Marrëdhënie të pabarabarta Greqi-Shqipëri

April 7, 2019 10:11

Marrëdhënie të pabarabarta Greqi-Shqipëri

Greqia dhe Shqipëria janë angazhuar në negociata që përfshijnë çështje themelore politike, ekonomike, liritë dhe të drejtat e njeriut. Ato kanë strategji diplomatike, përballë “paaftësisë” për ta siguruar fitoren me mjete të dhunëshme nacionaliste. Bisedimet diplomatike janë të suksesshme nëse, të dyja palët kanë përfitime të ndërsjellta. Shtetet që kërkojnë përfitime të mëdha duke bërë lëshime të vogla zakonisht dështojnë. Ose, kanë sukses kur ndërtojnë marrëdhënie të pabarabarta  pushteti ndaj palës tjetër.

A po përpiqet Greqia ta garantojë suksesin e saj, në negociatat e stërzgjatura me Shqipërinë, duke shpërfaqur marrëdhënie të pabarabarta pushteti ndaj palës shqiptare? Duket se, po. Sepse, në botë, Shtetet e Bashkuara të Europës rradhiten të barabarta përkrah SHBA, Rusisë, dhe Kinës. Shqipëria dëshiron të bëhet anëtare e BE, ndërkohë, Greqia është anëtare e herëshme e Bashkimit Europian. Si e tillë Greqia ka pushtet tepër të madh, se sa  Shqipëria në Bashkimin Europian e më tej. Këtë kartë ajo po e luan fort. Ja, konkretisht. Shkurt 2019. Prokopis Pavlopoulos, president i Greqisë –  gjatë vizitës në Kroaci – theksoi se ” Sjellje të tilla si ato kundër pakicës greke që cënojnë të drejtën e pronës, përbëjnë një pengesë të pakapërcyeshme në kursin evropian të Shqipërisë”. Mars 2019. Prokopis Pavlopoulos – nga Mali i Zi – i dërgoi Shqipërisë mesazhin “Ne mbështesim perspektivën evropiane.

Por është e qartë edhe kërkesa për të respektuar të drejtën ndërkombëtare dhe evropiane për të drejtat themelore të njeriut. Sjellje të tilla si ato kundër pakicës greke që cënojnë të drejtën e pronës, përbëjnë një pengesë të pakapërcyeshme në kursin evropian të Shqipërisë”. Mars 2019.Prokopis Pavlopoulos – me rastin e festës kombëtare të Greqisë – deklaroi: “Sa i përket fqinjit tonë Shqipërisë, ne nuk jemi kundër perspektivës evropiane. Megjithatë, kjo është një parakusht … për respektimin e sundimit të ligjit dhe të drejtave themelore të njeriut”. Mars 2019. Aleksis Tsipras, kryeministër i Greqisë – në samitin e Bukureshtit – komentoi “Po mësoj sot se ka një zhvillim negativ në lidhje me bashkësinë greke në Shqipëri … . Prandaj është një incident që nuk na lejon të jemi optimistë për perspektivën e rëndësishme evropiane të vendit [Shqipëria] …”. Prill 2019. Lideri i opozitës greke Kiriakos Micotaqis kërkoi në parlament që “… Greqia të vendosë veton kundër Shqipërisë në BE …” Pra, kemi të paktën pesë deklarata zyrtare nga krerët e shtetit Helen. Në një hark kohor afro 60 ditë. Pallogaritur deklaratat e ministrit plotësues Giorgos Katrougalos; të deputetëve grekë në parlamentin e tyre dhe, në atë Europian. Këto sjellje politike – ku sfidohet dukshëm barazia shtetrore shqiptaro-greke, edhe ajo etike midis presidentëve, kryeministrave, ministrave të jashtëm, deputetëve të dy vendeve – nuk janë rastësi.   Kjo  “perfect storm” greke, në analizë të fundit, më shtyn të besoj se ka për qëllim të kapë përfitime sa më të mëdha në në tryezën e bisedimeve dypalëshe ku, gjërat ose ecin ose ngecin.

Ngecja ose zvarritja e bisedimeve është formë trysnie e njërës palë ndaj tjetrës, e cila ushqehet me kërcënime, incidente, provokacione, zëdhënie, protesta, fyerje publike e të tjera mjete, që janë fare të ndryshme  nga ato që themelojnë marrëveshjen. Mosmarrëveshja është një gjëndje që ta plas shpirtin dhe  vepron me stil sulmues; shtirret sikur e shpërfill koston edhe në kulmin e lavdisë së bisedimeve. Në diplomaci, motivimi i mosmarrëveshjes është art më vete. Mospajtimi, nuk është një doktrinë e re e Greqisë kundër Shqipërisë. Sot ajo ka  për objekt minoritetin, dhe zëdhënës zotërinjtë Pavlopoulos, Tsipras, Micotaqis. Ndërkohë. Të gjithë dimë mjaftueshëm se nuk është minoriteti grek në Jug të Shqipërisë ai që, historikisht, ka krijuar situatë mosmarrëveshje midis Shqipërisë dhe Greqisë. Minoriteti është përdorur – për vet ndjeshmërinë e lartë që ka kjo çështje kudo në botë – për të maskuar mentalitetin e çuditshëm të Greqisë e cila, prej 107 vitesh, nuk e çmon Shqipërinë si shtet të barabartë, si mike të vërtetë. Doktrina e mosmarrëveshjes po e mban varur  marrëveshjen që e siguron Shqipërinë, Ballakanin, e më gjërë.

Greqia pëlqen të njihet, në botë, si shtet me demokraci shembullore; nisur nga fakti i mrekullueshëm se atje ka lindur dhe lulëzuar për herë të parë demokracia. Mirëpo shtetet demokratike pritet të jenë edhe më paqësoret, bashkëpunueset, më racionalet, megjithëse, nuk ka ndonjë rregull themelor në marrëdhëniet ndërkombëtare që të arsyetojë përse dhe si mund të shkojnë shtetet në mosmarrëveshje. Gjithësesi. Përvoja e marrëdhënieve greko-shqiptare ka treguar se pushteti mbretëror, dhe ai kapitalist kanë kërkuar gjithmonë justifikim të fortë për konfliktin apo mosmarrëveshjen me rivalin dhe, paskësaj ka ardhur trashëgimia helmuese e cila, ka lënë plagë të rënda tek njerëzit në të dy vendet tona. Shikoni historinë e luftrave në Europë – shpërbërjen e gjakosur të ish RFS të Jugosllavisë – pas rënies së Murit të Berlinit. Dhe, historinë e Kosovës para dhe gjatë 20 viteve të fundit; fill pas ndërhyrjes së SHBA dhe NATO. E pse të mos  mësojnë, edhe nga paqja: “Marrëveshja e Prespës” qershor 2018.

Nasho Bakalli

April 7, 2019 10:11
Komento

8 Komente

  1. Rita April 7, 12:01

    Sa shume e njihnim Greqine ne te arratisurit ne fund vitin e 1990 e tutje dhe sa pak kur shkelem ate toke te enderruar .Cudia ime e pare ishte se pse dallonin shqiptare te dy besimeve te ndryshme e pse ato te besimit kristian automatikisht i deklaronin si kombesi greke kur nuk ishin aspak te tille se ishin shqiptare puro e ne familjet e tyre as gjysherit e as prinderit e as vete personi nuk fliste nje fjale grekisht .Ne te arratisurit kishim arsyet tona politike e ekonomike kurse mikepritesit kishin qellimet e arsyet e tyre historike .Tanime kur mesuam si gjuhen e tyre dhe ne vazhdim dhe historine tyre them se duhej te kisha ikur gjetke dhe jo atje ,ne Greqi . Po ku ta dinte ajo koke e ajo pak njohuri qe kisha per historine e vendit fqinje .Ne diktaturen ku jetuam as dhe nje fjale per revolucionin e 1821 se organizatoret e prijesit e saj ishin pothuajse krejt shqiptare ( arvanites) :Dhe ne historine e Greqise ato u deklaruan si greke e vazhdojne dhe sot te jene te tille e do te vazhdojne ne perjetesi se me ndryshu duhet me rishkruar nje histori te re .Gja qe ishte me lehte te ktheheshin ne greke te gjithe shqiptaret te besimit kristian ne kombesi greke se sa te rrezohej nje histori gati 200 vjecare .Dhe me kete gje ata kthyen dhe nje shumice te madhe dhe ato shqiptare te besimit musliman ne krishtere e popullsia minorjetare greke u perhap ne krejt Shqiperine .madje deri ne Shkoder e Kukes . Ky fakt historik i heronjve alvanitesve te 1821 u mbyll per tu mos hapur kurre me dhe pse nje fakt i rradhe flet se ne parlamentin grek shume dekada pas rrevolucionit te 1821 flitej ne dy gjuhe ,ate grek e shqiptar . Ngerci i dyte i historise se vendit fqinj eshte dhe ceshtja “Came ” qe dhe pas ngulmimit percapjeve e kerkesave ne gjykatat europjane e kane fituar dhe kete beteje me nje fjale te vetme ” Bashkpunetore ” te nazismit .Do te kemi marredhenie te mira me Greqine ne se keto dy ceshtje ( 1831 dhe Camet ) nuk zihen ne goje e lum ajo parti qe e ben kete se do te qeverise e pa rrezikuar .

    Reply to this comment
  2. demo April 7, 13:21

    Bobo mor Thanas!Po ti e paske vrare grekun me pambuk.?!E paske vrare keq,As Panajot Barka nuk do ti bente kritika kaq te forta shtetit grek.

    Reply to this comment
  3. MH April 7, 13:51

    Ne do te triumfojme mbi palen Greke.Do i paraqesim diplomatin me nji thes ekasperience Z.Caka cyfin qe do ti terboj hileqaret grek,serbe e te cdo ngjyre.Diplomacia e keti zoterie do i bejne palet qengja e do i luten BE.Aman oj BE pranoe shqiperine e Caka cufit.Qe te kemi jo vetem rajonin e fuqishem,por dhe nji BE ekstra te fuqishme.

    Reply to this comment
    • apollon April 8, 11:37

      Caka eshte i papjekur, per t aperballuar Greqine diplomacise shqiptare i duhen kalibra re renda si ish ambasadori i Shqiperise ne Greqi, Z.Bashkim Zeneli. Ai ka nje pervoje te pasur me opinionin grek dhe pas nje qendrimi disavjecar ai njofi ne thellesi shoqerine paqedashese dhe eliten evropianiste greke. Zoti Zeneli psh mbeti i mahnitur sesi greckat i therrisnin mustaqelinjte e tyre me perkedheli agapi mu, por me prekese ishte fakti qe burrat pijetare bejeshin esell sapo gjinekat i shikonin pak venger njejte si Bubulina. Per kete ambasadori ka shkruar plot nje liber. Por nj efakt e ben shume me heroik qendrimin ne mbrojtje te paqes ne Ballkan qendrimi i Z.Zeneli kur ai ne myre kategorike i kerkoi kryeministrit sarhosh te PS te hiqte fjalen minoritet shqiptar nga deklarata per shtyp. Calashi dhe qorrit Bashkim nuk i dolen vite te tera per te vizituar nje here te vetme katundet ende shqipfolese ne Kostur, Konice dhe Cameri. Le per ata miliona arberore qe as i pa as i degjoi sa kohe qe ishte ne Athine. Po qe se sje dakort me Bashkimin ver Tritanin ose Kacin Islamin.

      Reply to this comment
  4. Vasili April 7, 14:11

    Duke cfrytezuar,formimin tone te manget,ne popujve te Ballkanit na kane sunduar vazhdojne te na cfrtyzojne me gjeopolitiken e tyre ish pushtuesit aziatik,apo shtete te tjere te medhenj.
    Ballkani vazhdon te jete nje teater,ku interferohen dhe kacafyten interesa superfuqish.
    Duke qene shtete te vegjel,ata shpesh kane rene dhe ndonjehere jane te detyruar te bien viktima te kesaj xhungle diplomatike.
    Dhe pasi folku i ketyre aneve,eshte relativisht i vogel,vecanerisht ai i ´´races´´tone ku mentaliteti ngaterrohet per kulture,rendesi ka lloji i udheheqsit,qe merre nje ndikim te madh mbi turmen.
    Ai duhet te dirigjoje nje realpolitike me fqinjet,zhveshur nga paragjykimet dhe ne respekt reciprok te se drejtes nderkombetare.
    Kjo kerkon vec te tjerave,diplomat me integritet dhe te formuar dhe jo lakej ,qe shikojne gjate gjithe kohes nga shkopi i dirigjientit.
    Per momentin,ne kemi nje kryeminster jo diplomat,cfaqur shpesh si i disekuilibruar deri ne ekstrem(fjale te ndyra rrugesh pa shkak kundrejt Trump,pozicion lakeu i neveritshem karshi diktatorit turk,berje karshillek alabaku te panevojshem Europes.
    Fati na ka dhene dy ministra te jashtem ne vijim, shume cilesor qe e tejkalojne mjaft nivelin per rreth.Vazhdojme te kemi ne pergjithesi, nje trup diplomatik formuar prej rapsodosh apo fosilesh toksike te trasheguara,qe dinin te benin dhe bejne vec dy gjera,te rendnin verber mbas politikes apo personit tallava te eprorit dhe ne vazhdim te shikonin interesat e tyre te vogla ne kurriz te shtetit.
    Dhe qershia mbi torte:Ambasadoret i aprovon likja.
    Kjo duhesh tthene e para.

    Reply to this comment
  5. Adih April 7, 15:45

    Zoti Nasho Bakalli ..
    Me fal por nuk ke qullosur as edhe nje gje .Zhgaravitesh pa llogjike nga fillimi ne fund si me Prsidentin Grek ,po ashtu me kryemi Tsipras ..Duhet te mireshe me qeverin Shqiptare .Me qe tema eshte sebepi simbas teje i pronave te minoritareve ,duhet ti drejtoheshe Rames ,qe ka futur koken ne rere si struci ..Duhet ti tregoje vendin Rames ne shkrimin tend ,qe as edhe nje here nuk e ka ngritur ceshtjen came .Gjerat jane te thjeshta ,. Per ti kerkuar llogari Rames ,duhet te shkruaje te zbatoje kushtetuten Shqiptare , qe po e shkel me te dy kembet nenin 181 te saj ??. Pronat duhen te ndahen ,je grek a shqiptar ose turk e dreqi me te bire ,se perndryshe shkelen te drejtat e njeriut.. Por mos haro ,jo te ligjit famekeq te 7501 ,por te tapiave para clirimit .para 45..Shkelen te drejtat e njeriut ,je ne kundershtim me kushtetuten shqiptare nenin 181 .Prandaj nuk ke qullosur as edhe nje z Nasho ,ku fatkeqesisht me ben pershtypje , nuk e citoni fare ,cuditerisht ceshtjen came .Duhet truk, presion nga qeveria shqiptare kundra grekeve mbi ceshtjen CAME:??? Duhet ti drejtoheshe Rames ,pse te shkel greku me kembe ,pse ke frike ? Arsyeja eshte se rama eshte vene ne pozite ,me gjithe pronaret e tjere qe sjane minoritare ,dhe po i shkelin me kembe keta neokomunista qe nga 45 e deri me sot per ceshtjen e pronave ?.Me keqeardhje e ke qullosur kete shkrim ,duke ju servilosur Rames ,qe nuk eshte burrre dhe frikacak ,karshi grekeve ,qe ne shqiptaret mbare i njohim shume mire Greket ,qe jane te babese .Por jepi cezarit ate qe i takon zoti Nasho..Bukur e thote populli ,besoj edhe ju z Nasho i jepni te drejte thenies popull.

    Reply to this comment
  6. Pellazgos April 7, 17:12

    Shqipetari Nasho Bakalli ka qene Athanasios Greke ne periudhen 1100 vjecare te Bizantit qe institucionet per kete periudhe te gjate kane qene vetem Greke.
    70% e popullsise Epirote (Keshtu quheshin te gjithe shqipetaret e sotem sipas Marin Barletit) u kthyen ne turq myslimane,me pengje,me vrasje,me perdhunime,me favore.
    Kurse ata qe nuk u turqizuan luftuan per Greqine dhe Epirin kombin e tyre.
    Pyetja eshte.
    Pse vellezerit Frasheri,Ismail Beu dhe qindra mijera te tjere shkuan ne Turqi dhe luftuan per ate kunder Arvanitasve?
    Pse nuk u ngriten ketu keta turq ne ndergje por shkuan atje?
    A nuk ishin rreth kater shekuj pushtim,mizerje,hajdutlleqe atehere kur Arvanitasit dhane jo vetem pasurine e tyre per kombin Greke,por jeten kunder turkoallvan ko save.
    Vete gjuha shqipe si shumice latine tregon qe Turqia krijoi Al-vanine.
    A nuk I thonin Polis Kostandinopolis perpara Turqise dhe jo Qitet nga Cita italisht?
    A nuk I thonin Papait te Kishes Orthidhokse ne periudhen Bizantine Greke dhe jo Prift nga Priest anglisht?
    A nuk I thonin Varkes Karavi dhe Stasi stacionit anglisht?
    Per kete fakt kemi Karavastane qe greqisht quhej Karavo Stasi.

    Reply to this comment
  7. cubi.matjan April 8, 15:08

    7 komente te ndryshme per nga lloji dhe cilesia. Te ndryshme jane edhe kendet e veshtrimit. Dhe keshtu me rradhe. Secili perpiqet te ndihmesoje per te miren e Shqiperise. Si perfundim, per te mos u zgjatur, shkrimi e ka arritur qellimin – ne bashkeveprim paqesor, intelektual, ndertues, patriotik – me lexuesin, komentet.
    Rrofshin shqipetaret per Shqiperine.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*