DAJTI: Proteston SHQUP a thua se Shqipëria do të shuhet nëse do vriten politikanë?!

March 16, 2015 14:53

DAJTI: Proteston SHQUP a thua se Shqipëria do të shuhet nëse do vriten politikanë?!

Fronti i Majtë i bën thirrje popullit shqiptar të mos bëhet pjesë e karagjozllëqeve të politikës së kalbur shqiptare.

Përmes një deklarate për mediat, Kryetari i Partisë së Punës, Marko Dajti, i ka bërë thirrje qytetarëve që të mos dalin në protesta. Sipas tij është fatkeqësi të shikosh sot, 25 vjet pas rënies së sistemit socialist, se si qindra mijëra fakirë i shkojnë ende nga pas Sali Berishës apo Edi Ramës dhe mbushin sheshet me urdhër partie.

“Çfarë kanë bërë këta politikanë për 25 vjet për popullin, përveçse i kanë shtrënguar gjithnjë e më shumë lakun rreth qafës? Së fundmi, sërish me vendim të SHQUP-it, dhjetëra mijëra njerëz u grumbulluan në bulevard për të protestuar për një video. A thua se Shqipëria do të shuhet nëse do të vriten politikanë apo ministra?”, shprehet Dajti.

Kryetari i Partisë së Punës, Marko Dajti ironizon protestat e demokratëve në shesh, që sipas tij bëhet për qëllime politike, ndërsa nuk protestuan për përmirësimin e kushteve të tyre politike.

“A protestuan sepse populli nuk ka bukë të hajë? A protestuan sepse tritoli po bën kërdinë në çdo rrugë? A protestuan sepse fakirët po varin veten për faturat e energjisë, për burgosjet e padrejta, për prishjet e paligjshme të shtëpive? A protestuan për ato dhjetëra projekte që Luli thotë se i kanë mbetur në sirtar pasi qeveria e pengon t’i shërbejë qytetarëve? Jo! Protestuan për tentativën për vrasjen e dy deputetëve, përfaqësues të asaj politike që për 25 vjet u ka nxirë shqiptarëve përditë e më shumë edhe jetën, edhe ajrin që thithin, edhe diellin. Ata vjedhin, grabisin, xhirojnë video për njëri-tjetrin dhe pastaj nxjerrin popullin “në pritë” për ta vrarë në bulevard si në 21 janar. Dhe frutat i marrin sërish ata. Ata që qeshin me këtë popull teksa ulen bashkërisht në tavolinat ku ndahet plaçka e vjedhur”:, thotë Dajti.

Në thirrje drejtuar qytetarëve shqiptare, Dajti shprehet se ka ardhur koha që populli shqiptar të ndërgjegjësohet për forcën e madhe që ka në veten e tij dhe të mos ndjekë më nga prapa ata që e mashtrojnë ditën e votimit me një thes miell dhe i grabisin votën që përkthehet në pushtet.

“Ka ardhur koha që të rikthehet në pushtet e majta e vërtetë dhe jo shërbëtorët e hajdutëve që janë pasuruar duke grabitur djersën tënde!Ka ardhur koha që të dalim të gjithë bashkë e të mbushim rrugët e sheshet për të protestuar për kauzat e vërteta! Nuk mund të shikojmë të pafuqishëm se si na vjedhin, na poshtërojnë, na kërcënojnë e na përdhunojnë përditë. Mjaft më me politikanë dhe ish-politikanë të konsumuar, me Kryeministra dhe ish-Kryeministra që nuk kanë fytyrë t’i dalin përpara popullit të vet”, thekson Dajti, drejtues i Frontit të Majtë.

March 16, 2015 14:53
Komento

5 Komente

  1. Arben March 16, 15:05

    PROTESTA SI NOCION, O SHOKU MARKO, KA PER QELLIM QE NJEREZIT TE KERKOJNE KUSHTE ME TE MIRA PER VETEN E TYRE,

    POR JUVE KESHTU JU KANE MESUAR PARTIA ME SIGURIMIN E SHTETIT, TE SHNDERROHENI NE KAMIKAZER TE NENES PARTI (ENVER MUT…T)

    Reply to this comment
  2. LOVE March 16, 15:35

    ky po ,ky i ve vulen tamam partise se tij .Pushkatim pa gjyq !

    shoku Dajti ,Shqiperine se shuan dot as hijenat qe pollen ty
    dhe sikur te fusin ndonje plumb kokes ty , Shqiperia rehat do jete …
    nqs ne do arsyetonim si ty ,por ne nuk jemi njesoj .
    VRASES !!

    nuk ka asgje te keqe ne kete deklaraten e ketij ? duhet me patjeter ti jeper hapsire mediatike gjithe shqipidioteve ? liri e fjales quhet dhe kjo ..”le ti vrasin se nuk ndodh gje ” ????

    Reply to this comment
  3. Kris 1 March 16, 16:14

    E nuk i vret asnje vrases me pagese deputetet .Deri tani ata kane vrare njeri tjetrin.

    Reply to this comment
  4. SHQIPE March 16, 18:11

    Majko kete refren te dha SALA Ty? Bjeri se I bie bukur!!!!
    MARKO! TE GJITHE E BINE, NENA JOTE QUHET BERISHOVICE

    Reply to this comment
  5. Ruxheli March 17, 19:34

    He,more ju te frontit te majte.Merruni vesh me njeri -tjetrin e vihuni ne krye te pakenaqesise se ketij populli qe e ka humbur busullen e orientimit qe me 11 prill 1985.Kur do te arrihet kjo?! Do te arrihet kur kjo toke te linde nje patriot te madh,idealist deri ne madheshti,ashtu sic ishte i paharruari,revolucionari e i perkushtuari per vendin e tij,Enver Hoxha.O popull shqiptar,mos u deshpero.Kij besim,mbase dita ka ardhur,Vetem se ti duhet te zgjohesh nga ky gjume i tmerrshem qe prej 25 vjetesh.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*