Marku: PD, si garnizon ushtarak. Opozita e ardhshme do jetë e dobët

August 2, 2013 10:04

Marku: PD, si garnizon ushtarak. Opozita e ardhshme do jetë e dobët

Ish-deputeti dhe komentatori politik, Mark Marku, thotë për revistën Java se zgjedhja e Lulzim Bashës në krye të P d
është në fakt një akt vazhdimësie, më shumë sesa premisa për një profil të ndryshëm dhe një linjë të re në lidershipin e partisë.
Ai thotë se PD funksionon sot si një garnizon ushtarak dhe se problemi kryesor që ka sot kjo forcë politike, është ai i
lirisë së brendshme.
Çfarë prisni nga kryesia e re Basha? Cilat janë tiparet e pritshme të kreut të ri të partisë?
Lulëzim Basha, kryetari i ri i PD-së ka deklaruar mëse njëherë gjatë fushatës se ai do të jetë një kryetar i
vazhdimësisë. Profili i tij i ardhshëm politik, suksesi apo dështimi i tij do të varet shumë prej faktit nëse ai do
t’i përmbahet apo këtij angazhimi të deklaruar në fushatë. Nëse ai do t’i përmbahet këtij angazhimi atëherë do
të kemi një lider me tipare politike të ngjashme me atë të Bashës së deritashëm: një lider i cili ofron pamjen
prej të riu për të legjitimuar para elektoratit një përmbajtje të vjetër. Nëse nuk i përmbahet këtij angazhimi atëherë atij do t’i duhet që pamjen e vet të re ta mbushë me një përmbajtje të re. Pikërisht kjo përmbajtje e re është edhe çelësi i pigmentit të ardhshëm të liderit të ri të sapozgjedhur të PD-së. Deri tani Basha na ka privuar prej kësaj përmbajtje, duke na ofruar vetëm deklarata përkushtimi dhe besnikërie.
A shënon ky një hap përpara për daljen nga kriza ku e futën PD zgjedhjet e 23 qershorit, apo Basha përbën një zgjedhje konjukturale, më shumë sesa një përzgjedhje të duhur?
Mendoj se PD del nga kriza me një analizë të thellë dhe një debat real të problemeve të saj. Kjo gjë nuk ka ndodhur dhe deri sa aty të kenë frikë për të diskutuar dhe debatuar asgjë reale nuk ka për të ndodhur. PD deri tani ka funksionuar me logjikën e një garnizoni ushtarak, madje të një garnizoni në luftë, ku është ndëshkuar çdo formë e mendimit të lirë. Kjo parti
reformohet vetëm nëse shndërrohet në një forum të debatit të lirë, të mendimit të lirë dhe të konkurencës
së ndershme. Kriza e vërtetë e kësaj partie është mungesa e lirisë së mendimit. Ajo do të vazhdojë të jetë në krizë
deri sa t’i mungojë kjo liri.
Nëse Basha krijon mundësitë që parametrat e lirisë brenda PD-së të ndryshojnë pozitivisht dhe radikalisht

atëherë mund të themi se zgjedhja e tij do të jetë një hap përpara. Nëse nuk e bën atëherë zgjedhja e tij do
të jetë një detaj i parëndësishëm në jetën e rëndomtë dhe monotone të një strukture politike të traumatizuar nga mungesa e lirisë.
Olldashi deklaroi se gara qe e deformuar. Ju si mendoni për vetë garën? Cila qe cilësia e saj?
Fillimisht duhet të pranojmë se gara, edhe pse e deformuar, shënon një përmirësim të standardeve demokratike brenda kësaj force politike, pasi për herë të parë kryetari zgjidhet me votë demokratike. Por mendoj se Olldashi ka të drejtë
kur thotë se gara ishte e deformuar, edhe pse nuk e kam ndjekur me shumë vëmendje mënyrën se si është vepruar pas kulisave, pasi kam qenë krejtësisht i pa interesuar për t’u përfshirë në të.
Me siguri Olldashi, që e ka ndjekur më afër garën, ka më shumë të dhëna për mënyrën sesi është vepruar. Evidenca më e
dukshme dhe që e vë në dyshim procesin, është fakti që fletët e votimit kanë qenë me numër serie, gjë që
mund të shërbente si tregues për të identifikuar votën. Por megjithatë mendoj se edhe po të mos ishte një
garë e deformuar, Basha do të ishte konfirmuar si lideri i ri i PD-së dhe kjo jo vetëm pse ai ishte i preferu-
ari i Berishës, por edhe pse në sytë e anëtarësisë dhe të opinionit ai paraqitej si njeriu që mund t’i ofrojë
më shumë sukses elektoral PD-së në garat e ardhshme.
A projekton një opozitë të dobët zgjedhja e Bashës, apo mendoni se ai do të arrijë të adresojë sfidat komplekse që ka PD për të ardhmen?
Nisur nga nivelit i ulët i përfaqësimit dhe nga niveli i lartë i komprometimit të figurave kryesore të saj mendoj se ajo do të jetë një opozitë e dobët. Që të bëhet opozitë e fortë, kjo parti duhet të rikonceptohet tërësisht. Vetëm kështu ajo mund të shfaqet si një opozitë e fortë, alternative, efikase moderne. Dhe kur them e fortë nuk kam parasysh një opozitë revolucionare, por një opozitë të lidhur fort me interesat e qytetarëve dhe të projektuar fort në të ardhmen0.
August 2, 2013 10:04
Komento

8 Komente

  1. Mesuesi i vjeter August 2, 12:06

    Pamvarsishte opinionit qe jep Marku tani kur u largua si deputet,pasi me pare e dim sesi e ka vleresuar PD dhe elozhet qe i bente SALIUT,po eshte e vertet ,se do te jet vazhdim i SALIUT , jo vetem si vazhdimesi politike ,por edhe vazhdues i fjalorit banal te tij,shpirtziz se tij,mashtruesit e nuk ka si ndodh ndryshe, kur eshte vendosur nga vet SAliu sipas propozimit te ARGITES, SHOQES SE VJETER E LULIT NE KOSOVE,E CUPA E SALIUT. Jam i nje mendje me M ARKUN, se do kemi nje opozit te dobet,ku pervec fjaleve ,piktor,bllokmen,kondrabandist, jeni etrit tuaj,pushtet i dal me vota te manipuluara, veshtrimi i te gjithe deputeteve nga SALIU ,PARA SE TE FLASIN.,ngritja e dores minut pas minute e SALIUT PER TE FOLUR,pasi i duket vetja ende kryeminister,pa kryetar partie e di edhe bufi qe ai eshte,e Basha ka vetem celsat e kashtes.Po nga nje dalje publike eBashes pash nje Bash medioker e nuk dinte se c’te fliste. Si duket fjalimi nuk ishte i konsultuar me ustain.

    Reply to this comment
  2. zekthi August 2, 13:30

    “ Kriza e vërtetë e kësaj partie është mungesa e lirisë së mendimit. Ajo do të vazhdojë të jetë në krizë deri sa t’i mungojë kjo liri. “ thoni Ju z. Marku

    I nderuar dhe i respektuar z. Marku ! Kjo eshte plotesisht e drejte !
    Por nuk vlejne fare analiza qe beni juve dhe te tjere analiste ose personalitete qe me te gjithe mend duan qe Partia Demokratike te reformohet ose te Lindi.
    Them te linde dhe jo te rilinde, sepse ajo si strukture politike e organizuar u krijuar pikerisht nga Saliu dhe te tjere si repart ushtarak ne funksion te Saliut.
    Ajo ne lindjen e saj u vra qe ne embrion. U vra qe kur Saliu i vodhi studenteve dhe popullit shqiptar idealet dhe u bllokoi rrugen e demokracise.
    Ata qe u bashkuan dhe mbeshteten Partine Demokratike per idealin demokratik, ose u zhgenjyen ose u eliminuan edhe fizikisht nga ky repart ushtarak dhe komandanti i tij.
    Them nuk vlejne analizat jo per opinionin e shendosh dhe dashamires, por them nuk vlejne per te dhene rezultat Brenda PD-se per shprese reformimi nga Luli i Saliut.
    Kjo nuk do te ndodhij deri sa Saliu te jete Brenda dhe ne krye te Partise.
    Kjo nuk do te ndodhij per deri sa detyren per te reformuar dhe bere te mundur lindjen e nje force demokratike te vertete te djathte, ta marrin ne dore ata intelektual qe vertete mendojne se e bejne ( dhe nuk janë te pakte ) dhe qe te shkeputen plotesisht me guxim e kurajo nga berishizmi i ketyre 23 viteve .
    Me Lulin, me Giten, me Rajmonden, me Artan Hoxhen, me Kel Demin, Arjan Çanin , me Paloqen me Majlinden , Pernacken dhe Josefinen e kallepe te tjere te ketij lloji si edhe Fatmir Mediu apo kallepi Partive te Ballit qe jane bere vegla te saliut, qe pershurren ne breke sa here qe e degjojne ose u del perpara Saliu , sepse jane te perlyer deri ne koke me vjedhje e krime, nuk mund te kete ndryshim .
    Keta janë ushtaret jeniçer te rinj te saliut qe ka grumbulluar rreth vetes per te vazhduar luften me mullinjte e eres.
    Deklaratat qe behen nga Saliu dhe nga Saluli se qeveria nuk ka mbajtur premtimet dhe do ta heqim sa me pare, ne nje kohe qe ata nuk kane dale nga zyrat dhe qeveria nuk ka filluar pune, tregon per nje çekujlibrim total te tyre qe humben kolltuqet.
    Nje kryetari sapo “ zgjedhur” do te merresh tashma me riorganizimin dhe nxjerrjen e pergjegjesive partiake per humbjen dhe nuk do te bente deklarata te tilla.
    Por kur mund te filloje levizja e vertete Brenda PD-se ?
    Saliu deri ne vitin 2015 shpreson dhe do te qendroje ne krye te Partise me shpresen per te rizgjedhur Lulin ne bashkiose per te marre bashkine pa Lulin.
    Ne vitin 2015 Luli bashke me Salen do te humbin Tiranen dhe gjithe pushtetin local ne te gjithe vendin ne menyre qe ata kurre nuk mund ta parashikojne.
    Ky do te jete moment qe Luli do te veje per lesh si ka thene e ndjera Jozefine, dhe Saliu do te tentoje te drejtoje perseri proceset Brenda Partise per te shpetuar Lulin due vehten.
    Kete nuk do ta realizoje dot.
    Kjo eshte pikenisja e lindjes se nje Partie te djathte pa forca te errata Brenda saj, por e ngritur nga intelektual dhe shqiptare me te vertete idealist.
    Do te behet nje here shkermoqia, pastaj organizimi.
    Pastaj piqu pa shihemi !

    Reply to this comment
    • qifqia August 2, 13:37

      Fatkeqesisht ky process do te vazhdoje per 10-12 vjet mos te them me teper

      Reply to this comment
      • zekthi August 2, 13:39

        Marku: PD, si garnizon ushtarak. Opozita e ardhshme, do jetë opozitë e dobët
        Postuar më: 2 Gusht, 2013 tek Lajme Flas

        “ Kriza e vërtetë e kësaj partie është mungesa e lirisë së mendimit. Ajo do të vazhdojë të jetë në krizë deri sa t’i mungojë kjo liri. “ thoni Ju z. Marku

        I nderuar dhe i respektuar z. Marku ! Kjo eshte plotesisht e drejte !
        Por nuk vlejne fare analiza qe beni juve dhe te tjere analiste ose personalitete qe me te gjithe mend duan qe Partia Demokratike te reformohet ose te Lindi.
        Them te linde dhe jo te rilinde, sepse ajo si strukture politike e organizuar u krijuar pikerisht nga Saliu dhe te tjere si repart ushtarak ne funksion te Saliut.
        Ajo ne lindjen e saj u vra qe ne embrion. U vra qe kur Saliu i vodhi studenteve dhe popullit shqiptar idealet dhe u bllokoi rrugen e demokracise.
        Ata qe u bashkuan dhe mbeshteten Partine Demokratike per idealin demokratik, ose u zhgenjyen ose u eliminuan edhe fizikisht nga ky repart ushtarak dhe komandanti i tij.
        Them nuk vlejne analizat jo per opinionin e shendosh dhe dashamires, por them nuk vlejne per te dhene rezultat Brenda PD-se per shprese reformimi nga Luli i Saliut.
        Kjo nuk do te ndodhij deri sa Saliu te jete Brenda dhe ne krye te Partise.
        Kjo nuk do te ndodhij per deri sa detyren per te reformuar dhe bere te mundur lindjen e nje force demokratike te vertete te djathte, ta marrin ne dore ata intelektual qe vertete mendojne se e bejne ( dhe nuk janë te pakte ) dhe qe te shkeputen plotesisht me guxim e kurajo nga berishizmi i ketyre 23 viteve .
        Me Lulin, me Giten, me Rajmonden, me Artan Hoxhen, me Kel Demin, Arjan Çanin , me Paloqen me Majlinden , Pernacken dhe Josefinen e kallepe te tjere te ketij lloji si edhe Fatmir Mediu apo kallepi Partive te Ballit qe jane bere vegla te saliut, qe pershurren ne breke sa here qe e degjojne ose u del perpara Saliu , sepse jane te perlyer deri ne koke me vjedhje e krime, nuk mund te kete ndryshim .
        Keta janë ushtaret jeniçer te rinj te saliut qe ka grumbulluar rreth vetes per te vazhduar luften me mullinjte e eres.
        Deklaratat qe behen nga Saliu dhe nga Saluli se qeveria nuk ka mbajtur premtimet dhe do ta heqim sa me pare, ne nje kohe qe ata nuk kane dale nga zyrat dhe qeveria nuk ka filluar pune, tregon per nje çekujlibrim total te tyre qe humben kolltuqet.
        Nje kryetari sapo “ zgjedhur” do te merresh tashma me riorganizimin dhe nxjerrjen e pergjegjesive partiake per humbjen dhe nuk do te bente deklarata te tilla.
        Por kur mund te filloje levizja e vertete Brenda PD-se ?
        Saliu deri ne vitin 2015 shpreson dhe do te qendroje ne krye te Partise me shpresen per te rizgjedhur Lulin ne bashkiose per te marre bashkine pa Lulin.
        Ne vitin 2015 Luli bashke me Salen do te humbin Tiranen dhe gjithe pushtetin local ne te gjithe vendin ne menyre qe ata kurre nuk mund ta parashikojne.
        Ky do te jete moment qe Luli do te veje per lesh si ka thene e ndjera Jozefine, dhe Saliu do te tentoje te drejtoje perseri proceset Brenda Partise per te shpetuar Lulin due vehten.
        Kete nuk do ta realizoje dot.
        Kjo eshte pikenisja e lindjes se nje Partie te djathte pa forca te errata Brenda saj, por e ngritur nga intelektual dhe shqiptare me te vertete idealist.
        Do te behet nje here shkermoqia, pastaj organizimi. Pastaj piqu pa shihemi !
        Fatkeqesisht ky process do te vazhdoje per 10-12 vjet ( nuk them me teper ) i nderuar z. Marku.

        Reply to this comment
    • xxx August 2, 14:08

      xxx

      Reply to this comment
  3. TUSHI August 2, 15:10

    Me keqardhjen ma te madhe partia qe u krijua per rrezimin e komunizmit dhe simboli i demokracis Shqiptare mbajti te gjith plehnat e Shqipnis dhe te gjith kriminelat , hujdutet , komunistat e vjeter, sigurimsa te shtetit dhe sigurisht diktatorin manjak shpellarin berish dhe nuk shkoj ne rrugen qe nisem ne te tan populli Shqiptar te etun per nje demokraci rreale e te vujtun 45 vjet prej nje komunizmi ekstrem .
    Por tani edhe zotit Marku jan prish interresat e tija personale po ku ishte kta 22 vjet si lehte neper tv e rregjimit (SANDER LEGENIT KLAN ) berishjan per arritjet e tyne imagjinare.
    Ne PD ka tani per tani vetem kriminel, hujdut , sekser , tradhtar , trafikant droget dhe organesh,trafiqe armesh dhe trafiqet ma te pa imagjinushme .
    Ju lutem kush asht i ndershem dhe nuk ka marr pjes ne keta gjynahe dastancohuni prej asaj cerdhe se asht turp me i permend emnin PD-s dhe jo me ken pjes e saj .
    Prap me keqadhjen me te madhe per simbolin e demokracis Shqiptarte qe sot asht turpi i Shqipnis

    Reply to this comment
  4. artani August 2, 17:23

    more tush te paska dushi mlysh …..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*