Marku në Vlorë: Të hetohen deri në origjinë transaksionet e pronave

February 9, 2018 16:19

Marku në Vlorë: Të hetohen deri në origjinë transaksionet e pronave

 

Kryeprokurorja Arta Marku, pas Fierit ka zhvilluar sot edhe analizën e prokurorisë Vlorë, përfshi Apelin.

Kryeprokurorja vuri në dukje rastet e falsifikimit masiv të dokumenteve, për vetë pozicionin gjeografik të Vlorës dhe interesin e madh të tokave me destinacion turistik, me qëllim shtënien në dorë të pasurive që i përkisnin shtetit apo të tretëve.

“Kjo bëhet evidente edhe ne sekuestrimet e vendosura mbi pasuri të ndryshme të paluajtshme dhe të luajtshme. Të verifikohen dhe hetohen deri në origjinë, transaksionet e kryera mbi pronat. Të zbatohen edhe në këtë drejtim sekuestrimet dhe konfiskimet përkatëse, me qëllim parandalimin e transferimit të pronave apo të të mirave të tjera të përftuara”, tha Marku.

Marku kërkoi koordinim të bashkëpunimit mes policisë, autoriteteve policore kufitare dhe autoriteteve doganore, me qëllim frenimin e trafikimit, identifikimin, gjetjen dhe vënien para drejtësisë të shkelësve të ligjit.

Sipas saj, Vlora prej kohësh, njihet si një vend prodhues i kanabisit, jo aq i drogave të tjera sintetike, por edhe si një vend i rëndësishëm tranziti për në vendet e Europës, specifikisht favorizuar nga linja e gjatë bregdetare.

“Duhet koordinim i veprimeve mes të gjithë aktorëve në luftën kundër narkotikëve dhe shkëmbim i informacionit në kohën e duhur, me shpejtësinë dhe cilësinë e duhur mes tyre. Duhet mosngutje në përfundimin e operacioneve të organizuara në luftën kundër drogës, duke vënë në pranga shpesh vetëm konsumatorët, shpërndarësit e vegjël, korrierët apo mjetet e transportit, por bërja e përpjekjeve dhe shfrytëzimi i çdo metode të mundshme ligjore hetimi dhe shfrytëzimi i bashkëpunimit ndërkufitar dhe ndërkombëtar, për të mundësuar identifikimin, kapjen me qëllim vënien para drejtësisë të organizatorëve të grupeve kriminale”, u shpreh Marku.

Por sipas saj, veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve nuk zhvillohet e vetme, pa mundësinë e korruptimit edhe të zyrtarëve publikë, në hallka kyçe të strukturave të shtetit.

Kjo, duke nisur që nga përfaqësuesit e pushtetit vendor që ometojnë të sinjalizojnë kur konstatojnë mbjelljen e bimëve narkotike në territorin e njësisë administrative ashtu edhe të funksionarëve të tjerë, që mund të ofrojnë kundrejt korrupsionit, ndihmën e tyre në hallkat që përbëjnë zinxhirin e trafikimit të lëndëve narkotike. Zhvillim të hetimit duke nisur nga identifikimi i pasurisë në drejtim të gjetjes së burimit, veprimtarisë kriminale. Sekuestrim dhe konfiskim i të mirave të personave të përfshirë në aktivitete kriminale që kanë të bëjnë me prodhimin, shitjen dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Përqendrim i burimeve njerëzore dhe teknike, specializim i tyre, përkushtim në kryerjen e detyrës, në luftë kundër narkotikëve, specifikisht në vende kufitare siç është Vlora”, tha kryeprokurorja.

a.s/dita

February 9, 2018 16:19
Komento

2 Komente

  1. Adih February 9, 23:14

    Te hetohet ceshtja e pronave ne Vlore thote z Marku me te drejte ..Do dalin pacavurer lakuriq ,nudo , si nga tokat qe i kane vjedhur pronareve ,po ashtu edhe tokave shteterore ,ku nuk i perkasin mafjes se bregdetit ,me mbrapavije ,politikanet.Ku dihet , qe edhe prona shteterore i takon te gjithe popullit shqiptar , qe nga veriu ne jug ,lindje e perendim ,ku banojne dhe jo mafjozeve Mar leje , per tju thene te ndalohet dhe shkaterrimi i natyres se betonuari ,dhe jo si ne ish plazhin e Durrsit ,qe nuk ekziston me turizem ..Rrespekte zonja Marku, ne qofte se do i shkoni deri ne fund ,ketyre hajduteve dhe shkelesve te ligjit .

    Reply to this comment
  2. Drejtesia do te behet,duan apo nuke duan mijte e kenateve,mizat e kalit dhe avoketerit e ligesise. February 10, 11:36

    Pune te mbare Kryeprokurores Marku,pot duke ditur se nga cilet u katapultua ne krie te Prokursise se Pergjitheshme,me lind dyshimi se nje te thene me nje te bere e ndan mes nje dete i tere;thote populli.Dhe kete po vazhdon ta vertetoje gjurmimi mbas cirongave dhe jo peshkaqenerve qe jane te denoncuar e deshmuar me ze,figure e deshmi te gjalla sa istitucionale,aqe dhe me shume popullore e medjatike si pjese e nedrgjegjshme nga fuqia e pushteteve me boten e riciklimit te krim-korrupsionit-mafjozo-imoralo-politik ne Tiranen zyrtare ne dite e vite deri me sot.Cfare pret Kryeprokurorja Mrku per hapjen e dosjeve te shekullit ku ne to jane perfshire vrases serial dhe supertekorruptuar nga fuqia e pushteteve,apo pret qe ti bashkanjitet kesaje lukunije ujqerish e cakejsh qe dhe sote vazhdojne te tallen me popullin ne tempullin e popullit ,pra ne parlament,duke bere humor te peshtire brend tyre,cfare pret Marku,kur nje fshat qe duket nuke ka nevoje per kallauzer?Mjaft eshte MJAFT.Fjalet i merr era,veprat mbesin ;thote populi. Duan apo nuke duan pjellat e mostrat e diktatures komuniste dhe persekutoret me ta,shume shpejt ata te marre sebasku do te kene nje fund te turpshe dhe pa kthim,ku e djeshmja dhe e sotmja do ti mbetet nje enderr,dhe e nesermja ne bangen e akuzes si pjese e ndergjegjshme e riciklimit te botes se krim-korrupsionit-mafjozo-imoralo-politik ne te tre pushtetet deri me sot,dhe ne burgun e Recit.Dhe se fundi sido qe ti kene persheshur apo konvertuar pronat e pasurite e grabitura dhe te perfituara nga fuqia e pushteteve, pronat do te shkojne tek i ZOTI.Dridhuni e perdridhuni,po vjen minuti qe nga trasta peme e kalbur jasht do te hidhet,doni apo nuke doni ju o te pa breke qe ju la dita dhe miljonere ju beri nanta.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*