Mark Marku (version i pacensuruar): Berisha hoqi nga lista anëtarët e “komisionit të veshit”

Redaksia Online May 8, 2013 10:35

Mark Marku (version i pacensuruar): Berisha hoqi nga lista anëtarët e “komisionit të veshit”

Pas zyrtarizmit të listave, Mark Marku, i cili në vitin 2009 garoi në qarkun e Lezhës nën siglën e PD-së, thotë se e priste mosfutjen e tij në listë për shkak të kritikave që ka lëshuar ndaj qeverisë. Duke bërë një analizë të listave, Marku shpreh habinë që kryeministri ka ndëshkuar edhe ata deputetë që e kanë mbështetur verbërisht. Marku ka folur për një televizion pranë qeverisë i cili e ka censuruar fjalën e deputetit demokrat. Gazeta Dita ka arritur të sigurojë të plotë deklaratën e deputetit të Lezhës.

Reagimi i plotë i Markut

“Me kalimin e viteve është bërë çmos që në listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike të mos ketë më përfaqësues të djathtë. Unë jam aktivist i lëvizjes së dhjetorit. Kur dolëm nga greva e urisë, Kastriot Islami ishte ministër Edukimi në pushtetin e Ramiz Alisë. Ai kërkoi që të na mbyllte shkollën që ne mos kishim më të drejtë studimi. Sot është Kastriot Islami në listën e Partisë Demokratike dhe unë jam jashtë saj. Listat që janë hartuar nuk kanë ndjekur një logjikë dhe kjo më është dukur e çuditshme. U përjashtuan jo vetëm kritikët, por dhe konformistët. Madje, madje dhe anëtarët e komisionit të tërheqjes së veshit. Kjo është një listë që nuk do të funksionojë. Megjithatë është e kotë që të ngrejmë një stuhi që tani, duhet të bëjmë durim, pasi analiza më e mirë bëhet në 23 qershor”, u shpreh Marku. Për Mark Markun, kryeministri ka gabuar duke përfshirë në listë tre ish-deputetët e PS-së, por edhe aleatët, që sipas tij duhet të provonin veten më 23 qershor. Në këtë legjislaturë, Marku është një ndër deputetët e paktë që ka tentuar të ngrejë zërin për disa shqetësime për qeverisjen e PD-së.

 

Redaksia Online May 8, 2013 10:35
Komento

9 Komente

  1. transalp May 7, 16:20

    Mire te te behet. Gjithe keto vite je munduar te justifikosh degjenerimin social dhe moral qe ka mbjelle partia jote.

    Reply to this comment
  2. BAY AREA CA. May 7, 18:51

    Mark Marku ke ngerc te fjales kur flet, si duket ngerci ka lidhje me trurin. Opinioni publik ka bere te njohur faktin se Sali Ver Palla mbeshtetet te komunistat e PS dhe rri ne pushtet i mbrojtur nga origjina e tij KOMUNISTE.. Komunistet nuk kane parime, ata mbeshteten ne dhune dhe ne diktature, kjo eshte PD qe ti i ke sherbyer. PD ka alergji pronaret, te perndjekurit politik te diktatures, fjalen e lire njeriun e lire etj, etj. Je i vonuar dhe i pa ekulibruar ne mendime dhe ne kritika. Mos fol kur te preket interesi personal, por kishe kohe 4 vjet te tregoje vehten si demokrat, tek viktimat e Gerdecit, te vraret e bulevardit, persekutimi deri ne vete flijim i te perndjekurve politik dhe te shitjes se pronave te Shqiperise si placke tregu nga babezia Sali Baba me 40 Hajdut. Tyc & Toc

    Reply to this comment
  3. Le pont May 7, 20:18

    “Nuse” e mire “dhendrri” i keq….

    Reply to this comment
  4. Horri May 8, 11:21

    Duhet pare dhe rendesia dhe vlerat e cdo kujt qe do te donte te kandidonte per deputet! I dashur Mark Marku ju jeni nje profesor idealist dhe me kapacitet shume te larte por deputetelleku nuk ben per ju! Ju duhet te jeni shume afer studenteve qe te adhurojne!

    Reply to this comment
  5. Kely J. Andress May 8, 11:36

    Marku ka kritikuar Berishen ??????? !!!!!!!!!!! Atehere une qenkam Ismail Kadare ????

    Reply to this comment
  6. beni May 8, 12:53

    Marku nuk eshte se e ka kritikuar Berishen, por vetem ka tentuar te beje. Megjithate me vjen keq qe ai nuk eshte ne listen e PD, pasi ka vlera intelektuale, por nga ana tjeter me vjen mire, sepse PD-ja do humbase.

    Reply to this comment
  7. vlora May 8, 13:01

    Saliu edhe Ramaiz Aline e fuste ne listat e PD-se po te ishte gjalle e te ishte kunder Ed Rames …. e jo me Kac Islamin. Politikanet kudo ne Bote jane pa Moral po keta tanet edhe IMORALITETIN e kane shume ….

    Reply to this comment
  8. reformer May 8, 14:16

    Marku eshte munduar te zvogeloje te keqen, duke ndjekur nje logjike qe nuk konsideron kamzhikun si te vetmen alternative, por duke u munduar te gatuaje edhe pak kulac…por eh, ti japesh mend te madhit ose te vesh sado pak ne dyshim persosmerine e vijes se tij politike, – te kritikosh konsiderohet mendjemadhesi, me keq akoma rebelim, kundervenie…

    Reply to this comment
  9. Drini USA May 8, 15:01

    Nuk ka kala qe nuk marin komunistat,a mund te imagjinonte kush se ish ministri i aresimit ne qeverine e fundit komuniste Kastriot Islami(njeriu qe mbylli universitetin)do behej deputet i pd-es duke i zene vendin e nje studenti te dhjetorit dhe pjesemarres ne greven e urise Mark Marku?!Ja pra cfar mund te bej nje komunist si Sali Berisha,qe per te mbajtur pushtetin i ka bere bashke komunist,ballist,zogist,republikan dhe soj sorollop.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*