Mark Nika: Urdhëruesit dhe vrasësit ne i dimë. Nuk do t’i falim

April 25, 2016 20:58

Mark Nika: Urdhëruesit dhe vrasësit ne i dimë. Nuk do t’i falim

Familjarët e viktimave të 21 Janarit janë ndjerë të fyer nga vendimi i dhënë nga Gjykata e Lartë. Ata janë shprehur se kjo është një “vrasje e drejtësisë”.

Ata kanë patur pak njohuri mbi këtë proces dhe askush prej tyre të kontaktuar nga Top Channel nuk kishte dijeni për vendimin e dhënë. Pasi janë njohur në media për mënyrën e dhënies së këtij vendimi dhe janë njohur me të, ata kanë dhënë mesazhet e tyre kundërshtuese ndaj këtij vendimi.

Është e turpshme! Gjykata e Lartë vrau drejtësinë.  E zvarriti për disa vjet per një lojë të ndyrë politike. Organizatorët mbetën sërish në krye të politikës. Drejtësia sot vdiq! Ndaj këtij vendimi ndjejmë neveri dhe mallkim. Nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të forcojmë durimin, por jo pa kufi. Urdhëruesit dhe vrasësit ne i dimë. Ne nuk do t’i falim pavarësisht qëndrimit të drejtësisë.  Ne do të presim dhe për t’u njohur me vendimimn e plotë dhe do të bëjmë një ankim të argumentuar sipas legjislacionit në fuqi në Gjykatën e Strasburgut. Ne edhe mazhoranca e sotme u treguam të dobët. Pritëm pesë vjet duke parë vrasësit në Parlament”, thotë Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës.

“Nuk gjej fjalë për të thënë. Si nënë dhe si qytetare jam kundër këtij vendimi. Nuk besoj se do të ketë ndonjë qytetar në Shqipëri që të mos jetë kundër këtij vendimi. Një njeri qëllon mbi popull dhe vret, dhe dënohet vetëm me një vit burg, apo me tre vjet burg?! Besoj se nuk ka fjalë për të thënë“, shprehet Alma Veizi, bashkëshortja e Ziver Veizit.

April 25, 2016 20:58
Komento

4 Komente

  1. Patriot April 25, 21:36

    Vendimi i dhene nga keto palo gjykates te gjykates se larte,te superkorruptuar dhe te binjkezuar me krimin,duke menduar se jane dikushi bene ate qe pritej,u pajtuan me vendimin e gjykats se Apelit,qe do te thote nje pafytyresi,e bashkefajesi me krim,pra nje krim ne vazhdim.
    Nje gje nuke duan ta besojne keto bastarde gjykates, se te dhunosh drejtesine dhe viktimat ,shume shpejt ato dhe urdheruesit,apo avoketerit me fuqi pushtetesh do te perballen me Shtetin e se Drejtes.
    Dita qe bastarde gjykates dhe prokurore te superkorruptuar e te binjakezuar me krimin,nuke eshte e large kur atyreve do ti vendosen prangat ne duar.Besoni o popull dhe denonconi poshtersite e tyre me ze,figure dhe deshmi te gjalla.
    Shqiperia shume shpejt do te behet me e sigurte dhe me e bukur pa to.

    Reply to this comment
  2. Amerikani... April 25, 22:14

    Mqs ,fatkeqesia kombetare me emrin SRB, beri thirrje per vet-armatosje te popullit ,per arsye te mungeses se shtetit (ne fakt e ka treguar perdite dhe e vulosi me kete vendim), edhe keta mjerane qe presin drejtesi nga autoret e vrasjeve, te ecin ne kete linje llogjike…pra te perdorin Kanunin e Lekes…Ne fund te fundit ,keshtu ndodh edhe ne Amerike, kur nuk behet drejtesi…!!!…………………………..

    Reply to this comment
  3. Amerikani... April 25, 22:36

    Mqs ,fatkeqesia kombetare me emrin SRB, beri thirrje per vet-armatosje te popullit ,per arsye te mungeses se shtetit (ne fakt e ka treguar perdite dhe e vulosi me kete vendim), edhe keta mjerane qe presin drejtesi nga autoret e vrasjeve, te ecin ne kete linje llogjike…pra te perdorin Kanunin e Lekes…Ne fund te fundit ,keshtu ndodh edhe ne Amerike, kur nuk behet drejtesi…!!!……………………………..!.

    Reply to this comment
  4. Arber April 25, 23:26

    Llafetr i merr era.

    O Avni Rustem Marina,
    Shkove burra shkove trima
    NeParis e bere prima, ‘
    Qellove si vetetima!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*