Marku: Pse nuk bëhet dot Basha lideri i opozitës

Intervistë May 5, 2014 10:37

Marku: Pse nuk bëhet dot Basha lideri i opozitës

Ish-deputeti i PD-së, Mark Marku, në një intervistë për gazetën “Dita” është shprehur se Partia Demokratike kontrollohet nga Sali Berisha dhe se Basha është i komanduari i tij.  Pedagogu i gazetarisë është i bindur se kryetari i opozitës nuk e ka krijuar ende ekipin, dhe do ta ketë të vështirë ta krijojë dhe në të ardhmen. Ai vlerëson se Bashës i mungojnë aleatët dhe se nëse vazhdon kështu ai rrezikon që të jetë një figurë tranzicioni. Sipas Markut, të gjitha palët në PD do të kërkojnë ta çojnë Bashën drejt dështimit në mënyrë që më pas të bëjnë luftën e tyre për lidershipin e partisë. Po ashtu studiuesi ka analizuar ngjashmëritë dhe ndryshimet mes kryeministrit  Rama dhe ish-kryeministrit  Berisha.  Ndërsa ka sqaruar se shoqëria civile është një strukturë në ngjizje e sipër.

Intervistoi: Isuf Kurtaj

 

Zoti Marku, si pedagog dhe si studiues, a mund të na thoni se çfarë studentësh po nxjerrin universitetet shqiptare?

Universitetet shqiptare janë pjesë e shoqërisë sonë dhe si të tillë pasqyrojnë gjithë problematikën e shoqërisë që i ka prodhuar. Ka një prirje për demonizimin e universiteteve duke ua hedhur atyre mbi kurriz gjithë problematikën e shoqërisë shqiptare, ndërkohë që ato janë vetëm një pjesë e kësaj problematike. Gjithsesi ata nuk janë vetë problemi. Pa dashur të bëj atë çfarë bëjnë të tjerët me universitetin, pra ta projektoj problemin diku tjetër, unë do të thosha se universitetet paraqesin një problematikë të ngjeshur analiza e të cilës nuk mund të mbështetet mbi perceptime dhe opinione, por mbi të dhëna dhe fakte shkencore. Meqenëse këto të dhëna mungojnë është shumë e vështirë t’i përgjigjemi pyetjes suaj pasi, kemi shumë pak të dhëna për performancën e të diplomuarve të universiteteve shqiptare në tregun e punës, për nivelin e punësimit etj. Megjithatë një gjë është e qartë: diplomat e universiteteve tona kanë të njëjtin ndryshim cilësor me diplomat e vendeve të tjera sa ç’kanë edhe ekonomia, politika, mjekësia, arti, ushtria, policia apo sistemi juridik shqiptar nëse këto fusha i krahasojmë me ato të vendeve të tjera.

 

Çfarë shkon dhe çfarë nuk shkon, sipas jush, në aksionin e sotëm të shoqërisë civile?

Është ende e nënshtruar ndaj politikës, për të mos thënë se, në ndonjë rast, shërben si instrument i saj. Por, aksioni i shoqërisë është i kompromentuar sidomos për shkak të konformizmit të strukturave të saj. Ky konformizën është jashtëzakonisht i lidhur me varësinë e tyre prej donacioneve të institucioneve shtetërore dhe atyre ndërkombëtare. Këto donacione nga njëra anë shërbejnë për ta animuar veprimtarinë  e tyre, por nga ana e tjetër e kushtëzojnë pavarësinë e tyre. Shoqëri si e jona nuk financon pavarësinë e shoqërisë civile, mediave, botës akademike, por është e prirur për ta blerë këtë pavarësi.

 

Z. Marku, një grup intelektualësh të iniciuar nga avokat Ngjela, po shfaqin interes së fundi, për një projekt të pritshëm për të krijuar një lëvizje të re politike. Si e keni pritur këtë lajm dhe çfarë mendoni se mund të sjellë në spektrin politik një lëvizje e tillë?

E vlerësoj avokat Ngjelën pasi përfaqëson një pigment politik të domosdoshëm që shfaqet në mënyrë elegante në peizazhin mediokër të politikës shqiptare. Kam përshtypjen se do ta ketë të vështirë në përpjekjen për të krijuar një forcë të re politike pasi, me sa shoh, nuk ekziston ndonjë grup politik apo individë të caktuar që të kenë një vizion të ri politik që do të përbënte premisën bazë për një formacion të ri politik. Nëse e realizon do të ishte pikërisht ajo për të cilën ka më shumë nevojë politika shqiptare: modernitetin politik. Ka ardhur koha për zëvendësimin e sistemit politik  të tranzicionit me një sistem të ri. Nuk e di se ku do t’i gjejë avokat Ngjela aleatët për ta bërë një gjë të tillë pasi me sa shoh unë elitat shqiptare janë ende të  varfra në këtë drejtim.

Zoti Marku, Lulzim Basha, është në gjendje, dhe a do të dijë të drejtojë PD-në dhe opozitën, të cilën e mori pasi e kishte drejtuar për rreth 2 dekada një personazh imponues si Sali Berisha, dhe që vjen e dobësuar pas humbjes së 23 qershorit?

E ka fituar një farë autoriteti, por mendoj se do ta ketë të vështirë për ta realizuar plotësisht liderin e kryetarit të PD-së dhe të së djathtës shqiptare për disa arsye të cilat do t’i rendis shkurtimisht më poshtë:

1. Është një kryetar i emëruar nga paraardhësi i tij, zoti Berisha dhe para se të emërohej nga Berisha si pasardhës i tij nuk kishte shfaqur për asnjë moment as ambicien më të vogël për ta marrë lidershipin e partisë. Edhe pas kalimit të stafetës Berisha ka qenë aktiv duke e ushtruar ndikimin politik në po atë masë që e ushtronte më parë, gjë që e ka penguar konsolidimin e autoritetit të zotit Basha. Me këtë nuk dua të them se kjo është gjë e mirë, apo e keqe, është thjeshtë kështu.

2. Nuk ka patur guximin të bëjë një analizë të formacionit që ka marrë në administrim, nuk ka shfaqur asnjë platformë për rikonceptimin e këtij formacioni, nuk ka bërë asnjë propozim politik që paralajmëron një ndryshim të PD-së.

3. Nuk ka krijuar ende ekipin e tij, dhe nuk duket se do ta krijojë në të ardhmen

4. Kulturalisht, politikisht, intelektualisht nuk ka ndonjë domethënie të madhe në nivelin e përfaqësimit kështu që do ta ketë të vështirë për t’u shndërruar në një autoritet referencial

5. Edhe aleatët jashtë partisë i ka të pakët, politikisht të diskredituar, njerëz dhe grupe (nëse mund të quhen grupe) për t’u qarë hallin nga të gjitha pikëpamjet.

Nëse vazhdon kështu ai rrezikon që të jetë një figurë tranzicion. Të gjitha palët në PD do të kërkojnë ta çojnë drejt dështimit në mënyrë që më pas të bëjnë luftën e tyre për lidershipin e partisë.

 

Basha në drejtimin e Bashkisë së Tiranës mund të shihet si model suksesi apo dështimi?

Unë mendoj (në ndryshim nga një opinion i përhapur) se ai ka krijuar profilin e duhur të kryebashkiakut të Tiranës. Më pëlqen sidomos fakti se ai i ka shpëtuar modelit të një administratori delirant të kryeqytetit që e konsideron kryeqytetin si shtëpinë  e tij dhe që mund të bëjë ç’të dojë me të. Ka bërë ndërhyrje mirëmbajtëse për aq sa i kanë lejuar fondet, ka krijuar një perspektivë të qytetit me Bulevardin e ri edhe pse ndoshta nuk do ta realizojë atë, nuk është përfolur për ndonjë aferë korruptive me fondet edhe pse administrata e tij nuk ka qenë e imunizuar prej korrupsionit dhe mbi të gjitha ka deklaruar se nuk do të kandidojë si kryebashkiak i Tiranës për shkak të pozicionit që ka si kryetar i opozitës. Nëse vazhdojmë me analizën do të shikojmë se imazhi i tij tek qytetarët si kryebashkiak është pozitiv edhe pse nuk i ka realizuar disa prej premtimeve të fushatës dhe se një pjesë të tyre mund të mos i realizojë.

 

A ka ndryshim në mënyrën e funksionimit e të organizimit të PD-së që kur Basha qëndron në krye, apo kemi akoma një PD që shkon para në versionin “alla Berisha”?

Ka një ndryshim në diskursin e liderit, në imazhin publik të tij,  por nuk shoh ndonjë ndryshim thelbësor.

 

Edi Rama kryeministër, dhe Berisha kryeministër, ku ndajnë dhe ku ngjasojnë me njëri – tjetrin?

Është ende herët për t’i krahasuar pasi njëri e ka të mbaruar portretin e tij si kryeministër, ndërsa tjetri sapo e ka nisur. Megjithatë edhe me kaq kohë mund të themi se të dy e kanë një anë të përbashkët: e ushtrojnë pushtetin në mënyrë autoritare dhe arrogante. Të dy i njohin vetes një rol mesianik në politikë dhe në ushtrimin e pushtetit gjë që mendoj se është frymëzuese, por njëherësh edhe e rrezikshme për sistemet demokratike. Natyrisht që kanë stil politik të ndryshëm. Ndryshon diskursi, gjestikulacioni, veshja, motivacioni, menaxhimi i përgjegjësisë së postit të kryeministrit etj. Mendoj se Berisha i ka pasur më të qarta objektivat e tij në kohën kur u bë kryeministër dhe më të përcaktuara prioritetet. Mendoj gjithashtu se Berisha e njeh më shumë shtetin, politikën dhe administratën. Rama është natyrë më kreative, njëherësh më konfuze. Ndoshta gabohem, por ai i qaset pushtetit dhe shtetit më shumë si dekonstruktivist, procedim ky i pranueshëm në art, por ndoshta më i rrezikshëm se sa duhet në politikë dhe në administrim. Është mjeshtër i imazhit por që imazhi të qëndrojë gjatë duhet të shndërrohet në mjeshtër të qeverisjes. Kam përshtypjen që modeli i kryebashkiakut e pengon në krijimin e një modeli kryeministror.

 

Në zhvillimet e fundit politike, janë vënë re jo pak përplasje mes pozitës dhe opozitës parlamentare. Si do t’i komentonit këto qëndrime të dy kampeve politike?

Nuk shoh ndonjë përplasje të madhe politike, por ka një ashpërsim të panevojshëm të diskursit politik. Megjithatë, mendoj se një pjesë e tensionit politik ka ardhur për shkak të një gjendjeje konfuze që ka krijuar mazhoranca e cila e ka shpallur gjithçka të realizuar më parë si të gabuar dhe që e konsideron çdo akt të saj si rilindje ose si fillim nga asgjëja. Përveç kësaj, mazhoranca po tregohet shumë pak e vetëpërmbajtur dhe po kërkon ta shtrijë pushtetin e saj në të gjitha institucionet e pavarura. Këto akte kanë bërë që të gjithë të ndjehen të pasigurt. Është pikërisht kjo gjë që minuar paqen sociale në mënyrë të panevojshme. Nga ana tjetër, opozita më duket se nuk e ka ende kredibilitetin për ta shfrytëzuar këtë tension në favor të saj. Megjithatë paqja sociale e një vendi të trazuar si Shqipëria mund të prishet shumë shpejt dhe përvoja e ka treguar këtë. Një rrëshqitje në një konflikt social të panevojshëm do t’i dëmton të gjithë, përfshi edhe forcat kryesore politike

 

Në vazhdën e këtyre akuzave janë dhe deklarimet e selisë blu për përfshirje të infrastrukturës së ushtrisë në trafikun e drogës. Gjykoni se kjo është rruga që do të ndjekë edhe në vijim PD, në të bërit opozitë?

Unë nuk futem tek ata që mendoj se ushtria është një strukturë trafikuese e drogës, por megjithatë se e ka një të vërtetë në akuzat e PD-së. Ndryshe pse do t’i vendosnin blloqet e betonit në aeroportin e Gjadrit disa ditë pas akuzave të opozitës? Nuk besoj se ato struktura prej betoni janë kundër “mushkonjave”. Besoj se e vërteta është diku në mes.

 

 

 

 

 

Intervistë May 5, 2014 10:37
Komento

8 Komente

  1. ARGITA May 5, 11:09

    sepse bosja e kesaj organizate jam ue argita serbia dhe me prisni se po vije se shpejti dhe do ta zhduk kete vende se nuk e tradhtoi babene si kale troje qe ka qene dhe do jete dhe do leje trashgimtare

    Reply to this comment
  2. e verteta May 5, 11:39

    Sepse Basha nuk vjen nga shtresat e varfera, por te perkedhelura te shoqerise. Eshte i perkedheluri i Berishes, bash per te mbrojtur me teper korrupsionin familjar te ketij te fundit sesa per interesa te verteta opozitare. Me teper sesa per opozite te rrejshme si kjo e sotmja, Shqiperia ka nevoje per Drejtesi dhe Shtet Ligjor. Vete Drejtesia e ndershme mund t’i zgjidhte problemet opozitare.
    Opozita e LUL Bashes dhe Berishes shpifin, duke fyer popullin, pra qe populli eshte mesuar me genjeshtra dhe sulme pa princip dhe mund t’i haje fare lehte shpifjet e tyre…(keshtu mendon klani i tyre partiak)
    Opozita e vertete e populli, dhe jo nje parti familjare e Berishes, klanore, e kurruptuar si Partia Demokratike.
    Lul Basha eshte i bukur, por nuk ka karizem, eshte si nje “supe” e mire ne te pare, pa kripe, limon dhe ereza.

    Reply to this comment
  3. inf May 5, 12:05

    i vetmi Mark Marku qe ja ka rras surratit lulkes dhe burishes
    bravo Mark je Shqiptar i ndershem dhe nji pedagog shembull
    bravo kshu i do mushka drute
    pd tani do shkrrihet si fllucke sapuni te gjithe e dime tani
    te na rroje barbari berisha o lule o rryp te ve ne loje nji plak i pjerrdhur

    Reply to this comment
  4. ?!?! May 5, 12:28

    Po te garosh i vetem, s’te kap kush dhe e ke te sigurte medaljen…
    Dhe Basha po keshtu, u be i pari ne bashki dhe ne pd.
    Bashkise ja beri ‘naften’ duke ja lene Ennnos, partine le te shohim…
    Une nuk besoj tek ai,pasi dhe veze po beri do e kete pa shafran (te verdhe).
    Si ‘chuchuzinho’ me duket…(kungull thone portugezet)

    Reply to this comment
  5. albani May 5, 14:35

    Cfare ndodhi me Bashen mbas 23 qershorit, 2013? Cfare ndodhi me Berishen mbas 23 qershorit, 2013? Pergjigjet e ketyre dy pyetjeve, sipas mendimit tim, ndricojne ceshten Berisha – Basha?

    24 qesrshori, 2013, e gjeti Berishen te futur ne qoshen e ringut te boksit, te goditur, te dermuar, te shkelmuar, te turperuar, sikurse e gjeti fundi i Marsit te vitit 1997 dhe pefundimi i zgjedhjeve te qershorit te 1997 (zgjedhjet e pergjithshme). Nese ne 1997, cdo gje shpjegohej me veprimet kriminale te Sali Berishes: shkaterrimi i shtetit, venia e zjarrit Shqiperise nga ai dhe paramilitaret e tij, plackitja e pasurise se perbashket, hapja e depove te armeve per te lejuar pd-istet dhe militantet e PD-se te armatoseshin, vrasja e mijera shqiptareve, si dhe perpjekjet per kufizimin e lirive te opozites kunder popullit, vjedhjet e mjeteve financiare te shqiptareve me ane te firmave piramidale te krijuara prej tij, etj., etj.), qershori i vitit 2013 nuk qe gje tjeter vecse pergjigja e ketyre ngjarjeve, si edhe te krimeve dhe vjedhjeve te tjera te kryera nga Sali Berisha nga 2005 deri qershor 2013: 26 te vraret e Gerdecit, shitjas e detit Greqise, dhe 4 te vraret perpara zyres se tij, pa permendur krimet e kryera prej tij me vrases me pagese, si Kosta Trebicka, etj. Pra, Berisha e kooptoi Bashen kkryetar te PD, ashtu sic beri Ramiz Alia me Sali Berishen: qe secili prej tyre ne menyre respektive te siguronte jeten e tyre, Saliu te Ramizit dhe Luli te Berishes: Shkurt, qe ne Shqiperi te mos ndodhte fenomeni Caushesku! Dhe Luli ka detyrime ndaj padronit te tij (sepse ky, si koqe qe eshte, eshte komprementuar nga Berisha per vjedhje, per vrasje dhe per tradheti ndaj atdheut). Dhe Luli, si fyell qe eshte, mendon se postin e kryetarit te PD e ka dhurate nga Berisha, kur ne fakt Berisha e ka dhe po e perdor ne menyren me te keqe. Por ketu nuk ka rendesi Luli, rendesi ka qe Berisha te shpetoje pa lagur nga gjithe keto krime, vjedhje e vrasje. Ja ky eshte problemi!

    Reply to this comment
  6. Pëdëisti May 5, 17:17

    Te gjithe e dine se padroni i vetem i Partise demokratike eshte Sali Ram Berisha Vuçidoli dhe jo ndonje tjeter, perfshi ketu edhe Lul Bashen.
    Basha u fut ne klanin drejtues te PD-se, jo per merita por se ishte dashnori i vajzes
    se Berishes, Argites. Kjo dihet nga te gjithe dhe nuk do shume komente.
    Basha sot nuk e drejton Partine Demokratike, por ai ben çfare i thote Berisha.
    Basha u caktua ne krye te PD-se nga Berisha, pasi gelltiti nje luge çorbe nga ajo e Berishes.
    U caktua minister i jashtem per te vene ne pune njerzit e klanit te Berishes. U caktua minister transporti per te vjedhur parate e shqiptareve. U caktua minister i brendshem per te vrare popull te pafajshem shqiptar. Pasi beri keto, plus edhe ato qe kishte bere kunder popullit kosovar, kur hetonte “krimet” e UCK-se ne Kosove, sipas planit alla Ramiz Alia, Sala e caktoi si drejtues formal te PD-se, pasi i katapultuar edhe si kryetar bashkie me vota te vjedhura.
    Si perfundim, Basha eshte vetem tellali i Berishes dhe asgje tjeter. Ai nuk e drejton dot partine demokratike, aq me shume kur ajo eshte ne opozite.
    Do te jemi deshmitarë se si do te perfundoje Basha dhe klani i tij me vdekjen e Berishës.

    Reply to this comment
  7. Et'hem May 5, 18:36

    Ju pergezoi ju qe beni analize te sakt per binomin:Berisha-Basha.Populli thot:”njera dore lan tjetren-te dyja lajne fytyren”.Te dy keta jan hajdut,kriminel dhe anti-shqiptar.Berisha ne keto 23 vite beri ligin ne PD,pasi aty nuk kishte fryme demokratike dhe sundonte njeshi,ndaj PD-nuk duhet te quhet e tille por parti komuniste.Si presidnt dhe kryeminister ai sundoi si mbret,paçka se e humbi referendumin per kushtetuten me ’98-ten.Pasi beri 101 marrezira,tashme emroi Bashen,jo se eshte burr i mire,por per te mbrojtur zullumet e tij familjare dhe Bashen nga vjedhet ne rrugen e kombit dhe vrasjet me 21 janar.Z.Marku ishte i vetmi qe foli ndonje fjale ne grupin e PD-se,por ishte von,e nga kjo drejtesi e psoi.Tashme po qe burre duhet te flasi me shume se “çbehej atje ne PD”,kur akoma flet 1+1=1.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*