Mark Frroku: PKD pjesë e koalicionit qeveritar në zgjedhjet vendore

April 6, 2015 14:01

Mark Frroku: PKD pjesë e koalicionit qeveritar në zgjedhjet vendore

Partia Kristian Demokrate e drejtuar nga Mark Frroku do të  dalë në zgjedhjet vendore të 21 Qershorit si pjesë e koalicionit qeveritar të drejtuar nga Partia Socialiste.

Kjo të paktën sipas dokumentit që PKD ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për ta regjistruar këtë subjekt politik për zgjedhjet vendore.

“Partia Kristian Demokrate është pjesë e koalicionit qeverisës të vendit . Si Parti Parlamentare,kemi degët dhe strukturat tona në të gjitha rrethet e qarqet e vendit.

Sipas marrëveshjeve me forcat e tjera politike të koalicionit të shumicës do të marrim pjesë në zgjedhjet për pushtetin vendor që do të mbahen në Qershorin e këtij viti”, thuhet në dokumentin që  është dorëzuar në 22 shkurt të këtij viti si një raport i përvitshëm financiar që i dërgohet KQZ.

Raporti në fjalë është dorëzuar nga PKD 9 ditë para se deputeti Tom Doshi të bënte akuzat e tij se Ilir Meta kishte urdhëruar vrasjen e tij dhe të deputetit Mhill Fufi.

Nuk dihet nëse Partia Socialiste do t’i përmbahet marrëveshjes me PKD apo jo, pas akuzave që i janë drejtuar Mark Frrokut nga Prokuroria shqiptare, por edhe ajo belge. Aktualisht deputeti Frroku ndodhet nën masën e sigurisë me burg në lidhje me akuzat nga drejtësia belge.

w

April 6, 2015 14:01
Komento

1 Koment

  1. Arben April 7, 05:28

    RROFTE RILINDJA E KRIMINELEVE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim