Mark Frroku shkruan në Facebook: Të gjithë mbështesim Tërbunin

May 16, 2015 16:05

Mark Frroku shkruan në Facebook: Të gjithë mbështesim Tërbunin

Ndonëse është i paraburgosur dhe në pritje të një vendimi nga gjykata, deputeti Mark Frroku ka kërkuar mbështetjen e të gjithë tifozerisë pukjane për mbështetjen e ekipit të Tërbunit. Frroku është edhe president i ekipit pukjan. Pak orë pas publikimit të këtij lajmi në media, stafi i deputetit Frroku sqaron se ky mesazh është shkruar prej tyre.

Më poshtë mesazhi i plotë i shkruar në facebook:

“Edhe unë sot jam Ultras: Të gjithë mbështesim Tërbunin! Të dashur vëllezër, miq dhe mbështetës të Tërbunit! Unë sot jam me mendje dhe me zemër, me djemtë e talentuar të Elvis Plorit. Unë sot jam një Ultras. Unë jam një prej “Shqiponjave të Veriut”.

Pamundësia për të qenë sot pasdite në stadiumin “Ismail Xhemali” në Pukë, nuk më pengon për t’u lutur në Zot për fitoren e madhe që na pret këtë të shtunë. Sot, pas shumë dekadash, skuadra e Tërbunit do të futet në elitën e futbollit shqiptar. Ekipi i mrekullueshëm e ka bërë historinë gjatë gjithë kampionatit, por sot do të bëjë realitet ëndrrën e përhershme të pukjanëve që ekipi i zemrës të luajë në Super-Ligë.

Prandaj gjej rastin t’iu bëj thirrje të gjithë pukjanëve, miqve dhe dashamirësve që të bëjnë të njëjtën gjë; të mbështesin masivisht ekipin e tyre, dhe presidencën e Tërbunit. Fitorja është e jona pasi ne nuk kemi humbur kurrë. I juaji Mark Frroku”, shkruan Mark Frroku.

untitled

 

 

May 16, 2015 16:05
Komento

6 Komente

  1. Mentor May 16, 16:25

    Pse kujtoni se e ka lene Rama ne qeli pa celular kete banditin? Perkundrazi, ne qeli zoteron gjithe teknologjine e fundit si dhe salltanetet dhe kokainen qe besoj nuk i mungon 😉

    Reply to this comment
  2. Gjini May 16, 16:27

    S’ta diguem fjalen nje her per Shqipnine bre Frroq?

    Reply to this comment
  3. bimi May 16, 16:27

    Cili eshte shperblimi qe jep presidenti per superligen, apo ndonje xhiro ne Bordellon “Frroki”???

    Reply to this comment
  4. hajde fiq May 16, 16:50

    jo vetem telefon dhe fb ne burg por edhe plazma me ekran te harguar qe mund ta shikoje sa me mire terbunin dhe nje vaske me hidromasazh, dhe nje burre dhe nja dy femra qe mos ta shikoje vetem ndeshjen, se gjynav e kane arrestuar kot. nuk ka lidhje ky me ngjarjen eshte e gjitha e sajuar nga opozita e kane zili djalin. djali i nenes mos u merzit do dalesh shpejt do te nxjerri vet piktori me doren e tij sic te futi.

    Reply to this comment
  5. Gezimi May 16, 17:31

    Ashtu sikurse dhe Doshi, ky i ka te numeruara ditet nen akuze! Kete na e tregon pervoja e perditeshme e mender drejtesise shqiptare!

    Reply to this comment
  6. Aua :) May 16, 20:20

    1 – KORABI nuk eshte ekipi i Pukes, por TERBUNI!
    2 – Nuk e di ku e gjejne guximin Marku dhe vellai i tij te permendin fjalen ZOT!
    Zotin me fjale, Djallin me vepra, o Frrok pushka!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim