Marotta: Juventus dhe Milan, favoritët për titullin kampion

August 17, 2017 20:15

Marotta: Juventus dhe Milan, favoritët për titullin kampion

“Kanë mbetur ende edhe 15 ditë nga fundi i merkatos, ndaj mund të ndodhë gjithçka, ndonëse asgjë e jashtëzakonshme. Ne jemi të qetë, jemi në rregull me kontigjentin tonë kompetitiv.

Është një grup vështirë i përmirësueshëm. Vetëm pak na ndau nga trofeu më i rëndësishëm, por fituam në Itali, ndaj kjo do nënkupton se grupi është shumë i fuqishëm!”. Ishin këto fjalët e Beppe Marotta, për të analizuar situatën në kampin bardhezi, gjatë takimit tradicional të familjes Juventus.

“Juventusi është shumë favorit për të fituar sërish kampionatin, gjithashtu edhe Milan, për fushatën e fuqishme dhe të shtrenjtë të blerjeve që ka bërë. Mes favoritëve është edhe Inter, që ka gjetur stabilitet, por edhe Napoli për vazhdimësinë dhe për procesin e rritjes që po japin rezultatet e tyre”, deklaroi drejtuesi i kampionëve të Italisë, Beppe Marotta.

August 17, 2017 20:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*