Jemi larg… A mund të funksionojë?
Nga Arkiva
Ndoshta na ka ndodhur vetë, shpesh kemi dëgjuar nga miqtë tanë apo kemi diskutuar duke pirë një kafe se si marrëdhëniet në distancë janë një dështim i sigurt.
Si mund të funksionojë një lidhje vetëm nëpërmjet Skype apo duke harxhuar fatura të gjata telefonatash për të mesuar të rejat më të fundit nga personi i zemrës?
Asgjë nuk është e pamundur në fund të fundit. Psikologët i qëndrojnë tezës se ndjenjat nuk mund t’i mposhtë largësia , por padyshim mund t’i ftohë.
Ka disa gjëra që mund të bëni për të shmangur frikën e “ftohjes” së marrëdhënies suaj kur mundësitë për të qenë afër janë të kufizuara.
Të bëni gjera së bashku
Fakti që ndodheni larg njëri tjetrit mund t’ju kufizojë të takoheni çdo ditë, por nuk ju kufizon që kur ky moment i shumëpritur të ndodhë, të bëni sa më shumë gjëra me njëri tjetrin duke filluar që nga shëtitjet, bisedat për detajet më te vogla, filmat në kinema , aktivitete në natyrë e shumë të tjera.
Bëni udhëtime të shpeshta
Planifikoni të bëni udhëtime së bashku sapo t’ju krijohet mundësia. Qëllimi nuk është të shkoni sa më larg apo të shpenzoni shumë. Koha cilësore me njëri tjetrin është ajo që ka rëndësi.
Bëni kujdes me xhelozinë
Të jesh larg partnerit, nuk do të thotë domosdoshmërisht që të bluash në kokë se ku ndodhet apo në shoqërinë e kujt. do ta dëmtontë rëndë marrëdhënien tuaj. Thjesht flisni me njëri tjetrin hapur dhe jepini mundësinë të” ndihet me ju dhe kur është pa ju”. Nëse xhelozia është pjesë e pashmangshme e karakterit tuaj, atëherë rimendojeni çështjen e marrëdhënies në distancë sepse për fat të keq ështe një armik i tmerrshëm.
Flisni sa më shumë për objektivat e përbashkëta
Fakti që jeni larg njëri tjetrit nuk cënon objektivat tuaja të përbashkëta. Duhet t’i keni idetë e qarta dhe të qëndroni afër njëri- tjetrit në vendimet tuaja, ndonëse jo fizikisht.
Epo , në fund të fundit, marrëdhëniet nuk janë të lehta!
j.l./ dita
ti ftohe saaaa ti kapi tartakuti nga te dridhurat
ti shkoj Temperatura 41° + Ca viza ,
njilloj ose me keq se Gripi I zogut .
#Opo te kput ne mes fare ca llafos ti e.
Mos e prvofshe vet se pasha Perenin
t’rrexo per Toke
gjera po -e .
po kush te kupto ,
maj zoja psikolloge .
Njerzit sot nuk jan aspak Empatik,
se cfar i mungon tjetrit ,cfar do ai
dhe ndjenjat fluturojn kuturu diku dmth shtegetojn
sepse i mungon Foleja e ngroht dhe ajo qe ndodh pastaj ,
qe asnji nga te dy sdo ti gezonte eshte ajo se,
dhallandyshi kerkon Fole tjeter dhe kjo con ne padyshim ne shkaterrim te asaj ndjenje te bukur e te vertete ,
qe X Y s’arrin ta kuptoje dot.
Shqiptaret e urte thonin:Larg ,syrit-larg zemres.Te tjerat jane thjesht fantazi,per njerez ireale.Shikoni numurin e divorceve,ndaj numurit te martesave,ne cdo vend,ne cdo kohe (dhe duke jetuar bashkarisht,pra prane e jo larg).
si gjithmone hidehn per diskutim Tema te tilla ,
qe s’kan asgje te ngjashme me ndjenjat e strapacuara
te asaj shoqerie aty .
Ndryshe e konceptojne dhe ndjejne lidhjen personat
qe jetojne ne nji shoqeri te vertete Vlerash ,ku gjithcka
funxionon brenda nji llogjike njerezish te lire e civilizuar ,
te patraumatizuar nga dhuna /antivlerat ne shoqeri ;
ku vdo Vlere eshte zevendesuar me antivleren ,
# nga ajo shoqeri aty e zhveshur nga ndjenjat e verteta
pra e traumatizuar nga kafsheria e jetuar ne kto 30-vjet
perdhunim Vlerash .
Nuk mbin asnjii Trendafil ne nji shoqeri qe jeton ne Landfill me plehrash .
Edhe ata pak njerez te vertete ,pra qytetare te vertete qe kane ngelur ne ate vend ,aty,
i jane mpire ose tjetersuar atoi ndjenja te verteta
nga mizerja qe e rrethon .
Si pasoje Koncepti mbi nji lidhje ndjenash te perbashketa aty,
# dhe s’mundet te trajtohet aspak sipas ktij shkrimi .
Megjithate nqs nji lidhje ka kaluar kufijte e zemres dhe ka depertuar ne Sjpirtin e dy personave ,
distanca qe i ndan nuk perban asnji problem .
Lidhjet shpirterore i qendrojn cdo furtune e largesie
dhe nji dit te bukur zbarkojne ne breg …por qe kto jane
raste shuuuuuume – shume te vecanta 1 ne 3 + Miljon 😉