Marku me prokurorin italian: Na pret punë e madhe, luftë bandave

February 26, 2018 12:15

Marku me prokurorin italian: Na pret punë e madhe, luftë bandave

Prokurorja e i Përgjithshme Arta Marku priti në takim Prokurorin Kombëtar të Antimafias në Itali, Federico Cafiero De Raho.

Prokuroria do të ofrojë prokurorët më të mirë për të punuar në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, duke pasur besim për sukses të plotë në luftën kundër krimit të të gjitha formave”, tha Marku.

Marku theksoi ndërkaq gatishmërinë dhe angazhimin e prokurorisë për të bashkëpunuar plotësisht me palën italiane veçanërisht në hetimet e çështjeve me ndjeshmëri të lartë në Shqipëri.

Kryeprokurorja theksoi se një numër çështjesh kanë karakterin hetimor në të dy vendet, në Itali dhe në Shqipëri, pavarësisht se jo me grupe të përbashkët.

Sikurse vërejti kryeprokurorja Marku, ka rëndësi përgjigja e shpejtë nga Italia për një numër letër-porosish të dërguara për hetime të ndryshme dhe për t’i hapur rrugën ecurisë dhe përfundimit të tyre në Shqipëri.

Ne e dimë që na pret një punë e madhe. Ka studime për grupet e krimit të organizuar në Shqipëri dhe punohet në vazhdimësi për të kuptuar formën, strukturimin, nivelin dhe shkallën e organizimit”-shtoi zonja Marku.

Bashkëbiseduesit vërejtën gjithashtu domosdoshmërinë e hetimeve sa më të thella për të zbuluar origjinën e parave që përdoren nga grupet kriminale.

Federico Cafiero De Raho tha se krimi nuk përdor më armët, por paranë duke u shtyrë në lidhje me ndërmjetës në shumë fusha të shoqërisë.

“Italisë i janë dashur dhjetëra vjet për të zbuluar funksionimin e grupeve mafioze, siç ka qenë rasti i organizatës mafioze “Ndragheta”, theksoi De Raho.

Prokurori i Antimafias theksoi ndërkaq se krimi vepron gjithnjë e më shpejt duke marrë masat pas çdo hetimi të përfunduar me metodat më bashkëkohore të hetimit.

Marku theksoi gjithashtu se pavarësisht se strukturat janë të përkohshme deri në krijimin e SPAK-ut, puna nuk do të rresht për hetimin e krimit dhe korrupsionit.

Drejtuesi i Prokurorisë për Krime të Rënda, Besim Hajdarmataj shtoi se tashmë ka materiale të përgatitura për t’u shtruar në bisedime me palën italiane, siç është vepruar në shumë raste, me prokuroritë në Bari, Ankona, Leçe.

“Bashkërisht u theksua domosdoshmëria për luftën kundër trafiqeve të drogës apo dhe të armëve si dhe për të zbuluar lidhjet mes krimit të organizuar shqiptar në Itali dhe investimet që kryhen në Shqipëri nga kjo veprimtari në shtetin italian”, tha ai.

l.h/ dita

February 26, 2018 12:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*