Marku: Bashkëpunim me SHISH, në fokus droga dhe korrupsioni

February 13, 2018 13:44

Marku: Bashkëpunim me SHISH, në fokus droga dhe korrupsioni

 

Kryeprokurorja Arta Marku ka marrë pjesë sot në analizën e Prokurorisë së Korçës, ku ka kërkuar aplikimin e Marrëveshjes dhe Urdhrit Penal.

Qëllimi i saj sipas Markut është që prokurorët të jenë më të angazhuar dhe fokusuar tek hetimi i veprave penale me rrezikshmëri të theksuar dhe sensitive për Korçën.

Kryeprokurorja ka kërkuar nga prokurorët që të bashkëpunojnë me Shërbimin Informativ Shtetëror dhe të godasin grupet që financojnë dhe organizojnë kultivimin e lëndëve narkotike.

“Mbështesim prokurorët për hetime në lëndën e korrupsionit. Kjo të bëhet duke kërkuar dhe mbështetur forma të reja bashkëpunimi me policinë gjyqësore, agjencitë e tjera në Korçë, si Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH), etj, dhe tërheqja e qytetarëve në luftën kundër korrupsionit. Përkrahim hetime më të thelluara në luftën kundër drogës, ku megjithë suksesin e arritur, e bën të domosdoshme që prokuroria të mos mbetet vetëm me goditjen e shpërndarësve të lëndëve narkotike, por të identifikojë dhe vendosë përpara përgjegjësisë penale grosistët, grupet që financojnë dhe organizojnë kultivimin e lëndëve narkotike, trafikimin etj”, është shprehur Marku.

Ajo foli dhe për nëpunësit publike që janë shkelës të ligjit, duke shprehur mbështetjen për prokurorët për identifikimin dhe regjistrimin e veprave të tyre penale. “Nxisim analiza të përbashkëta me organet tatimore dhe doganore për të identifikuar shkelje të ligjit në këto fusha nëse ka, pasi siç del nga raporti për vitin 2017 ka vetëm një kallëzim nga këto organe”, tha Marku.

a.s/dita

February 13, 2018 13:44
Komento

2 Komente

  1. info analitike February 13, 18:03

    A do te hetoje krieprokuroresha finacuesit e droges ne qeveri?

    Reply to this comment
    • Gregor February 13, 18:33

      I paske gjetur o info pordha? E shtrydhe shume ate “mase te bute” brenda kafkes qe vetem me trurin ska asgje te perbashket? O degjenerate e SHQUP-it ik ha persheshin e dites me mark uk se jeni bere diarea e blogut.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*