Marrëveshja e Beratit sipas shënimeve të Kadri Cakranit të Ballit

January 7, 2020 10:00

Marrëveshja e Beratit sipas shënimeve të Kadri Cakranit të Ballit

Nga Auron Tare

Disa dite me pare profesor Milo botoi këtu në gazetën Dita nje pershkrim interesant mbi nje prej ngjarjeve historike te Luftes se Dyte Boterore ne Shqiperi:  marrëveshjen midis forcave partizane dhe njësive te avancuara gjermane që u futen ne Shqiperi pas kapitullimit italian e njohur si Marrëveshja e Beratit.

Për marrëveshjen e Beratit eshte shkruar shume gjate periudhes komuniste. Mjaft artikuj apo deshmi dokumentare e kane  trajtuar kete ngjarje te cuditshme ku forcat partizane dhe ato gjermane  per jave e tera bashkejetuan ne qytetin e  habitur nga kjo ngjarje.  Sigurishë qe ne vitet qe pasuan kjo ngjarje u ri interpreua dhe u rishkrua shpesh sipas interesave politike te lidershipit komunist duke e mjegulluar edhe me shume arsyet e kesaj Marrëveshje.

Por  megjithe rendesine e madhe qe kishe kjo ngjarje e çuditshme  per palet politike te kohes,  historia  dhe historiografet tane nuk kane mundur të sjellin kendveshtrime  nga te gjitha palet dhe   protagonistët kryesore te ngjarjeve te Beratit.

Një emer i cili nuk figuron fare në historiografine zyrtare eshte emri i Kadri Bej Cakranit.

Ne periudhen e Marrëveshjes,   Qytetin e Beratit e kontrollonte nje prej figurave me te rendesishme te Partise Politike e njohur si Balli Kombetar, pikërisht Kadri Bej Cakrani.

Kadri Cakrani i biri i firmetarit te pavaresise Hajredin Bej Cakranit ishte nje ushtarak i edukuar ne Akademine Ushtarake te Vjenes shkolle ku edukohej elita  austriake. Ishte dëshmitar i ngjarjeve  te Munihut ku komunistet gjermane  vendosen pushetin  e njohur si Republika  Sovjete  Bavareze.

Njihej si kundershtar i vendosur i komunizmit.  Ne jeten e tij publike njihej gjeresisht edhe si  kundershtar i  Zogut.  Ishte adhurues i xhaxhait te tij Bekash Bej Cakrani nje politikan shqiptar  protagonist i rendesishem i shpalljes se pavaresise dhe Minister i Financave ne Qeverine Vlora.

Në periudhen e Monarkise kishte refuzuar cdo angazhim publik dhe ishte terhequr ne punet private.

Por  Lufta e Dyte Boterore e kishte bere papritur nje figure te rendesihme politiko usharake dhe nje prej krereve me aktive te Ballit Kombetar.  I vendosur ne Berat, qytet të cilin e mbante nën kontroll me njerëzit e ti,  Kadri Beu ishte deshmitar i dorës së parë në ngjarjet që rrodhen  pas kapitullimit te ushtrisë Italiane.

Simpatizant i ushtrive gjermane  njohes i disa gjuheve te huaja dhe person qe u perplas me arme ne dore me kundershtaret politike mund te quhet nje deshmitar origjinal i ngjarjeve te Beratit.

Leximi i deshmive te tij shkruar vite me vone ne emigracion mund te na bejne te kuptojme me mire situaten e Beratit, proagonistet e vertete, rolin fillestar te ushtrive gjermane ne mos nderhyrjen ne punet e brendeshme si dhe perplasjet lokale per dominimin politik.

Sigurisht qe deshmite e tija jane nga kendveshtrimi i nje kundershtari te rrepte te ushtrive partizane  dhe duhen marre me rezerva por si nje deshmitar i ngjarjeve dhe per me teper protagonist kryesor,  sjellin per historine tone  nje  origjinalitet qe duhet vleresuar.   

 

Më poshtë, pjesë nga shënimet e Kadri Cakranit:

…Sa u ktheva në Berat. Gjermanët ishin në Aerodrom në Otllak. Për Kuçovën u dërgova fjalë forcave t’ona të Skraparit që komandoheshin nga Ermenji të hynin menjëherë. Komandanti u nis, po Komunistët J’u qepën prapa që të hynin bashkë në Kuçovë. Nga që urdhëri ishte i prerë, ata nuk pranuan dhe u futën vetë në Kuçovë dhe vendosën flamurin duke u takuar me popullatën.

Pas ca orësh erdhën disa forca me komunistë  partizanë dhe pas të vjeli u kërkuan nasjonalistëve të merrnin pjesën e njëjtë nga depot italjane dhe të ishin bashkë me t’a nëpër rrugë patrullë. Çetat e Ballit i pranuan vetë pa urdhër. Nga ana tjetër ata njoftuan çeta të tëra që erdhën më shumë në numër se Balli dhe thanë që do tani donin të gjitha depot dhe do të patrullonin vetë. Forcat e Ballit të ikin fare!

Kjo punë na gishtin e më merr krahun që bëjnë gjithnjë çetat t’ona më bëri tym, dhe sa më erdhi njoftimi, i mblodha forcat e qytetit dhe u nisa me urgjencë në Kuçovë. Ata j’U hodhën dy apo tre bomba para maqinës dhe vranë shoferin e ushtarëve të Ballit,se këta nuk xbrisnin apo t’U hapnin zjarr në distansë, po vazhdonin avazin se do futemi bashkë! Sa dëgjuan se po i vijnë përforcime Ballit nga Berati, dhe e morrën me mënd që ishja unë, ikën me një herë.

Halli ishte tek garnizoni Gjerman në Otllak që kishte filluar të merrte nga depot benxinën për avjonët dhe maqinat e tyre. Kështu nja dy Komunistë që u caktuan, filluan pazarin me Gjermanët duke i ngarkuar fuçitë dhe çisternat. Kjo nuk ishte e parashikuar, biles as marrëveshja për të ndarë depot.

Lufta e Beratit

I inatosur jashtë mase, nuk merrja dot as ndonjë sulm ndaj komunistëve në Berat në mes njerëzve. Se ata në fillim vinin një e dy, pastaj i kishe nëpër pazar të tërë. Ata donin të fillonin luftën, me ne, prandaj ishin tërhequr. E keqja e madhe ishte se këtë gjë nuk e besonte asnjë nga ushtarët e Ballit me inercinë e marrëveshjes së Mukajt, që vetëm nga halli dhe rregulli im për raste sulmi, i mbante gati.

Për këtë Komunistët ndoqën dy rrugë që të fillonin të godisnin forcat t’ona dhe t’i asgjesonin, po të kish mundësi.

E para ishte e vjetër, hyrja bashkë në qytete, duke përfituar nga respekti ynë i pa kuptimtë për kundërshtarët, qofshin shqipëtarë, sado pak që ishin ata, dhe që ne i konsideronim bashkëluftues. Këtë gjë pak muaj më parë e kish paguar Profesor Ermenji duke rënë në kuthin e Komunistëve që lajmëruan Italjanët dhe e pritën me zjarr, sa nuk u lidh dot me Muharrem Kapllanin, dhe u tërhoq se nuk kanë asnjë strategji më të vogël, vetëm përpara!

E dyta dhe më e rrezikshmja ishte ajo që ata ose do të zinin pozisjone të favorshme, apo prita që t’i godisnin nga afër, me qëllin asgjesimi total. Kjo pasi këta lloj komandantësh akoma i thoshin vullnetarëve të popullit, pra ushtarëve të Ballit, se si ne dhe Komunistët luftojmë për një qëllim. Kjo ishte vetë vrasëse në të njëjtën kohë kur Komunistët i instruktonin partizanët për goditje të fshehta e të befasishme, me qëllim likujdimi. Kush do e gjente të vërtetën në mes të një lufte po u vranë të tërë?

Sa po më erdhi informata dërgova një njeri te Ermenji me një urdhër që të mos bashkë veprohej në asnjë mënyrë me çetat partizane, qofshin këto të atyre që quheshin Nasjonalistë, e që për turp bënin me zell punën e Komunistëve. Ndryshe do të ishim të detyruar ne si forcat e Beratit, bashkë me xhandërmarinë e qytetit të godisnim ç’do lloj ushtrije që kërkonte të merrte Beratin.

Po prisja korrierin… Nuk kishja kohë të merresha me Profesor Ermenjin, si komamndant i ç’quar këtë radhë, dhe u dhashë urdhër forcave të mija që mbronin Beratin, dhe duhej të godisnin këdo, qofshin dhe forca të Ballit, po është se vijnë të ngatërruar me Komunistë! Ata në fillim s’e kuptuan, po unë një herë flas! Me aq vetë sa kishja as që bëhej fjalë të rezistoje, se do të ishte vetë vrasje më keq se kjo e Profesorit, i cili me një guxim po i them unë, po ishte kokë fortësi idjoti, jo vetëm përgjegje nuk ktheu, po e kishte marrë korrierin dhe e kishte futur me forcat e Tij në luftime. Puna ishte se do thoshte se nuk më ka ardhur njeri, jo për urdhër, që ata nuk i zbatojnë dot, pasi t’i kish futur një plumb korrierit në luftë.

Si të parat që u dukën pashë me dylbi forcat e Ballit që vinin të përzjera me ato Komuniste dhe si më të shpejta, që për këtë dyshoj dhe sot, këto të fundit zunë Kalanë e Qytetit, një pikë dominonjëse që nuk të lë të lëvizësh dot, jo j’i sulmosh. Mestan Ujanikun me forcat e Tij zuri pozisjone në Kala, Profesor Ermenji pa tjetër që e ka lënë me t’a dhe vetë mbeti pa hyrë në Berat apo tek lagjet e para.

Nga ana tjetër as e llogariti dot se forcat e tjera Nasjonal Çlirimtare që rrinin në fshatrat rreth Beratit, mund të godisnin qoftë pas shpine Profesorin, që u besonte si vetes Komunistëve, qoftë për të mos lënë që ndonjë përforcim t’i afrohej Ermenjit në afërsi të qytetit. Plani i çetave Nasjonal Çlirimtare ishte i për punuar me kujdes dhe pa gabime, që po të merrej Berati atë ditë, Jugu për Nasjonalistët dhe Ballin, kishte marrë fund shumë më keq se në Grehot. Kush merrte Beratin, kish marrë Jugun, dhe kush merr Jugun ku xhvillohej lufta, kishte çelësat e fitores!

Ndihma u nis, por nga që në qytet ishte garnizoni Italjan dhe flitej se kishin hyrë dhe Gjermanët, çeta e Ballit, mbi njëqind vetë duhej të kish që erdhi në ndihmë Porfesor Ermenjit, ngeci në Drobonik. Kishin dalë një grup me partizanë Komunistë që do priste demek forcat t’ona dhe të takohej, si ishte bërë zakon, dhe forcat e tjera, dihet në pritë nga të dy anët. Pa u afruar mirë hapin zjarr dhe çeta e Ballit, nga që s’e priste pa besinë, një pjesë u tërhoq, pa llogaritur ata që u vranë nga zjarri i beftë dhe atyre që u shtrinë për të luftuar, por ranë rob.

Ne kaluam në rrezik të dy fishtë, se Gjermanët e Otllakut u futën të parët në Berat me një kollonë të vogël, me patrullën në një triçikël, autoblinda dhe më prapa maqina me një officer. Berati nuk kish rëndësi strategjike si qytet për t’a, kështu që ata kërkonin vetëm furnizime dhe bukë si duket, po Komunistët po rrinin gati. Triçikli që printe ecte me kujdes nëpër rrugë, po mileti hapej nga rruga duke i parë. Mestan Ujaniku duket ka kërkuar i pari t’i takojë, po Xhemali, i biri i tha që vente ai, pa merak. Me gjithë dy të tjerë i dolën përpara kollonës me triçkël dhe ky ndaloi.

U habit se i pa me kapelle me yll të kuq këta, dhe Gjermanët si i kishin punët keq me Rusët e aq inat, e provokoi duke nderuar alla Hitler. Pa ndroje në çast Xhemal Ujaniku j’a kthehu po Heil Hitler dhe atëhere gjermani, një ushtar i gjatë i patrullës e qëlloi me pëllëmbë Xhemalin, sa kapellja i ra për dhe. Dy të tjerët e kuptuan dhe i hoqën kapellet me një herë. Gjermanët e tjerë e morën dhe e lidhën në moment Xhemalin. Doli dhe oficeri, një Kapiten i shoqëruar nga këta ushtarët që patrullonin po me një herë erdhi nga Prefektura Iljas Sevrani me vrap. Pas sqarimeve me duar dhe me këmbë Gjermanët dhe Komunistët pastaj u nisën për në Prefekturë. Atje ishte radhë dhe Gjin Marku me të tjerët, mezi po prisnin.

I shikonim këto gjëra, më thanë njerëzin që më njoftuan dhe unë e mora me mënd se ata do t’U flisnin gjermanëve kundër nesh, prandaj ishte e kotë që të vija vetë dhe të ndërhynim. Ishim në pritje ç’farë do ndodhte dhe nuk vonuan të vinin informatat nga të kuqtë. Kishin bërë bisedë me Kapitenin Gjerman në Prefekturë dhe hyr e dil Gjermanët me nderim alla Hitler, e mësuan kështu dhe këta dhe sa dukeshin Gjermanët, të gjithë nderonin njëherësh. Si i kanë gënjyer për yllin e kuq rus dhe të tjerat, po Xhemalin e kishin parë prapë, kështu kjo punë tregonte se e kishin liruar.

Dy kambionë erdhën tek Prefektura dhe partizanët hipën në to. Menduam se ishin ushqime ose rroba që j’Ua morën dhe atyre. U gabuam se ishin armë Gjermane, më të mira se ato Italijane, dhe se vetë Italija. Ata ishin shumë larg përpara në industrinë e armatimit. Me qënë se morën dhe nga Italijanët edhe nga Gjermanët, tani do n’a suleshin neve, dhe bëra forcat e mija gati për tërheqje, ku nuk gabova. Ata e kishin hallin me Beratin vetë. Duhet t’U thoshin popullatës së Beratit se me Gjermanët u bëmë ne të parët dhe që të shikonin, i ngrinin në krahë ca mitrolozë të lehtë gjermanë. Patrulla Gjermane mbante vetëm automatikë.

Duke ikur nëpër rrugë, këta rrinin anës t’yre dhe tutje tëhu me Gjermanët ato ditë. Që të dukeshin se vetëm këta i kishin pajisur me armë, dhe tani u bënë një kundër nesh, merret vesh, mbanin dhe zinxhirët e gjatë me fishekë të Tyrej osh nëpër pazar. Ditën tjetër Gjermanët j’Ua kishin ndaluar municionin në patrullim, vetëm të mbanin në krahë armët.

Ishte një rrëmujë, e gjitha kundër nesh, dhe sa dukej patrulla, ata nxitonin 5 a 6 vetë, po vetëm dy rrinin me të, dhe sa rrugë bënte patrulla pazarit, ndërroheshin dhe këta, duke habitur dhe Gjermanët vetë.

Kjo ishte me rrezik të madh për Beratin, se ata si të parët që u bashkuan dhe t’i merrnin me sy të mirë, mund t’U thoshin për çifutët. Për këtë thirra pa ikur me një herë Perikli Haxhistasen dhe i thashë se duhet të shikojë familjet që kanë marrë çifutë, a njihen nga Komunistët që tani po gëzonin pse u dhanë armë Gjermanët, që në atë kohë duheshin sa s’thuhet. -Në qoftë se del fjalë tek partizanët Komunistë e bandat e Tyre apo tek vetë Gjermanët, t’a dinë se është në fuqi urdhëri i ditëve më përpara, që pushkatohet në vënd ai që do i spiunojë! Kjo po qe se nuk i pushkatojnë Gjermanët!

Ai e mbaroi këtë punë atë ditë dhe nga darka më tha se e kishin vetë atë merak, që i kërkuari apo armiku, ai që godiste, u trazonte zahiretë e prapa vijës, pushkatohej me 30 vetë,apo të vriste ushtarin Gjerman, me 100 vetë të tjerë, sipas rastit. Po të plaste llafi i çifutëve, me siguri do të vendosej kufiri i 30-tës. Po isha në gabim që po mendoja vetëm çifutët, që fundja nuk para njiheshin nga partizanët Skraparllinj, me që Berati ish në duar të tyre tani.

Ata vërshuan nga ç’do anë me të gjithë çetat e Skraparit dhe të Beratit brënda në qytet. Në kala dhe nëpër pika vendosën tani mitrolozë dhe mbushnin qytetin pa pushim me çetat e Skraparit, atë Skrapar që Ermenji thosh se e kam në dorë. Ata rrezik nuk kishin qënë ndonjë herë në Berat. Ishte një invasjon i Nasjonal Çlirimtarëve, i pa parë ndonjë herë, vetëm me tmerr në historinë e luftrave, si ajo e Kreuzzug IVkur hyri në Kostandinopul, që u terrorizua popullata orthodoxe nga llatinët.

Disa djem të rinj Komunistë apo qoftë sypathizantë, si vëndallinj u prinin të parët nëpër sokaqe, të gëzuar se më në fund dolën në krye, nga që me mua shikonin burgun. Po këtë herë e bënë hak dhe do i shkoja në plumb! A thua se ra qyteti e mbaroji lufta, jo sa nisi, filluan nga Mangalemi ca çeta, dhe ca të tjera nga Murat Çelepi kontrollet. Nëpër shtëpitë e tyre Beratasit u habitën kur partizanët Komunistë të parën gjë, ishin paratë që kërkonin. Në qoftë se nuk nxirrnin paratë, kthehej shtëpija përmbys sepete e musëndradhe merrej ç’do gjë që mund të kushtonte.

Me që shtëpitë Beratase janë prej guri të larta dhe me bodrume poshtë, burrat i linin në oborr të ruajtur me pushkë, dhe gratë u tregonin rrugën për në bodrume, ku Skraparllinjtë më e pakta i zinin për bythe nga dy e tre këta, duke u shqyer e grisur rrobet e brekët, se mos i kishin fshehur aty paratë. Gjithë Skrapari vinte pa pushim dhe tek Ura e Gorricës u vendos patrullë që në qytet të mos linin më çeta të vinin, se ato që po shqyenin dhe zinin nëpër binca gratë e këtyre qytetarëve mijëra vjetë, mjaftonin!

Komandantët partizanë që mbetën jashtë Beratit, të inatosur se vajti ca të nënës e ca të njerkës, i hyjnë fshatërave rreth Beratit me Nahije e të tëra, nën pretekstin e ç’armatimit, merr burrat vrit apo rrih, merr zaire e ç’do gjë, zir gratë, po jo për bythe e t’U ulnin brekët sikur do i kontrollonin për para, po sikur ato ishin të Kostandinopulit, dhe këta vetë vinin me Kreuzzug. Po ata u ç’katërruan me njëri tjetrin si të krishterë, llatinë me orthodoxë, dhe këta muhamedanë me të krishterë.

Kështu duke parë që asnjë çetë e jona, kush do qoftë, e Skraparit a Sulovës nuk u afrua dot, jo të vinte në ndihmë se partizanët u bënë mijëra, nuk mund të hyje në luftime me aq pak njerës. Dhashë urdhër me një herë që të tërhiqeshim nga krahu i Lushnjes, duke e lënë Beratin në duar të Skraparllinjëve të egër e të tërbuar. Tjetrën e merrnim me mënd se partizanët Komunistë, tani që kishin bërë marrë veshje me Gjermanët, do t’U flisnin atyre keq për ne. Jo se ishim armiqtë e Tyrej si Komunistë, por si rrezik ndaj vetë Gjermanëve e Beratit, pra duheshim sulmuar.

Ndihma në armatim që morën partizanët terroristë që e kishin ëndërr, e thanë dhe e bënë dhe kishin tani jo vetëm armatim të ri, po edhe Gjermanët, që për të mos krijuar konflikt i lanë në Berat dhe fshatëra, Zot. Kështu puna e bandave Nasjonal Çlirimtare me Gjermanët do vazhdonte javë të tëra. Përgjegjës tani bëheshin dhe Komunistët brënda Beratit që u prinin në bastisje e përdhunë, prandaj mezi po prisja sulmin, që në këto kondita pa ndihmën e çetave të Beratit e Skraparit, ishte i kotë.

Marrëveshja me gjermanët

Nuk mund t’a linim Beratin në dorë të Komunistëve, por e para nuk lidheshim dot me çetat e Skraparit, që përgjigjeshin për Beratin, dhe e dyta nuk hynim dot në luftime me Nasjonal Çlirimtarët Komunistë, sepse tani mbështeteshin nga Gjermanët. Duhej bërë ç’mos që me Gjermanët të bisedohej mbi të vërtetën e Komunistëve, por kjo ishte po aq e vështirë sa të mbroje Beratin, sepse ata e kishin bërë marrë veshjen. Me gjithë se këta kishin ardhur me tjetër mision tërheqjeje në Shqipëri, nuk e kishin punën me Shqiptarët, dhe këtë e kishin të zgjidhur me prokllamatën.

Po së pari e kishin me shkakun, ushtrinë Italjane prej qindra mijë trupa në Shqipëri e që kapitulloi brënda një dite. Prandaj tërë atë urrejtje e kishin për t’U hakmarrë ndaj Tyre që u treguan të pa aftë dhe duke sjellë të gjithë ushtrinë këtu tek ne, lanë Italinë zbrazur. Komanda Aleate e Mesdheut atë çast priste, dhe pasi e mori vesh se në Italinë e Jugut kishte vetëm ndonjë forcë Karabinjerije, në Siçili shumë të rralla, zbarkuan dhe me të shpejtë pa rezistenca arritën deri në Napoli. Kjo solli kapitullimin dhe Qeveria e re e Badoljos çdo gjë tani e bënte si dhe ç’farë i thoshin Aleatët.

E dyta, me qënë se Gjermanët po tërhiqeshin nga Fronti i Lindjes dhe ai Rus, po rezistontin me mundim të madh në Ballkan dhe siguria e tërheqjes varej tani për të qëndruar në Perëndim. Aleatët nuk po e hapnin Frontin e Dytë, prandaj duheshin siguruar krahët e ushtrisë Gjermane në Ballkan, vënd që j’a kishin lënë Italjanëve. Bregdeti i Adriatikut ishte shumë i mundur për zbarkim, në pak orë mbërrije, më afër se La Manche, po këtë aventurë Aleatët nuk e merrnin dot. Ata dinin numërin e trupave Gjermane që u dyndën në Ballkan, kështu humbjet për t’a mund të ishin shumë të mëdha. Dhe n’a vunë ne në këtë luftë të Tyrej.

Po kjo luftë nuk ish si ajo e Para, dhe falë këtij mendimi si strategji befasie, që kanë dhënë sukses gjithmonë kur u pushtua Franca, Aleatët Englezë erdhën me një herë në ndihmë. Në Luftën e Parë Gjermanët ngecën në Belgjikë tre muaj, gjë që bëri Francezët të ndërtonin llogoret. Belgjika pas Luftës së Parë, gjatë paqes kishte ndërtuar fortifikata shumë më të pa marrshme nga ushtëritë  pushtuese. Në qoftë se në Luftën e Parë Gjermanët u vonuan tre muaj, gjë që i solli stasjonimin në llogore, këtë luftë këto fortifikata u morën për 30 minuta. Franca u pushtua për 20 ditë dhe falë marrveshjes së Petenit me Gjermanët, ushtrija Franceze nuk ekzistonte më. Kjo ndodhi që në mesin e 1940-s, që ishte fillimi i luftës dhe Englezët fitonin se bënin aleanca, po këtë herë duket jo.

Ata as që e dinin se ku ishte plaxhi Dunkirk, i cili për pak u bë varri i gjithë Britanisë! Divisjonet PanzerGjermane me afro një milion trupa i kapën befas Englezët, dhe po bënin kërdinë mbi t’a. Por Fuhreri urdhëroji dhe i ndërpreu sulmet pa pritmas. Me atë ritëm lufte, në tre ditë i asgjesoji mbi 60 mijë vetë,dhe duhej një javë që t’i likujdonte të gjithë armatat Engleze, 300 apo 400 mijë trupa, të rrethuar në darë. Prapa ishte deti. Mund t’i kish kapur edhe rob, apo të bënte me një herë armë pushim! Kështu fundi vendosej që në fillim! Prapë për një gabim? Të parin t’a fal historija, të dytin jo! Churchill-i nuk e la rastin t’i iki dhe në moment urdhëroji të gjitha varkat, jo më anijet t’i evakuonin, e që u bënë kordon deri në Francë. Ato do të venin dhe të tërhiqnin trupat e bllokuara nën zjarr, le të mbyteshin! T’i ndesin qiri Adolf Hitlerit, mbeti tani!

E dyta po nga shtatori 1940 me që aviasjoni Gjerman ishte më i madh dhe më i fortë nga ai Engles, gati një vit nuk pushoi së bombarduar qytetet Engleze dhe prapë si i fali në Dunkirk, këtu më keq akoma! Kur Englezëve u kishin mbetur me ditë avjonë, mbase një javë, ata e u urdhëruan dhe e ndërprenë sulmin që po mbushte vitin. Nuk mund t’i humbisnin Gjermanët këto raste, po Hitlerit mund t’i ketë thënë ndonjë i besuar i Tij, që mund të bënte lojë të dy fishtë. Koha nuk kthehej prapa dhe Gjermanija tani po humbiste. Këto kishin ndodhur vite para dhe tani as që mund të merrej me mënd se Gjermanët mund të fitonin luftën. Por po të kishin vënë në armë pushim Englezët, lufta kish marrë fund që aty, po Churchill nuk ishte Chamberlain dhe me fuqitë e fundit dhe pa tjetër me spiunët e axhentët e Tij që i kishte deri tek Hitleri, e ktheu Luftën në favor të Tij. Edhe sot pas kaq viteve, nuk i gjen dot gabim Englezëvet!

Ndaj këtu tek ne Gjermanët nuk kishin gjë me të dy palët, apo organizatat që kishim ushtri, po sa po vunë Qeverinë Shqipëtare, nën Ushtrinë Gjermane, si kohë lufte që ish, kishin të drejtë që të urdhëronin me anë të Ministrit a Qeverisë, dhe përdornin Xhandërmarinë e shtetit. Këtë ne duhej t’a kishim në dorën t’onë, se Qeveria dinte dhe merrte informata më shumë herë se ne, si dhe merrnim vesh ç’do rrezikun t’onë. Me qënë se trupat t’onë rrinin pasivë, por Komunistët duke pasur edhe ndihmën e Gjermanëve në ç’do rast filluan të n’a godisnin ne Nasjonalistët ose më mirë njerëzit që nuk ishin bërë me t’a, dhe që i shikonin si rrezik.

Dërgova korrjer dhe në Fier, se atje rrinin vëllezërit dhe të binin ata apo ç’do nasjonalist tjetër informata, se sa Gjermanë kishin vajtur atje dhe a rrezikohej depërtimi në zona të thella. E kishja merakun mos shkonin në Mallakastër dhe për shkakun e Italijanëvet bënin atë që kishin shkruar. Me korrierin u takuam në Lushnje dhe më tha me urgjencë se ata të Fierit i kishin takuar, dhe u kishin kërkuar armatim Gjerman. Officerët Gjermanë nuk kishin besuar dhe nuk mund të jepnin armatim, me frikën se kundër kujt do të përdorej. I kishin zënë në gojë dhe emrin t’im duke thënë se ai e ka nën kontroll tërë krahinën. Kjo ishte thikë me dy presa se ishte po ai Divisjon Fanterije që kish takuar dhe furnizuar bandat e Komunistëve të kuq në Berat, si dhe kish filluar me ata marrë veshjen.

Nuk kish mëndje t’a besonte dhe disa më thanë se të njëjtën gjë duhet të bënim dhe ne që Gjermanët të besonin ata se të kuqtë ishin rreziku. Por Gjermanët i dinin se kishte çeta nga të dyja palët, dhe duhej të takoheshin me të gjithë këta ndër luftues. Këtë gjë e kishin bërë më përpara me këta të Ballit në Fier. Gjermanët kishin hyrë në qytet dhe kishin kërkuar, si nën urdhëra që kishin Xhandërmarinë dhe ushtrinë e Qeverisë. Kur i panë pak, i pyetën se kush e komandon Fierin. Ata i ishin përgjegjur Balli Kombëtar, që është një ushtri kundër Italjanëve, ka fuqi të mëdha për të mbajtur rregullin në qytet, në rast se ne nuk j’a dalim. Ata kërkuan krerët dhe u kishin shpjeguar përse hyjnë në Shqipëri, si dhe Urdhërin e Komandës së Tyre, në qoftë se preket Ushtria e Gjermane.

Pyetën dhe në kish grupe apo banda të tjera që ishin të armatosura tani që kish kapitulluar Italija. Këta të Ballit i kishin thënë se janë dhe Nasjonal Çlirimtarët, ca banda të kuqësh, Komunistë terroristë si Rusët. Dihej që t’U përmëndje Rusët Gjermanëve kishje qëlluar në shënjë. Ja që në Berat ishin afruar Komunistët të parët dhe që i pajisën me armë dhe patrullonin bashkë nëpër qytet, gjë që tregonte se gënjeshtra duhej të ish shumë e madhe. Ishte më se e sigurtë, se armatosja e Nasjonal Çlirimtarëve në Berat, qe e keqja jonë që sapo ndodhi. Po kush e di dhe sa maqina të tjera kanë ç’karkuar më prapa me armë Gjermanët, Komunistëve? Luftën dihet që Komunistët e kishin me ne, dhe e kishin filluar shumë më përpara.

Rrugë tjetër s’kishte dhe duhej thënë officerëve Gjermanë e vërteta, që Nasjonal Çlirimtarët po dhe ata që i komandonin, ishin Komunistë dhe si të tillë terroristë. Ata ç’do gjë e vendosnin me terror dhe mbi popullatën. U bënte përshtypje ajo që i theri Mehmet Shehu jo vetëm Karabinjerët Italjanë që i kish dhe shokë, po edhe popullatën shqiptare, duhej thënë. Për këtë rregulli dhe jeta nëpër qytete duhet të vijonin normalisht, dhe këtë gjë e kishim përgjegjësi ne Nasjonalistët e Ballit. Prandaj binte përgjegjësia tani mbi Gjermanët që kishin furnizuar me armatime Komunistët, që vetëm ato ditë të kapitullimit erdhën në Berat, dhe që do të sulmonin pa mëdyshje, ne. Gjermanët të gjëndur në hall, se nuk dinin kë të ndihmonin, kishin thirrur komandantët e Xhandërmarisë prapë. Pas këtij bisedimi kishin kërkuar komandantët e çetave t’ona që i quajtën dhe këto si të gjithë ushtritë apo grupet që luftonin Kampferbanden.Le të n’a quanin banda, por ata nuk ishin fare të qartë dhe po n’a jepnin armë të dy palëve, që dihej se do të përplasesin njëra tjetrën. Duhej kujdes i madh në takimin më t’a dhe kështu ata të Divisjonit 100 që quhej, atë ditë kërkuan takim. Atë ditë erdhi korrjeri që erdhi nga Berati, një tjetër erdhi nga Fieri, me gjithë një nga këta krerët e Ballit në Fier.

Nga darka erdhi një Major dhe një Kapiten me përkthyesin nga Tirana. Nxitova t’i nderoja ushtarakisht, se nuk shpjegohesha dot më vonë, po dhe ata kështu nderuan. Po kur j’U ktheva gjermanisht bisedën, u habitën dhe panë njëri tjetrin. Patrulla rrinte një në dhomë, të tjerët jashtë. Ata vetëm dëgjonin më shumë dhe rrallë pyesnin. Kjo më dha dorë që të shpjegoja kush ishim ne si palë ndër luftuese dhe ç’farë kishim detyrë ndaj Shqipërisë.

–Jemi Front Kombëtar, po u shpjegoja me vështirësi emrin Balli Kombëtar. Më pyetën emrin, pastaj për gjuhën dhe i thashë për shkollën e mbaruar në Austri dhe atëhere pyetën për gradën. –Kolonel, i thashë. U panë prapë me njëri tjetrin, pasi shikuan dhe një bllok të vogël në dorë të Majorit, po nuk folën. Me siguri emri im ishte tek Italjanët ishte në ç’do raport, dhe ata j’Ua kishi kaluar këtyre.

-Përgjigjem për tërë Jugun e Shqipërisë dhe shumë qytete. Ata filluan t’a bëjnë diferencën me ata që po ndihmonin në Berat, por mund të ishte vonë. Kishin dije dhe njohje për popullatën, shumica jetonte në fshatëra e në male, ishin analfabetë dhe lehtësisht të për punueshëm. Kur më thanë se kishin themeluar shtetin t’onë, dhe sjellë Princin Wied, mua m’u duk se xhaxhai im Bektash Beu që kish luftuar e lënë qindra të vrarë në luftë me Shqipëtarët, nuk e kish bërë detyrën.

Tani kishim Haxhi Qamilë të rinj që të djegin e vrasin, jo njësoj si atëhere, po shumë më keq. –Komunistët janë vërtet disa banda me terroristë, po ata komandohen nga Sërbët. –Jo nga Englezët, thanë dhe vazhduan të pyesnin. –Edhe nga Rusët, vazhdova unë pa kthyer përgjegjen pyetjes së Tyre. –Këta i kanë brënda bandave të Tyre dhe luftojnë për t’a bërë si Rusia ose Sërbia vëndin këtu. Sa për Englezët duhet t’U pyes unë Ju përse i bëtë armiq, kur Chamberlaine erdhi tek Furheri? Së bashku e kishit likujduar Rusinë sot, jo të iknit prej saj! –Për Englezët jemi këtu të mos zbarkojnë me fllotë, foli Majori i Tyrej.

–Ju i kishit në dorë për t’a mbyllur këtë luftë me armë pushim që kur i bllokuat në Dunkirk! Pse i latë? Po në luftën nga ajri kur ata thuajse u dorëzuan pas afro një viti luftë me avjonë? E di që do të kërkoni t’U ndihmojmë, sepse Ju po tërhiqeni, por duhet të mendoni se ç’mund të ndodh po të bëhet një zbarkim i madh nga Englezët! Ata tani janë bërë me Nasjonal Çlirimtaren. Si mendoni, t’U krijojmë akoma kushte për t’a bërë Rusi apo Sërbi këtë vënd këtu? Jo!

Dëgjojeni që tani, se në qoftë se Peten bëri pakt me Furherin për të shpëtuar Francën, ne nuk shpëtojmë dot më nga Englezët, po u bëmë me Ju. Atë ditë ne mbytemi! Komunistët do bëjnë ç’të duan me popullatën dhe Shqipëria humbet fare nën kthetrat Sërbe, apo Ruse. Kur n’a thatë për krijimin e shtetit t’onë, n’a erdhi dhe mirë, po edhe keq. J’u jemi mirë njohës për të parën, po për të dytën n’a vjen keq në do të mund t’U ngjani dot etërve, si Kancelarit t’Uaj Kiderlen, po dhe mikut të Tij, Ministrit të Jashtëm Austriak Berchtold! Këta në të vërtetë duhet të jenë heronjtë e shtetit, po dhe kombit t’onë! Prandaj j’Ua themi këtë! I keni të qartë vijat t’ona që ndjekim, ata me Sërbët, Englezët, Rusët, ne me Shqipërinë! Në qoftë se Ju si ushtri humbisni, Gjermanija do të mbetet! Ju nuk do t’a bëni Rusi si Sovjetët e Bavarisë më 919! Atje me Fuhrer-in t’uaj e me grupin e marinarëve kam qënë kaq larg sa me Ju, në Baumstrasse të Munchenit, kur u vranë Gjermanët, po nga Gjermanët me mijra!

Ata u panë për herë të tretë me njëri tjetrin. -Nga ky lloj shteti që vret të vetët, Ju donit t’a shuanit fare Rusinë. Ne nuk mund t’i lejojmë Komunistët t’a japin Shqipërinë apo t’a bëjnë atë Rusi! –Pra Ju bëni Luftë Civile si Francesët e Komunës më njëri tjetrin, dhe ushtria t’onë ishte aty, tha kapiteni.–Pikërisht Ju nuk duhet të rrini kurrë si në kohën e Komunës! Rezultati 6 mujor i Komunës, u duk kur Versailles-it i vranë të gjithë komunarët, po modeli Komunës, mbeti dhe ishte ai që mori Eisner-i.Dihet që Luftërat Civile janë më të për gjakshmet, se disa muaj në Bavari Komunistët e Tij vranë mijra, sa qëndrimi ndaj Komunismës ndryshoi Gjermaninë vetë. Në këtë pikë nuk mund të kërkohet qëndrim zyrtar nga ne, po nga Ju! Unë kam mendimin, se nuk mund të ndodhë si në rastin e Komunës së Parisit, pasi edhe në nuk jemi Franca, po një shtet i vogël anti sllav, që për këtë Ju e krijuat vetë. Krijesën t’Uaj duhet t’a mbroni me ç’do kusht!

–Në ç’mënyrë, se ne jemi në Shqipëri për të siguruar rrugët e tërheqjes, si dhe të mënjanojmë z’barkimin Engles, që do të prishte shumë punë. Buzë qesha me zor me sytë për dhè, po pastaj ngrita kokën dhe e pashë Majorin në sy. –Nuk ka zbarkim Engles, Major, mos u tallni! Ata e dinë fare mirë emrin Dunkirk! Për këtë kanë sjellë në Shqipëri sasi të mëdhaja armësh tek Komunistët, që të godasin Ju. Po Komunistët armikun kryesor kanë ne Nasjonalistët, dhe i përdorin ato armë kundër nesh. Si të mos mjaftonte kjo, sa po më erdhi një informatë nga Berati se ushtria Juaj ka ndihmuar me armatim Komunistët! Armatim i dy fishtë për Komunistët pro Sllavë e pro Rusë, kundër nesh! Ata e dinin tani këtë gjë që kishin mbështetur njërën palë ndër luftuese dhe kishin bërë gabimin duke ushqyer Luftën Civile, deri tani kish armë Engleze, dhe me Gjermane.

Të dy m’U dukën se kuptonin vetëm ushtarakisht. –Ne nuk mund t’i njohim Shqipëtarët me Frontin Kombëtar e Nasjonalistë dhe Frontin Nasjonal me Çlirimtarë, si i keni Ju këto emra. Shqipëtarët që janë afruar dhe n’a sigurojnë se do të ruajnë rregullin, ne duhet t’i ndihmojmë, tha Majori. –Atë here Ju duhet të kuptoni se Komunistët, quhen Nasjonal Çlirimtarë këtu, dhe janë armiku j’Uaj kryesor, si në Rusi! Dhe po është e qartë dhe e njohur nga të gjithë kjo gjë, lufta duhet të drejtohet ndaj Tyre. Tek ata janë Englezët, që i instruktojnë. Janë në zona të caktuara, dhe si sasi, trupash, 2 apo 3 Brigada  gjithsejt, nuk përbëjnë ndonjë rrezik. Kur të grumbullohen trupat e Divisjonit, mund të bëni operasjon, deri sa të shpartallohen totalisht. Në do të godasim me forcat t’ona bataljonet dhe Brigadat e veçuara, Ju ato të përqëndruarat! Po përpiqeshja t’i vija përpara një fakti të kryer, gjë që i bëri të mendoheshin. -Ju hiqni përveç atyre nga sqena kështu, edhe ata me emrin Englezë. Në fund si robër mund të merrni vetëm Englezët. Po dijeni, se ata nuk do të zbarkojnë!

Majori ngriti dorën si me çudi. -Sa herë duhet t’a themi se jemi në Shqipëri vetëm që të mos zbarkohet dhe sigurimin e rrugëve! Prapë nuk ishin të qartë. -Duke qënë terroristë, ata do të shkojnë tani që janë ri armatosur, dhe do të vrasin njerëz të pafajshëm në zonat t’ona ku ne jemi influentë, vetëm pse janë pro nesh! Terrori do të bëjë punën e vet dhe ata në fshatëra dihet, ose do të shuhen fare, ose do të kthehen nga frika me t’a. Detyra jonë është t’U themi se keni bërë gabim dhe keni përgjegjësi për alancën që keni bërë në Berat me terroristët e kuq.  Kjo për atë që j’u thashë, se Komunistët terroristë nuk e duan Shqipëri vëndin këtu, por Rusi. Dhe jo e llojit Republikë Sovjetike Bavareze, që ndaloji masakra me dy mijë të vrarë, por Rusi, që nuk gjënden varret e kush e di sa miljonave, vazhdova. Ata u shtrëmbëruan në fytyrë që dëgjonin në një vënd si i yni, gabimet e Tyrej, që u kishin kushtuar shtrënjtë. Po ne duhet t’Ua kujtonim, sepse po bëhej i njëjti gabim. –Në qoftë se bëni tani operasjonin, jeni vërtet bijët e atyre etërve që e krijuan këtë vënd! Ju do të ikni kur të mbarojë lufta, po Shqipërija duhet të mbetet pa Komunistë, Sërbë apo Rusë! Kjo është strategjija t’onë ushtarake, dhe me që jeni ushtarakë për këtë kërkoj që të merrem vesh. Po Ju kështu duhet t’a zgjidhnit këtë çështje, po të ishit në këtë pozitë, si jemi ne sot?

Ata po bëheshin nervosë dhe po flisnin mes Tyrej gjysma fjalësh refuzuese si pa kuptim, nga që gjermanishtja kuptohej në dhomë. Unë nuk duhet t’i lija vetëm me atë që u thashë.

–Kjo është vetëm ana ushtarake e strategjike. Qëndrimi zyrtar i Organizatës, është disi më i ndryshëm, po që të çon në një rrugë krejt tjetër. Ata po dëgjonin. -Mos n’a kërkoni ne të bëhemi me Ju, tani që Lufta pritet të mbarojë, dhe që do të tërhiqeni një ditë. Doja t’U thoshja se e caktuat Ju dhe se kush do të jetë fitimtari, po ishte e tepërt. -Englezëvet, që mund të jenë fitimtarët, t’U themi nesër, se ishim bërë me Ju për ca armatime? Nevojitet që në sqenë nuk duhet të dukemi ne, sepse do të dështonim me Englezët më vonë. Prandaj nevojitet ushtarakisht mënjanimi i Brigadave Komuniste me gjithë Englezët. Politikisht në ç’do situatë të krijuar, t’a dini se duhet të jemi me ta.Kjo gjë duhet kuptuar, si nevoje urgjente e mënjanimit të rrezikut Komunist Sërb e Rus, që do të me të gjitha mënyrat t’a hedhë në dorë Shqipërinë. Ju në këtë rast duhet t’i bëni dallimet.

Ata nuk e prisnin atë që j’U thashë, dhe shtuan se është e vërtetë që dhe ne nuk e duam Komunismën, por sa herë ç’fajësoheshin, unë j’U përmëndja Beratin. Pas këtij lëmshi, mendova se kuptuan diçka. –Atëhere zonat Fier, Lushnje këtej duhet të mbrohen nga Ju, por në asnjë mënyrë përplasje me bandat e Beratit! Këtu nuk tolerojmë!

Ishte biseda më delikate dhe direkte, që s’të linte të trilloje, sepse ne n’a duheshin armë, nga njëra anë dhe vetëm ata mund të n’a i jepnin. Nga ana tjetër ata e kuptuan më në fund se kish filluar një Luftë Civile e egër dhe ata duhej të ishin për ekujlibër. Biseda në gjermanisht i bëri të tjerët të hutoheshin fare, por mua aq më bënte! Më në fund u detyruan të tregojnë të vërtetën, se Komunistët u kishin thënë që duheshim sulmuar, për arësye se ishim ne Ballistët kundër Gjermanëve, ndërsa Komunistët jo! Edhe që ne Ballistëve edhe luftën po n’a i bënin Englezët! Ato që bënin ata vetë. Për këtë, çudija dhe koinçidensa më e madhe,  operasjon  kundër nesh kishin kërkuar dhe partizanët. Gati një lloj ata do të ndihmonin Gjermanët me informasjon, udhë rrëfyesa, po edhe trupa.

Gjermanët deklaruan prapë në fund se nuk do të lejonin Luftë Civile, qoftë të hapur, qoftë me aksjone me partizanët e Beratit. Kjo rrezikonte trupat e Tyre. Në qoftë se do të goditeshin direkt do të pushkatonin, tek ai vënd i goditjes nga 30 deri në 100 banorë për një ushtar Gjerman! Kjo n’a lidhi këmbë e duar, se nuk n’a lejuan në asnjë mënyrë të fillonim edhe ndonjë sulm ndaj terroristëve të kuq. Ky ishte pllani i Tyrej dhe duhet që të ruheshin rrugët për tërheqje dhe sidomos Breg Deti në rast zbarkimi Engles, dhe për këtë duhej rregull.

Ata m’a thanë hapur se në se fillonim ofensivë ndaj Nasjonal Çlirimtares, do të pranonin pllanin e saj, për t’U bërë bashkë kundër nesh. Ata nuk e dinin se nëpër fshatra e katunde Komunistët terroristë po vrisnin njerës dhe thernin këdo që nuk ishte me t’a. Situatë më kritike, nuk bëhej dot. Atëhere unë u detyrova të pranoj në këmbim të armëve t’U përmbahesha fjalës së Tyrej në zonat e mija. Pa ato armë nuk mund të të shkonte mëndja të sulmoje Komunistët me aq armatim e munisjon Gjerman që u shkarkuan kaq ditë apo javë në Berat. Duhet t’a bënim një ofensivë, qoftë më vonë. Ata kaq gjë e dinin, se këdo nga ne të armatosnin më shumë, prapë do të bëhej me Englezët më e pakta. Komunistët kishin dhe Sërbët që në 941-shin. Gjermanija e kish humbur tani luftën.

Ne n’a duhej dhe të nesërmen filloi të shkarkohej armatimi, shumë më pak nga Komunistët e Prefekturës së Beratit. Kështu që Gjermanët ishin më lart se ne për fjalën e dhënë dhe nuk hoqën dorë nga marrveshja me Komunistët javë të tëra. Po për këtë u treguan me kujdes që të mos pajisnin forcat t’ona me armatim aq sa t’U dukej atyre rrezik.

Pranuan të n’a jepnin armatime dhe ne që kishim marrë armatimet Italjane dhe municjon, këto prodhime a’a u dukën shumë më përpara. Në luftë gjërat maten me të vrarë, prandaj mitrolozët e rëndë “Sharrs” që qëllonin mbi një mijë e ca plumba në minutë, ftoheshin me ajër dhe kishin një zhurmë si kërkëllimë të shpejtë, që ishte larg “Breda” italjane me atë zhurmën si fërshëllimë. Kreu u çetës nga Fieri që i pruri u sqarua dhe j’U kish thënë që nuk kemi qejf që ne të sulmojmë Komunistët, po ne kemi hallin e armatimit vetë.

Shkova dhe u takova me këta komandantët Nasjonalistë të Fierit dhe kishin marrë dhe këta armë. Po kur j’U thashë se Gjermanët nuk duan në asnjë mënyrë që ne të sulmojmë Nasjonal Çlirimtarët, ndryshe futen me një herë në luftime kundër nesh, u prenë. -Partizanët u kanë thënë Gjermanëve që të bëjnë Operasjon ndaj nesh, dhe për këtë këmbë ngula t’i bindja. Mezi n’a dhanë zonat Fier dhe Lushnje. Po ata nuk duan që t’U kthehemi atyre me armët që n’a dhanë, dhe kanë gati planin e Komunistëve në Berat. Ata u kanë thënë se në operasjonin kondra Ballistëve, do të ndihmoheni nga ne me njerës që njohin vëndin.

Duhet që këtë gjë t’a bisedoja urgjent në Tiranë në Komitetin Qëndror, se çetat t’ona po i godisnin kollonat Gjermane kudo, dhe rreziku i terrorit mbi popullatën ishte i afërt. Ishte frikë e madhe se Komunistët mund të provokonin ndonjë goditje dhe e bënin terrorin në Berat me dorë të botës. Për këtë i tërhoqa forcat e mija nga qyteti për kohësisht.

Pas ca ditësh sa hyri tetori 943 vajta në Tiranë dhe tre ditë rrjesht e biseduam dhe nuk kishte rrugë zgjidhje tjetër. Në qoftë se qëllonim Gjermanët në këtë gjëndje, ne humbisnim dhe qyetet ku ishin ata dhe dilnim nga loja përfundimisht. Po të kish mundësi të fitonim sa më shumë armatim për një sulm ndaj Komunistëve në një kohë tjetër. Duhet me doemos të mbaheshin qytetet dhe të vazhdonte jeta në to. Komunistët e kishin ëndërr këtë, që u kish dalë me Beratin, prandaj kishin hyrë si Keuzzug. Këtë më mirë se banorët që i panë se si u hoqën brekët grave të t’yrej, me shkak kontrolli për parà, nuk kish. Po dilte gjithmonë e pa zgjidhur ajo që ata kishin bërë marrveshjen me Gjermanët. Tjetër gjë ishte se duhej të shmangeshin goditjet dhe atentatet po të ish e mundur aty, pasi Gjermanët do të pushkatonin vëndasit. Ku e dinin ata se kish qëlluar njëri nga Skrapari, dhe kish ikur, se për atë punë e kishin dërguar?! Për këtë do bëhej fajtore Organizata t’onë, që ishte dhe përgjegjëse për qytetet. Ishte një situatë që në një kohë tjetër as që e kuptoje, po në kohë lufte po! Tani ishim tre me një dhe në çdo situatë, ne ishim të humbur!

Kundër nesh ishin Gjermanët, Englezët dhe Komunistët terroristë me gjithë Skraparllinjtë e Tyrej, Korçarët, të bijtë Mihal Gramenos e Themistokli Gërmenjit, miqve të t’im eti, që kish luftuar muaj e muaj të tërë aty. Po dhe të profesor Ermenjit, që më thosh gjithmonë se e ka nën kontroll pjesën më të madhe të Skraparit, po që tani ishin brënda në Berat duke terrorizuar popullatën atje. Me atë marrë veshje që bënë me Gjermanët ishin tani më para se ne nëpër kontrolle, dhe kishin filluar terrorin. S’kaloi java dhe Komunistët në Berat kishin takuar prapë Gjermanët duke i kërkuar të zgjeronin zonat e Tyre në kurris të zonave t’ona deri në Lushnje. Për këtë duhej goditur Balli e forcat e Tij, gjithmonë me anë të Gjermanëve. Prandaj takimi që u bë mes meje dhe officerëve Gjermanë, doli për mirë që tregoi të vërtetën se përse e donin aleancën të parët me Gjermanët Mestan Ujaniku, Neshat Hysi e tërë Komunistët terroristë.

Kishin thirrur togerin Gjerman dhe i kishin thënë se ti do të drejtosh si komandant Operasjonin së bashku me ne për të goditur e shpartalluar fuqitë e Ballit, pastaj do të vendosemi ne dhe do t’a mbajmë rregullin në ato zona. Togeri ishte habitur, po Neshati kish ngulur këmbë se kishin bërë marrë veshje më një Xheneral Gjerman, nga varej vetë togeri dhe kjo punë ishte urdhër për të. Togeri nuk kish pranuar dhe tha se ne jemi të detyruar të respektojmë vëndasit, por në çastin që goditemi, hyjmë menjëherë në luftime.

-Kjo është strategjia j’onë, besoj se e keni kuptuar! Këtu jemi për të siguruar rrugët e tërheqjes dhe për Bregun e Detit që të mos lejojmë zbarkimin Engles. Me Xheneralin do të flas vetë! Neshat Hysi kishte këmbë ngulur se marrë veshja me Xheneralin ishte bërë për të u mos goditur gabimisht me Gjermanët, dhe për këtë mjaftonte që partizanët të mbanin kapelet me yll të kuq, dhe kështu do të njihnin njëri tjetrin. Doli tani pse i kishin pranuar Gjermanët Komunistët dhe si j’a kishin shpjeguar këta veshjet e Tyre dhe kapellet me yll të kuq. Sa për shënjë! Armata Gjermane në qoftë se do të shikonte veprime kundër Nasjonal Çlirimtares, do të futej në luftime. Të parët e mblodhën mëndjen Englezët, pasi Komanda Qëndrore e tyre apo qoftë dhe ajo ndër lidhëse në Bari u hoqi vërejtje. Me t’a marrë vesh nga Shtabi ku rrinin, u dërguan urgjent lajm Skraparllinjve, dhe këta u inatosën shumë që nuk j’U zgjati ëndërra…

 

****

Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë. Shkrimi i profesor Milos mund të lexohet duke klikuar KËTU

 

January 7, 2020 10:00
Komento

16 Komente

  1. Limani January 6, 12:50

    E lexova nëpërtë , më bëri me dhimbje koke, as shqipen s’e di ky bej me diplomë perëndimore , austriake , konfuz , pa logjikë .Ja ky është beu tipik shqipëtar …..
    Me këta talli bythën shoku Enver dhe ua bëri mirë , u punoi qindin, po ç’e do se , pasi mori timonin u bë vetë më keq se këta , më reaksionar se këta , na harroi neve , u kthye në origjinë , në identitet .
    A e lëmë me kaq se , mos na dëgjon k/ministri SOCIALIST e na zëmërohet se , po qe bej , është miku i tij .
    Zorë se do kemi ndonjëherë k/m më palaço , më të shpëlarë se ky i sotmi !

    Reply to this comment
  2. demo January 6, 12:56

    Turmat fshatarake te komunisteve ishin kafshe mutante,qe nuk besonin as ne komunizem,as ne shqiptarizem,por vetem ne Instiktet Shtazore.
    Toleranca ndaj kafsheve te Skraparit,sa pa u mbledhur kopeja,i kushtoi PROFESOREVE TE BALLIT ne Berat,.
    Bushtra katundare ka aftesine jo me gjermanet,por edhe me djallin me brire te bashkohet,sa te armatoset dhe KOPILIN E BASHKEPUNIMIT ME PUSHTUESIT GJERMANE T`JA LERE PROFESOREVE .
    Se profesoret dinin gjermanisht.
    Po kafsha agresore merret vesh me gishta,me mire se profesoret! Ndac me gjermanet,ndac me italanet,ndac me engglo-amerikanet,ndac me serbo-jugosllavet.
    Abaz Ermenji ate mendje kish edhe ne 1995,kujtonte se kontrollonte Skraparin.I ftoi ca komunista qe kishin grisur teseren,te marrin teseren e Ballit Kombetare.
    -Or profesor-i thashe,-kur te thuash ti rrush,keta katundaret prej Skrapari,kane ngrene nje kosh!
    Prandaj thoshte i ndjeri Isuf Luzi:-Nuk behet lufta me Baba Teqeje.

    Reply to this comment
    • fteri January 6, 17:56

      Demo mavria ,përça e sundo në emër të demokatoshkërdhatsisë sotme ,sa të duash ,me fjalë se me vepra ju ka mundur 8me 2 dhe “shkërdhyer ” ai katundari i Skraparit ,dhe legjendari Enver Hoxha ,bashkë me popullin shqiptar.

      Fshatari i varfër nga mirdita ,nga skrapari ,nga dibra ,nga korça ,nga gjirokastra ,nga ju mundi sa “idetë e intelektualve” tuaj shkuan për lesh ,në hale të gomarve dhe ushqim për jashtëshqitje të serës tuaj tradhëtare bashibozuke ,koliboraciniste ,gjatë luftës.

      .. ju thatë e duam mëmëdheun dhe malet me taborë të huaj gjermanë e italianë ,të mbanin vendin tonë të robruar siç e mbajtën 500vjet turqit nënë zgjedhë ,ta mbanit dhe ju nënë pushtimin e huaj ,të klasës çifligarve ,bajrektarve e zagarve ,komitve të maleve ,ta shfrytëzonit si përherë si kafshë ,ta grabisnit lirisht ,me qëllim të largonit popullin tonë patëriotët nga lufta për liri dije e pavarsi .

      Komunistët shqiptar çliruan vendin ,i vunë shpatullat ndërtimit vendit ,shkollimit ,arsimit ,kulturës ,shkencës ,mirqenjes ,bjqësisë ,blektorisë ,pyeve dhe maleve e fushave ,çdo pjesë e atdheut u bë LULE të mos prekej nga armiku.

      Me komunistët shqiptar u ndërtuan fabrika ,uzina ,rrugë ,minjera ,hidrocentrale ,ngritën institucione shëndetësor falas që populli të jetonte i lumtur.
      Pavarsia e vendit mbrohej nga ushtria e sajë moderne e fuqishme.

      Intelektualët tuaj ishin hajdut të zogut,të turkut ,sollën vetëm zi e mjerim ,analfabetizëm .Shqiptarët i përdorën nënëpunësit e zogut si bagëtia ,populli ,ishte i çveshur ,vdisnin nga uria ,nga padija ,nga sëmundjet !

      Fetë që mbështetnit ju ,Kisha e xhamija ,Greku e turku i kan përçarë popullin ,me propogandë shkatërruese të ndarë në besime te prifti ,te hoxha ,kur të gjithë shqiptar jemi një vllezër .

      Vetëm legjendari Enver Hoxha e shpëtoi shqiprinë e bashkoi në luftë për çlirimin e vendit nga pushtuesit e huaj dhe nga të këqijat që solli politika e përqarjes suaj z. DEMO -Mavria !,”sundo e përça” ndarja e shqiptarve në “turq ” e “kaurë”,mbajti nënë zgjedhë për shekuj të tërë shqiptarë ,dhe ti shqiptarët i quan turma ,,
      “turma fshatareske komunistësh !…”haaa,haaa,haaa !

      ATËHERË :
      Ti je vetëm një MBETURINË E SË KALUARËS Demo .!
      Ti dëmton me helm përparimin e shoqërisë sotme .

      Reply to this comment
  3. Z/K January 6, 14:09

    Cakrani per nji episod te ndodhur ne Berat shkruan nji liber te tane.Ku Paskal Milo tragon thelbin vetem brenda nji faqe letre shume shume 30-40 rreshta.
    Kjo semundje e Cakranit vjen per te shitur dituri qe per t’na treguar historin kompromisin e Beratit i bie nga Curcili,Peteni e kur ne na mbarohet durimi per te joshur tradhetin e Beratit mbesim pa mend nga i dituri historian Cakrani.
    Kjo ngjan me barsoleten e provimit ku nji nexanes i ra per te folur mbi elefantin.E filloj me permasat e elefantit.Asht kafshe e madhe,peshom aq e kaq Kg.ka nji hunde me te cilen ushqehet,lahet e pastrohet(Nuk dinte ma shume).Por ka nji pike te dobet sepse ngordhja i vjen nga nji mize.Mbi mizen foli ma shume se 50 minuta,ne fund e mbylli me piskimin qe i ben miza elefantit.Elefantit i sjelle (vdekjen) ngordhjen.

    Reply to this comment
  4. Romak January 6, 14:22

    Bobobo, ku ka burre nene qe e lexon. Po ky idiot as fjalet gjeranisht nuk i shkruan si duhet, se shqipes varja se perdor logjiken fshatare te tij.
    Ky eshte nga kreret e Ballit, imagjino te tjeret.

    Reply to this comment
  5. Niku January 6, 16:37

    Me beri pershtypje Cakrani se kritikon Hitlerin qe eshte treguar i bute me anglezet! E kuptoni se cfare ballistash kemi patur gjate luftes, me nazista se nazistet.

    Reply to this comment
  6. fteri January 6, 18:13

    citoim ,”dy kambionë erdhën tek Prefektura dhe partizanët hipën në to. Menduam se ishin ushqime ose rroba që j’Ua morën dhe atyre” !!!!! Po kjo gjuhë pellazge nga na mbiu z.Tare ,jo ,jo ,nuk kemi durim ta kuptojm kët shkrim .

    Reply to this comment
  7. fteri January 6, 18:13

    Demo mavria ,përça e sundo në emër të demokatoshkërdhatsisë sotme ,sa të duash ,me fjalë se me vepra ju ka mundur 8me 2 dhe “shkërdhyer ” ai katundari i Skraparit ,dhe legjendari Enver Hoxha ,bashkë me popullin shqiptar.

    Fshatari i varfër nga mirdita ,nga skrapari ,nga dibra ,nga korça ,nga gjirokastra ,nga ju mundi sa “idetë e intelektualve” tuaj shkuan për lesh ,në hale të gomarve dhe ushqim për jashtëshqitje të serës tuaj tradhëtare bashibozuke ,koliboraciniste ,gjatë luftës.

    .. ju thatë e duam mëmëdheun dhe malet me taborë të huaj gjermanë e italianë ,të mbanin vendin tonë të robruar siç e mbajtën 500vjet turqit nënë zgjedhë ,ta mbanit dhe ju nënë pushtimin e huaj ,të klasës çifligarve ,bajrektarve e zagarve ,komitve të maleve ,ta shfrytëzonit si përherë si kafshë ,ta grabisnit lirisht ,me qëllim të largonit popullin tonë patëriotët nga lufta për liri dije e pavarsi .

    Komunistët shqiptar çliruan vendin ,i vunë shpatullat ndërtimit vendit ,shkollimit ,arsimit ,kulturës ,shkencës ,mirqenjes ,bjqësisë ,blektorisë ,pyeve dhe maleve e fushave ,çdo pjesë e atdheut u bë LULE të mos prekej nga armiku.

    Me komunistët shqiptar u ndërtuan fabrika ,uzina ,rrugë ,minjera ,hidrocentrale ,ngritën institucione shëndetësor falas që populli të jetonte i lumtur.
    Pavarsia e vendit mbrohej nga ushtria e sajë moderne e fuqishme.

    Intelektualët tuaj ishin hajdut të zogut,të turkut ,sollën vetëm zi e mjerim ,analfabetizëm .Shqiptarët i përdorën nënëpunësit e zogut si bagëtia ,populli ,ishte i çveshur ,vdisnin nga uria ,nga padija ,nga sëmundjet !

    Fetë që mbështetnit ju ,Kisha e xhamija ,Greku e turku i kan përçarë popullin ,me propogandë shkatërruese të ndarë në besime te prifti ,te hoxha ,kur të gjithë shqiptar jemi një vllezër .

    Vetëm legjendari Enver Hoxha e shpëtoi shqiprinë e bashkoi në luftë për çlirimin e vendit nga pushtuesit e huaj dhe nga të këqijat që solli politika e përqarjes suaj z. DEMO -Mavria !,”sundo e përça” ndarja e shqiptarve në “turq ” e “kaurë”,mbajti nënë zgjedhë për shekuj të tërë shqiptarë ,dhe ti shqiptarët i quan turma ,,
    “turma fshatareske komunistësh !…”haaa,haaa,haaa !

    ATËHERË :
    Ti je vetëm një MBETURINË E SË KALUARËS Demo .!
    Ti dëmton me helm përparimin e shoqërisë sotme .

    Reply to this comment
  8. Gzim Kulufi January 6, 20:34

    Panvarsisht struktures allakatese te shkrimit, faktet jane interesante. Por akoma nuk duket qarte, si dhe per c’arsye bene gjermanet marrveshje me partizanet! Nga frika mos keta u bllokonin rruget? Mos u ngaqe e kishin kuptuar se Balli ishte kompromentuar nderkohe? (Legalistet e shpetuan te pakten nderin e tyre permes Bazit te Canes!) Mire gjermanet, se u leverdiste qetesia dhe rruget e lira, deri ne terheqje, dhe e bene si e bene ate marrveshje! Por Gjin Marku me shoket e tij partzane, si e bene kete marrveshje me gjermanin?! Kjo eshte akoma me e cudutshme! Vetem per disa mitraloza?..
    Ballisti Kadri bej Cakrani e di se lufta ka nisur fundin e saj! Sepse kete kohe fronti lindor ka arritur deri ne Kiev, e di se trupat anglo-amerikane, sebashku me partizanet italiane, i kane vene perpara gjermanet ne Itali. E di se anglezet flasin perdite ne radio per zbarkimin e tyre se shpejti ne Greqi. Ua thote edhe gjermanve disa nga keto gjera, (ose mburret me vone, kur shkruan kujtimet). E di pra se gjermanet jane ne terheqje dhe duan te mbajne korridorin Shqiptar te qete e pa rremuje per te terhequr trupat e tyre nga Greqia dhe ishujt, (ata nga Afrika kane disa muaj qe jane vrare, zene rob, nje reste e terhequr). Pas kesaj terheqje ai (Balli) do te mbetet perballe nacinal-clirimtares, ose N.-Cl sebashku me trupat britanike. (Keta nuk i la Enveri ne Shq. ne 1944, i bllokoi ne Spile dhe i ktheu mbrapsh.) Megjithe keto dije, Cakrani e ka akoma mendjen te bej ai nje loje me te madhe nga partizanet e Gjin Markut, por arrin minimumin, merr dhe ai disa arme nga gjermanet. Fitues doli gjermani, qe e mbajti per nje fare kohe qetesine, sa organizoi qeverine shqiptare per terheqjen e trupave te saj, i futi partizanet dhe ballistet ne lufte me njeri-tjetrin, qe lufta te qendronte larg rrugeve dhe qyteteve, dhe terhoqi vitin e ardhem (1944) trupat e saj nga Greqia me humbje jo te medha. Por dhe shqiptaret, me shume kishin hallin kush do te merrte pushtetin pas luftes, se sa hallin e gjermanit, qe po ikte te mbronte Gjermanine e vet.

    Reply to this comment
  9. demo January 6, 21:30

    Fteri,,Ne nuk kishim hasem Gjermanet,as ne luften e pare,as ne luften e dyte boterore.Ne kishim hasem Serbet dhe greket.Ata i mjaftonin popullit shqiptar.
    Po ju llumi i proletariatit,nje Lufte keni ditur te beni:dhunimin dhe plackitjen e shqiptareve.se Gjermani ju merrte me shpulla.

    Reply to this comment
  10. Moisi Golemi January 6, 23:26

    Z. Tare!
    Balli Kombëtar nuk ka qenë kurrë parti politike. Ai qëkur u krijua e deri kur u shpërnda (Nëntor 1942 – Nëntor 1944) ngeli vetëm në nivelin e një organizate. Quhej gjithmonë organizata e Ballit Kombëtar, kurrë partia e Ballit Kombëtar. Këtë e kanë pranuar vetë dhe krerët e tij.

    Reply to this comment
  11. Zogolli January 7, 00:06

    Ky Kadri Cakrani, “trim mbi trima”, ishte aq cyryk sa gjate kohes se Zogut vrau nje bashkefshatar ne nje dasem ne Mallakaster, gjasme nga pija e tepert.

    Por Zogu nuk ia zgjati – e arrestoi, e gjykoi dhe e rrasi ne burg.

    Prandaj thote Tarja ne hyrje, se Cakrani gjasme qendroi indiferent gjate Mbreterise se Zogut.

    Ahmet Zogu ia bente mire ketyre plehrave me kuptimin e vertete te fjales.

    Reply to this comment
  12. KOZi... January 7, 01:14

    Dikush te me jape nje mendje !? Perse kjo marreveshtja e Beratit eshte quajtur gabim i bere nga Gjin Marku dhe i ngeli si rast qe perdorej kunder tij. Dhe u burgos e vdiq si armik !!! Sipas kesaj Gjin Marku pervec qe ishte ushtarak po del edhe diplomat per ate periudhe ! Ka ditur te manovroje ne ate kaos ku te gjith ishin me arme ne dore !…..

    Reply to this comment
    • Romak January 7, 13:20

      Gjini mbas clirimit nuk u denua nga puna e Beratit.
      Enveri nderhyri per prishjen e armpushimit ne Berat mbas nderhyrjes se misioneve angleze e amerikane.

      Reply to this comment
  13. historiani January 9, 03:23

    Sa gjynah morjahu. Sipas Cakranit komunistet bashkepunuan me gjermanet dhe gjermanet i sollen komunistet ne pushte, komunistet ishin xhelate qe vetem vrisnin, prisnin, vidhnin dhe shnderonin ndersa ballistet vetem qanin nga marazi. E, megjithate, shumica dermuese e popullit ishte ( eshte edhe sot ) me NacionalClirimtaren. Justifikimet dhe mashtrimet e nje kolaboracionisti te bejne te qeshesh dhe te qash njeheresh. Z. Tare na gajasi me keto ” interpretime ” te reja historike.

    Reply to this comment
  14. Mallakastrioti January 9, 20:09

    Sipas “kryestrategut” Kadri Cakrani, Hitleri ne France ne vitin 1940 “me atë ritëm lufte, në tre ditë i asgjesoji mbi 60 mijë vetë,dhe duhej një javë që t’i likujdonte të gjithë armatat Engleze, 300 apo 400 mijë trupa, të rrethuar në darë. Prapa ishte deti. Mund t’i kish kapur edhe rob, apo të bënte me një herë armë pushim! Kështu fundi vendosej që në fillim! Prapë për një gabim? Të parin t’a fal historija, të dytin jo! … T’i ndesin qiri Adolf Hitlerit, mbeti tani!”

    Dhe vijon Kadriu me tej:

    “E dyta po nga shtatori 1940 me që aviasjoni Gjerman ishte më i madh dhe më i fortë nga ai Engles, gati një vit nuk pushoi së bombarduar qytetet Engleze dhe prapë si i fali në Dunkirk, këtu më keq akoma! Kur Englezëve u kishin mbetur me ditë avjonë, mbase një javë, ata e u urdhëruan dhe e ndërprenë sulmin që po mbushte vitin. Nuk mund t’i humbisnin Gjermanët këto raste..”

    Do te isha kurioz te dija reagimin e bijve dhe bijave te atyre deshmoreve anglezeve qe dhane jeten ne Dunkirk, si dhe te pasardhesve te banoreve te Londres heroike qe u rezistuan thuajse per nje vit rrjesht bombardimeve mizore te avioneve te Hitlerit…

    Vetem ndonje monster si Kadri Cakrani mund te mendoje e shkruaje gjera te tilla.

    Sa mire ben Tarja qe i boton keto ndotesira te nje deliranti filo-nazist mallakastriot…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim