Marrëveshja, agjentë kroatë të kamufluar për luftën ndaj korrupsionit në Shqipëri

October 16, 2015 09:28

Marrëveshja, agjentë kroatë të kamufluar për luftën ndaj korrupsionit në Shqipëri

Në Parlament ka mbërritur marrëveshja midis Shqipërisë dhe Kroacisë për bashkëpunim në luftën ndaj rreziqeve të sigurisë dhe korrupsionit. Kroacia është vendi më i ri i Bashkimit Evropian dhe u përfshi në Union pasi arrestoi ish-kryeministrin Ivo Sanader për korrupsion.

Marrëveshje midis dy qeverive parashikon shkëmbimin e eksperiencave, por parasheh edhe bashkëpunimin që ka për objekt parandalimin e korrupsionit dhe veprave te tjera penale kundrejt funksionareve zyrtare.

Gjithashtu, palët kanë parashikuar shkëmbimin e përvojës së zbatimit te ligjit kombëtar dhe parandalimin e kriminalitetit, shkëmbimin e informacionit, si dhe analizimin e shkaqeve e tendencave kriminale.

“Një tjetër formë bashkëpunimi është mundësia e përfshirjes së agjentëve të policisë nën mbulim apo personave të infiltruar për vepra penale, për të cilat legjislacionet e palëve e parashikojnë këtë formë të bashkëpunimit si mjet në luftën kundër krimit”, thuhet në relacionin e qeverisë dërguar në Kuvend.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe mbrojtjes se dëshmitarëve dhe personave në nevojë për mbrojtje.

Gjithashtu, marrëveshja parashikon shkëmbimin e oficerëve ndërlidhës të konstaktit, të cilët shërbejnë për këshillime dhe asistence pa pasur të drejta për të ushtruar ne mënyrë të pavarur të tagra policore.

“Ata sigurojnë informacion dhe ndërmarrin detyra brenda kuadrit te instruksioneve te palës faktuese dhe, në të njëjtën kohë, ata marrin në konsideratë kërkesat e palës pritëse”, thuhet më tej.

Marrëveshja bëhet duke u bazuar në planin kombëtar për zbatimin e MSA-së dhe direktivat e Bashkimit Evropian. /Dita/

October 16, 2015 09:28
Komento

4 Komente

  1. Falcon October 16, 10:19

    Vetëm fjale e premtime, strukturat jane aty per te ndeshkuar.Problemi jone nuk eshte se nuk dihet kush jane korruptuarit por
    Këmbĕzën nuk ja mban t’a shkel [email protected]

    Reply to this comment
  2. Futja kot October 16, 10:53

    Po ne nuk kemi VeshGjate per te ndjekur “shembullin” e Kroacise?

    Reply to this comment
  3. XXL October 16, 11:48

    SAKTE PROBLEMI ESHTE QE SKA NJEREZ PER TE VEPRUAR DERI NE FUNDE DHE PER TI VENE PARA DREJTESISE PASI “RRUGES “FIROJNE FAKTET NGA ELEMENTE BRENDA HETIMEVE TE CILET MARIN PARA DUKE I ZHDUKUR PROVAT……….

    Reply to this comment
  4. Kris 1 October 16, 12:58

    Shyqyr qe erdhi dita te bejme kerkime per te zbuluar korrupsionin.Pastaj do te ngrene nje komision parlamentar per sistemimin e fakteve,nje bord te perbashket me BE,nje njesi antikorrupsion qe do ta kete me koncension firma kanadeze Ramsaliu,ngritjent e dy burgjeve moderne per hallexhinjte dhe te madhen reforme te dreqit.Fitoren e kemi te sigurruar.
    Rrofte Horri qe Po na shpeton.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*