Marku, mbledhje me dyer të mbyllura me prokurorët në Durrës

February 8, 2018 12:59

Marku, mbledhje me dyer të mbyllura me prokurorët në Durrës

Pas Shkodrës dhe Elbasanit, prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku, ka shkuar në qytetin bregdetar të Durrësit, për të zhvilluar analizën vjetore.

Kryeprokurorja Marku ka zhvilluar një mbledhje me dyer të mbyllura me prokurorët e Prokurorisë së Durrësit.

Pas analizës në prokurorinë e Durrësit, Marku deklaroi se prokurorët duhet që të hetojnë për kontrabandën në port.

Prokurorët nuk duhet të ndalen vetëm me hetimin e veprës penale korruptive, por duhet të thellojnë hetimin pasuror të subjektit te veprës penale në lidhje me asetet që kanë në burim të ardhura kriminale nga veprime korruptive.

Kjo me qellim, jo vetëm ndëshkimin e autorit për krimin e kryer por dhe sekuestrimin dhe konfiskimin e asteve te krijuar prej tyre.

Qyteti i Durrësit si një nga qytetet porte te vendit tonë rezulton me shumë pak vepra penale në fushën e kontrabandës, ndërkohë që jemi të vetëdijshëm se sjelljet që cënojnë legjislacionin doganor janë të shumta dhe të ndëshkueshme penalisht.

Duhet që edhe kryesisht prokurorët të angazhohen për të evidentuar këto vepra penale në çështjet që hetojnë, duke mos u mbetur të kufizuar vetëm në referimet që mund të vijnë nga policia e shtetit, apo vete doganat”, deklaroi Marku.

o.j/dita

February 8, 2018 12:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*