhe për këto 22 vjet pyjet e Pukës janë shkatërruar totalisht. Ka filluar të rigjenerohet një pjesë e kjo është shumë e mirë. Është një problem shumë madhor, sepse qeveritë shqiptare nuk kanë pasur asnjë herë mundësitë që t’i shpërbejnë dhe të parandalojnë zjarret që kanë bërë një shkatërrim masiv në pyjet e Pukës dhe gjithë Shqipërisë. Është një fatkeqësi shumë e madhe  që Shqipëria, me një sipërfaqe 28 mijë km katrorë, me një popullsi mbi 4 milion, mos të ketë një avion për shuarjen e zjarreve, apo helikopter, të cilin e marrim me qira nga Mali i Zi, është fatkeqësi. Kjo është një pjesë për të cilën unë do të ngre zërin në parlament. Shqipëria duhet të ketë flotën e vet për shuarjen e zjarreve pasi ne kemi pafund pyje. Krijimi i flotës dhe bashkimi i kristian-demokratëve do të jetë misioni im në parlament”, thotë ai.

 

 

Redaksia Online July 21, 2013 11:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*